Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Hakmarrjet mes familjes Taullau dhe Aldo Bares, roli i vrasësit gjakftohtë Laert Haxhiu

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Hakmarrjet mes familjes Taullau dhe Aldo Bares, roli i vrasësit gjakftohtë Laert Haxhiu

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnje. Policia konfirmoi sulmin me armë në lokalin e Saimir Taullahut.

I plagosuri është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë në burg me Laert Haxhiun që dyshohet se kreu atentatin në Lushnje para një viti.

Dyshohet se Taullahu ka financuar dhe mbrojtur Laertin Haxhiun pas vrasjes së kryer një vit më parë. Nga të dhënat e para thuhet se i plagosuri është në spital në gjendje të rëndë.

Për ngjarjen e vitit 2016 ku mbetën të plagosur Shkurti dhe Xheliu nuk u arrestua asnjë person ndërsa i dyshuari kryesor nga policia ishte Laert Haxhiu 25 vjeç.

Ndërkohë në tetorin e vitit të kaluar u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi të cilët u qëlluan me breshri kallashnikovi teksa ishin duke pirë kafe në një lokal pranë “Urës së Përroit”.

Por objektivi kryesor i sulmit ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili vetëm 10 minuta para ngjarjes ishte larguar nga lokali ku po pinte kafe me miqtë e tij.

KUSH ËSHTË LAERT HAXHIU

Laert Haxhiu ishte i dënuar më parë për vrasjen e Gerti Lalës, i cili njihej edhe si “Iriqi”, vrasës i bandës së Aldo Bares. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur e goditi me thikë. Bashkë me shokët e tij e qëlluan tre herë me pistoletë në kokë Gerti Lalën, në hyrje të pallatit të tij. Dyshohet se në krim mori pjesë edhe Orges Bilbili.

Ishte nëna e Gerti Lalës që i identifikoi ata si vrasësit e të birit. Laert Haxhiu u shpall fajtor për vrasjen dhe doli nga burgu në vitin 2014.

Kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin.

Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u dënua me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg, megjithëse policia i gjeti 1.2 kilogram kokainë.

Pas daljes nga burgu nisi menjëherë nga atentatet. Tani ka në shënjestër Xhulio Shkurtin që i ka shpëtuar dy herë.

Pinjollët e familjeve në hasmëri nuk përplasen vetëm për haqet e vjetra. Linjat e drogës, kontrolli i territorit dhe ndarjet politike kanë mbajtur gjallë konfliktin mes tyre.

Ajo ç’ka e rëndon më shumë atmosferën në qytet është inekzistenca e policisë, që është tërësisht e paralizuar. Policia nuk guxoi të përmendë as emrat e dyshuarve për masakrën. Në njoftimin për mediat i quante “L.H dhe O.B”. Është ironike që Laert Haxhiu kishte qenë në kërkim policor për vrasje të mbetur në tentativë, por ai u shpall në kërkim për herë të dytë pa u kapur asnjëherë.

Ndërkohë ia doli të ekzekutojë dy të rinj dhe të largohet në drejtim të paditur. Sot Laert Haxhiu është i lirë, bashkë me shokun e tij Orges Bilbilin. Të dy vrasësit e rrezikshëm i janë vënë pas Xhulio Shkurtit, që më shumë se te policia, duhet t’i besojë fatit të tij të mirë.

Babai i tij nuk pati të njëjtin fat. Ramadan Shkurti, vëlla me Aldo Baren (Alfred Shkurti) u ekzekutua nga Artur Daja dhe bashkëpunëtorët e tij. Nga aty ka nisur zinxhiri i vrasjeve që vijon ende sot pas rreth 20 vitesh.

ATENTATI I VITIT 2016

Xhulio Shkurti e priste goditjen. Ai u qëllua shtatorin e vitit 2016 pikërisht nga Laert Haxhiu. Ishte bashkë me një shokun e tij kur u qëllua me pistoletë.

“Nga deklarimet e shtetasit Xhulio Shkurti rezulton se rreth orës 16:00, ai ka qenë duke ecur në këmbë në lagjen “Çlirimi”, në trotuarin e rrugës përpara furrës së bukës “Zeneli”, të shtetasit Din Zeneli së bashku me shokun e tij, shtetasin Saimo Xheliu. Në atë çast përballë tyre në rrugë ka ndaluar një autoveturë e bardhë tip Smart, me targa italiane e drejtuar nga i pandehuri Laert Haxhiu. Ky i fundit kishte në dorë një pistoletë me të cilën ka qëlluar në drejtim të tyre, derisa i mbaruan fishekët e pistoletës.

Një nga plumbat e pistoletës të të pandehurit ka qëlluar Xhulion në këmbën e majtë, ndërsa një tjetër ka goditur shtetasin Saimo Xheliu në pjesën e barkut. Pasi i kanë mbaruar fishekët e pistoletës i pandehuri i ka thënë Xhulios: “Nuk e ke të gjatë ti!”. Më pas e ka fyer dhe ka vazhduar rrugën me autoveturën e tij drejt kryqëzimit të gjimnazit “18 Tetori”.

Për këtë ngjarje Laert Haxhiu u dënua me 31 vjet burg, por nuk u arrestua asnjëherë. Ai lëvizte i lire dhe nën hundën e policisë vazhdoi me organizimin e atentatit për të zhdukjen e nipit të Aldo Bares. TIRANA TODAY

Tags: Aldo BaresfamiljesLaert HaxhiuroliTaullau

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
Salah nuk harron, ‘hakmerret’ ndaj Sergio Ramos në momentin e duhur

Salah nuk harron, ‘hakmerret’ ndaj Sergio Ramos në momentin e duhur

Presidenti i Iranit ‘kërkon luftë’, thirrje myslimanëve t’i kundërvihen SHBA-ve

Presidenti i Iranit 'kërkon luftë', thirrje myslimanëve t'i kundërvihen SHBA-ve

Plas grushti në Kategorinë e Parë, ndeshja degjeneron në dhunë

Plas grushti në Kategorinë e Parë, ndeshja degjeneron në dhunë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com