Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Mesazhi i ndjerë i Piro Manit për Gaqo Çakon: S’ka vdekje që të merr ty, më fal miku im…

8 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha
Mesazhi i ndjerë i Piro Manit për Gaqo Çakon: S’ka vdekje që të merr ty, më fal miku im…

Në pamundësi për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të ngushte, artistin virtuoz te operës dhe muzikës shqiptare Gaqo Çakon, aktori i madh Piro Mani ka dërguar një mesazh prekës për ndarjen e tij nga jeta, prej Amerikës, atje ku jeton tashmë prej shumë vitesh.

“Nuk ka vdekje që mund të të marë ty, Gaqo! Më fal, miku im, që nuk jam aty të të përcjell tek nisesh që t’i bashkohesh përsëri korit të ëngjëjve”- shkruan Piro Mani, në një letër dërguar tek “Panorama”.

Mesazhi i Piro Manit

U shfaqe mbi këtë dhé, si i ardhur nga kori i ëngjëjve

Ca fjalë zemre në përcjellje, Gaqo Çakos

Ky lajm i hidhur i ikjes tënde na pikëlloi fort, i shtrenjti miku im, Gaqo. Ti i pikëllove pa masë tërë shqiptarët që u rritën me këngën tënde, me zërin tënd të kthjellët, me timbrin qiellor që dukej vërtet një dhuratë e ëngjëjve.

Ikja jote është e hidhur për tërë shqiptarët, kudo që ata ndodhen Gaqo. Por mes tyre, më përfytyro mua, shokun tënd të Liceut Artistik, bashkëstudentin e Moskës së largët, ku ti në ato vite, i mrekullove pedagogët e “Çajkovskit” e atij konservatorit të famshëm moskovit. Unë studjoja për regjinë e skenës, shkollat tona ishin pranë dhe qënia pranë me njëri-tjetrin na e bëri më të fortë miqësinë, ashtu sikurse sot ma bëri më të fortë pikëllimin. Pastaj ne nuk u ndamë edhe kur u kthyem në atdhe, unë në radhën e shfaqjeve të mia, kujtoj me mall edhe dy angazhimet operistike në Teatrin e Operas, ku ti ishe, ku tjetër veçse, në rolet kryesore.

Zëri yt Gaqo goditi malet e bukura të atdheut tonë të mahnitshëm, mbushi luginat dhe koriet, liqejtë, krojet, pllajat dhe fushat, edhe u bë njësh me to.

Është e natyrshme që njerëzit vijnë mbi këtë dhé, edhe natyrisht ikin. Por arti yt i veçantë dhe sidomos talenti dhe ngrohtësia e zërit tënd e fshijnë për ty fjalën ikje. Ti u mbetesh admiruesve të tu, ashtu siç i mbetesh familjes tënde të dashur, miqve të tu. Ti nuk u ikën dot atyre. Nuk ka vdekje që mund të të marë ty, Gaqo!

Më fal, miku im, që nuk jam aty të të përcjell tek nisesh që t’i bashkohesh përsëri korit të engjëjve

Piro Mani

Harrison, NY, ShBA

TË LIDHURA

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital
Aktualitet

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

10:10 | 15/04/2026
Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

09:24 | 15/04/2026
Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje
Aktualitet

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

08:51 | 15/04/2026
Next Post
Hidhet nga pallati gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Hidhet nga pallati gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda

Moderatorja, në pritjen e ëmbël

Moderatorja, në pritjen e ëmbël

Motori del nga rruga e përplaset me shtyllën, një i vdekur

Motori del nga rruga e përplaset me shtyllën, një i vdekur







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital
Aktualitet

Pallati u shkrumbua nga flakët, Koçiu viziton të lënduarit në spital

by mirseda
10:10 | 15/04/2026
0

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi mëngjesin e sotëm në QSUNT personat e lënduar nga zjarri i pasdites së...

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

09:24 | 15/04/2026
Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

08:51 | 15/04/2026
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

08:44 | 15/04/2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

08:32 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com