Ish-deputetja e PD-së, Mesila Doda ka ironizuar me anë të një postimi në Facebook të gjithë kritikët e Bashës, të cilët dikur e kritikonin atë kur fliste për demokraci të brendshme në parti.
Tashmë, teksa PD-ja është më e përçarë se kurrë, mes atyre pro dhe kundër Bashës, Doda u ka kujtuar këtyre të fundit kohën kur e kritikonin.
“Shumë e çuditshme, sot po më kujtohet ajo shprehja… çfarë ke mbjellë, do korrësh…
Shumë prej këtyre që flasin sot për demokraci në PD ishin ata që më bënin gjyqin publik mua para dy vitesh e deri para pak javësh dhe i dukej e tmerrshme kur flisja për demokraci të brendshme e për nevojën e rregullave demokratike në parti…”, ka shkruar Doda në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook.