Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Messi: Nuk komandoj tek Argjentina, ëndërroj të fitoj Kupën e Botës

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Messi: Nuk komandoj tek Argjentina, ëndërroj të fitoj Kupën e Botës

Messi është në qendër të vëmendjes në Botërorin e radhës që do të zhvillohet në Rusi vitin e ardhshëm. Kjo për arsye se ai nuk ka arritur të fitojë trofe me kombëtaren e Argjentinës dhe shumë tifozë dëshirojnë që ai ta fitojë një të tillë, pasi është lojtari më i mirë. Në një intervistë ë dhënë për “TyC Sports”, mesi flet për karrierën, ëndrrat dhe objektivin në të ardhmen.

Messi bën një premtim se do të ecë 60 km nëse Argjentina e tij fiton Kupën e Botës, po ashtu hedh poshtë të gjitha pretendimet se ai komandon në kombëtare dhe ndërhynë në përzgjedhjen e lojtarëve. Po ashtu ai ka konfirmuar se ndoshta një ditë do të kthehet të luaj në Argjentinë, në ekipin ku ka nisur hapat e para të futbollit. Babai i tij e ka ndihmuar shumë në karrierë, pasi ka qenë kritiku më i madh i tij.

Leo, duket se po ikën shumë shpejt karriera juaj si futbollist.

Po. Është shumë e vërtetë. Ikën shumë shpejt koha dhe nuk të jep fare mundësinë që edhe ta shijosh. Prandaj kur i jep fund karrierës mendon se çfarë ke bërë, se ku ishe më përpara dhe ku ke arritur.

E kishit menduar ndonjëherë se mund të ishit kaq lojtar i madh?

Jo. Kurrë nuk e mendova këtë gjë. Nuk e kisha çuar kurrë ndër mend. Falë Zotit kam jetuar gjëra spektakolare në futboll. Kam kaluar momente të paharrueshme, por edhe të vështira gjithashtu.

Si e shihni të ardhmen?

Nuk mendoj shumë për objektivat e ardhshëm. Përpiqem të jetoj të tashmen dhe t’i marr gjërat me radhë. Mendoj për objektivat që vendosim me skuadrën në fillim të sezonit, me kombëtaren gjithashtu.

Mendoni se një ditë mund të riktheheni të luani në Argjentinë, apo kjo nuk do të ndodhë kurrë?

Koha është duke kaluar, por unë nuk e mohoj kurrë dëshirën që kam për të luajtur me ekipin Njuell. Kam luajtur kur isha fëmijë aty dhe ëndrra e madhe është që të luaj sërish. Nuk e di nëse do të bëhet realitet.

Image result for messiTë gjithë ëndërrojmë të jemi numri një në botë për diçka, qoftë në muzikë, në gazetari apo në çdolloj profesioni që ekziston. Ju jeni numri një në futboll, por a mund t’u tregoni njerëzve se si mund të jesh numri një?

Duhet të lësh shumë gjëra mënjanë. Diçka e tillë ka ndodhur që kur isha fëmijë. Duhet të lija familjen time që në moshën 13- vjeçare për të ndjekur ëndrrën, të lija njerëzit e mi, vendin gjithashtu. Por edhe në ditët e sotme, kam ende shumë gjëra për t’u përmirësuar dhe kjo do të thotë që kaloj shumë kohë në stërvitje, grumbullime, ndeshje.

Duhet të kujdesesh për të qenë mirë fizikisht. Praktikisht, kam bërë gjithçka në shërbim të futbollit. Është ajo që kam dashur të bëj gjithmonë dhe ia kam dedikuar jetën këtij sporti.

Keni thënë dikur që nuk është e lehtë të jetosh me Horgen (babai i Mesit). Çfarë ju thotë tani që jeni rritur?

Ai ka qenë një nga kritikët e mi më të mëdhenj në fillim të karrierës. Nuk i pëlqente asgjë nga ato që bëja në fushë dhe kërkonte gjithmonë më shumë prej meje. Tani është më pak dhe flasim me qetësi kur analizojmë ndeshjet.

Përpara disa javësh luajtët një ndeshje të rëndësishme për kualifikimin në Botëror. E mendonit që do të shkonit në Rusi, apo kishte momente që u trembët?

Mendoja që do t’ia dilnim. Por nuk e kisha menduar që do ta vononim kaq shumë kualifikimin tonë dhe të prisnim deri në ndeshjen e fundit. Duhet të ishim kualifikuar më shpejt. Por kur Ekuadori kaloi në avantazh, sigurisht që pata frikë. U treguam të qetë dhe nuk e humbëm arsyen duke e barazuar ndeshjen shumë shpejt.

E lëmë pas momentin e kualifikimit, sepse tani Argjentina është në Botëror dhe shumë shpejt do të hidhet shorti. Kë do të donit të shmangnit?

Nuk dua të kem Spanjën në short dhe në grup. Do të isha shumë i lumtur nëse do ta shmangim, sepse të gjithë e dimë forcën që kanë si skuadër. Por ka edhe ekipe të tjera shumë të forta dhe kandidate për të fituar si Brazili, Gjermania dhe Franca. Kanë lojtarë shumë të fortë individualisht.

Sampaoli ka thënë se Mesi nuk i detyrohet një Botëror Argjentinës, por futbolli i ka borxh një Botëror Mesit…

Po ma ka thënë edhe mua personalisht, përpara se ta thoshte publikisht. E ndiej që njerëzit duan që unë të fitoj një Botëror dhe ma thonë shpesh. Shpresoj që t’ia dalë.

mesi infantinoSi është të punosh me Sampaolin?

Është njeri i drejtpërdrejtë dhe shumë inteligjent. Ai e di atë që kërkon nga skuadra, mënyrën për ta jetuar atë që bën. Jep maksimumin në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve. E kam parë punën e tij me Kilin dhe Sevijen dhe e dija që do të ishte kështu edhe me Argjentinën.

Rikthehemi pak te Botërori i vitit 2014, kur shkuat në finale dhe i patët rastet për ta fituar. Një prej tyre e humbi Higuaini dhe të gjithë njerëzit e kanë kryqëzuar. Na tregoni pak për raportin që keni me të.

Na vjen keq të gjithëve për ato që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Kemi luajtur finalen e Botërorit, dy finalet e Kupës së Amerikës dhe mendoj se minimalisht dy prej tyre duhet t’i kishim fituar. Të gjithë u kritikuam, por njerëzit dhe media u kapën me Higuainin. Jemi mësuar me këto gjëra dhe jetojmë me kritikat.

Ju jeni kapiteni i kësaj skuadre dhe duhet t’i flisnit këtij grupi pas këtyre finaleve të humbura. Çfarë raporti keni me lojtarët?

Kam raport të shkëlqyer me të gjithë. Është e vërtetë që kaluam një moment të vështirë dhe nuk po jepnim më të mirën në fushën e lojës, por unë fola me të gjithë. Ne jemi gati për të mbrojtur fanellën e kombëtares.

Mesi dhe MaradonaPo vjen kampionati botëror i Rusisë dhe pastaj ai i Katarit. Do t’i fitojë Argjentina të dy?

(Qesh). Më mirë të mendojmë për këtë të Rusisë. Është më afër dhe mund t’ia dalim të bëjmë realitet ëndrrën tonë. Do të shohim se si do të jetë rruga. Duket sikur është larg, por koha kalon shumë shpejt.

Për pak e harrova, fotoja e djalit të Ronaldos, duke ju parë në mbrëmjen Gala të FIFA-s, ishte shumë e bukur. U takuat me të?

Po. Nuk ishte hera e parë që takohem me të. U takuam në fillim dhe në fundin e shfaqjes, por nuk patëm kohë për të folur. Aty nuk ishte vendi dhe momenti i duhur, sepse kishte shumë njerëz. U përshëndetëm me njëri-tjetrin dhe u përqafuam.

Ju jeni idhulli i shumë personave në botë, por do t’ju pyes se cili është idhulli juaj në futboll?

Mua më pëlqejnë të gjithë ata që bëjnë gjëra të bukura dhe spektakolare në futboll. I shoh dhe i ndjek. Në botën e futbollit ka shumë lojtarë që bëjnë gjëra të tilla.

Dibala tha se nuk është e lehtë të luash me ju. Folët me të pas kësaj deklarate?

Le t’i lëmë mënjanë këto. Unë e di se në çfarë kuptimi e tha ai atë. Folëm bashkë dhe u sqaruam, por nuk është e rëndësishme.

Si ndiheni kur thonë se në Kombëtaren e Argjentinës luajnë vetëm shokët tuaj?

Qesh shumë dhe argëtohem me këtë pjesë. Është çmenduri. Thonë se jam shok i mirë me Di Marian, me Maskeranon, me Higuainin dhe Biljan. Ata janë lojtarë të shkëlqyer dhe të thuash që luajnë në kombëtare, sepse janë shokët e mi është mungesë respekti ndaj meje dhe ndaj tyre. Por, nuk është hera e parë dhe e fundit që dëgjoj këto gjëra. Thonë që grumbullohen shokët e mi, unë bëj formacionin, unë ndryshoj trajnerët… Asgjë nuk është e vërtetë. Janë gënjeshtra.

Kanë thënë që ju i kishit mbyllur dyert Ikardit dhe prandaj nuk vinte tek Argjentina.

E kam dëgjuar edhe këtë, por fatmirësisht është koha që rregullon gjithçka dhe tregon të vërtetën. Unë nuk i kam thënë kurrë trajnerit mos e sill këtë lojtar, nuk është mënyra ime të sillem kështu. Unë jam thjesht një lojtar më shumë këtu në kombëtare dhe përpiqem të shijoj momentin me shokët e skuadrës. Kanë ardhur shumë të rinj në këtë grup.

Related imageËshtë e vërtetë që Aguerro kalon shumë kohë me celular?

Është e vërtetë. Vetëm luan videolojëra dhe i kam thënë që të jetë më i përqendruar te ndeshjet (qesh). Është miku im më i mirë.

Rikthehemi edhe një herë në fëmijëri. E dini nderin që ju ka bërë gjyshja kur filluat të luanit futboll?

Unë nuk e mbaj mend, por ma kanë thënë pasi jam rritur. Më kanë thënë se kur po zhvillohej një ndeshje mes fëmijëve këtu në qytetin tonë, mungonte njëri prej shokëve të skuadrës dhe trajneri nuk kishte kë të aktivizonte. Gjyshja këmbënguli dhe i tha: Fut Leon. Trajneri i kishte thënë se isha i vogël, por ajo nuk hoqi dorë nga dëshira për të më parë në fushë dhe trajneri e dëgjoi. Pavarësisht se isha më i vogli, unë u futa në fushë dhe shënova disa gola. Nuk i mbaj mend sa.

Si përjetohen momentet e vështira në familjen tuaj të vogël?

Ata janë njerëzit që vuajnë më shumë, bashkë me mua. Si të gjitha familjet e tjera në Argjentinë, por ata vuajnë më shumë.

Po fëmijët e kanë kuptuar sa i rëndësishëm është babai i tyre në të gjithë botën?

Tani kanë filluar ta kuptojnë. Tiago është rritur dhe tani e di çfarë bëj, sa i njohur jam. Mateo nuk e di ende, sepse është i vogël.

U pëlqen futbolli?

Tiago sheh video, foto dhe dëshiron të vijë shpesh në stërvitje. Ka dëshirë të luajë futboll në shtëpi.

Cila është ëndrra juaj më e madhe?

E thashë edhe më përpara që nuk kam objektiva shumë të mëdhenj. Unë mendoj për ndeshjen e fundjavës.

Cili është basti që do të vendosni për të fituar Kupën e Botës?

Nëse do të fitojmë Botërorin, do të eci deri në San Nikolas (60 kilometra nga Rosario). Kjo është ëndrra e të gjithëve dhe shpresoj ta bëj realitet.

Tags: ArgjentinabotësëndërrojfitojkomandojKupënmessi

TË LIDHURA

Daku “rrëmben skenën”, gol me peshë te Rubin Kazan, por gabon nga pika e bardhë
Sport

Daku “rrëmben skenën”, gol me peshë te Rubin Kazan, por gabon nga pika e bardhë

16:40 | 17/05/2025
Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit
Sport

Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit

11:05 | 17/05/2025
Milani e nis revolucionin me trajner italian, gati kontrata për Sarrin
Sport

Milani e nis revolucionin me trajner italian, gati kontrata për Sarrin

09:02 | 17/05/2025
Next Post
Berisha: Kush është ministri që mori 100 mijë euro ryshfet për këtë emërim

Berisha: Kush është ministri që mori 100 mijë euro ryshfet për këtë emërim

Foto/ Historia e çiftit shqiptar që përfundoi në tragjedi. Flasin kolegët dhe miqtë e tyre

Foto/ Historia e çiftit shqiptar që përfundoi në tragjedi. Flasin kolegët dhe miqtë e tyre

Zuckerberg: Teknologjia nuk krijon vende pune, por rrit pagat

Zuckerberg: Teknologjia nuk krijon vende pune, por rrit pagat

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com