Presidenti Ilir Meta ka takuar sot aktorin e famshëm, Arnold Schwarzenegger në Katovicë të Polonisë.
Këtë takim Meta e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku shfaqet në një foto me aktorin e njohur teksa shtrëngojnë duart gjatë një bisede.
Teksa publikon pamjet, presidenti Meta shkruan se Schwarzenegger ishte mjaft i angazhuar për parandalimin e ngrohjes globale, ndërsa paralajmëron se së shpejti do ta kemi në Shqipëri.
“Kënaqësi të takoja në Katovicë, Arnold Schwarzenegger, mjaft i angazhuar për të ndërgjegjësuar njerëzimin për bashkimin e përpjekjeve për parandalimin e ngrohjes globale para se të jetë vonë. I bindur se së afërmi do ta kemi në Shqipëri”, shkruan presidenti Meta.