Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pyetur lidhur me rolin që ka ambasadori Lu, në ndërmjetësimin e palëve, për të zgjidhur krizën politike është përgjigjur se situata do të zgjidhet nga vetë aktorët politikë vendas.
“Unë nuk kam një rol ndërmjetësi. Jemi në pozitë të vështirë për arsye se jam edhe kryetar Parlamenti, edhe kryetar i një partie. Do të marrim vendimet tona nga vendi dhe ndërmjetësit do të duhet të jenë prej vendit, për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Meta për “Ora News”.
Ndërsa i pyetur për shkarkimin e ministrit Tahiri, Meta u shpreh se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ana e LSI.