E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

Mes botës së letrave dhe alkoolit

Charles Bukowski thoshte: “Nëse ndodh diçka e keqe, pihet për të harruar; nëse ndodh diçka e mirë, pihet për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, pihet që diçka të ndodhë”. Me pak fjalë, kur i dëgjoni këto fjalë, ju duket se çdo rast është i mirë për të rrëkëllyer një gllënjkë. Por, pa harruar megjithatë, arsyet e vërteta që fshihen pas asaj që cilësohet, në fakt, si një sëmundje e vërtetë (alkoolizmi). Më poshtë po ju njohim me një listë shkrimtarësh të famshëm të alkoolizuar.

 James Joyce

James Joyce shkrimtar, poet dhe dramaturg irlandez. Marrëdhënia e tij me alkoolin, rrjedh ndoshta nga një baba alkoolik, që e tërheq gjithë familjen në një humnerë ekonomike. Të ballafaquar me vështirësi financiare, që shënjojnë rrjedhën e ekzistencës së tij, edhe James gjen strehë tek alkooli, si e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar përgjegjësive. Por, në periudhën e fundit të jetës së tij, duket se nuk gjeti dot ndonjë mënyrë tjetër për t’u ndarë nga problemet e veta: sëmundja mendore e vajzës, mungesa e fondeve dhe operacionet e panumërta tek sytë. James Joyce vdiq në 13 janar 1941, pas një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një ulcere në zorrë.

Scott Fiztgerald

Francis Scott Key Fitzgerald, shkrimtar dhe skenarist amerikan, autor romanesh dhe i tregimeve të shkurtra. Është i lidhur gjithmonë me figurën femërore të Zelda Sayre, bashkëshortja e tij. Vitet e para të karrierës letrare nuk qenë të lehta, aq sa mungesa e vazhdueshme e parave, bëjnë që Zelda të divorcohet nga Scott i cili tepër i stresuar fillon të pijë.

Por, ky nuk qe i vetmi rast që e afroi me alkoolin: vdekja e mikut të tij të pijes, Ring Lardner, reputacioni mbytës i marrëdhënieve të tij me Zeldën, dhe tentativa e vetëvrasjes së gruas, e çuan shumë herë tek alkooli. Shenjat e para të çekuilibrit mendor të Zeldës, përbëjnë më pas të ashtuquajturën “pikë që derdhi gotën”, dhe Scott rinis të pijë si kurrë më parë.

Situata përkeqësohet kur preket nga tuberkulozi dhe detyrohet të shtrohet në një klinikë. Nga kjo sëmundje, e cila zgjati disa muaj, del një Fitzgerald i ri, i cili është megjithatë i zhgënjyer. Scott Fiztgerald vdes më 21 dhjetor 1940, nga një atak në zemër. Gruaja e tij, Zelda, e sëmurë prej kohësh, mbijeton edhe për 8 vite të tjera. Thënia e tij e famshme mbi alkoolizmin: “Në fillim ti merr një gotë, pastaj gota merr një tjetër, dhe në fund të merr edhe ty vetë!”.

Charles Bukowski

Charles Bukowski, poet dhe shkrimtar amerikan me origjinë gjermane. Ai ka shkruar gjashtë romane, qindra tregime të shkurtra dhe mijëra poezi, në një total prej më shumë se 60 librash. Përmbajtja e këtyre teksteve pasqyron jetën e tij, të karakterizuar nga një marrëdhënie e sëmurë me alkoolin, nga përvojat e shpeshta seksuale dhe marrëdhëniet e stuhishme me njerëzit.

Charles bie në kontakt me alkoolin që në fëmijërinë e hershme: në moshën 13-14 vjeç pi për herë të parë verë dhe, që nga ai moment, pati një raport gati maniakal me alkoolin. Pse të pish? Pyetja e vërtetë që ndoshta bën jehonë në kokën e Charles, ka të bëjë më tepër me kundërpyetje: E pse të mos pish? Vetëm gruaja e tij, Linda Lee Beighle, ia del të zvogëlojë dëshirën e tij për t’u dehur, duke i dhuruar ato që ai i quan “dhjetë vjet të tjerë jetë”.

Charles Bukowski u nda nga jeta në 9 mars 1994, në San Pedro, si pasojë e një leucemie akute. “Ja pra kush është problemi i atyre që pinë, mendova, duke rrëkëllyer një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe, pihet për të harruar; nëse ndodh diçka e mirë, pihet për të festuar; dhe nëse nuk ndodh asgjë, pihet që diçka të ndodhë”, u shpreh ai në një rast.

Edgar Allan Poe

Edgar Allan Poe, shkrimtar, poet, kritik letrar, gazetar dhe tregimtar amerikan. Pas vdekjes së gruas së tij, në vitin 1846, nga tuberkulozi, Edgar zhytet në një humnerë dhimbjeje dhe dëshpërimi, ndërsa e mbyt trishtimin e tij në alkool. Në 3 tetor 1849 e gjejnë në një gjendje kllapie në rrugët e Baltimorës, ndërsa vdiq 4 ditë më vonë. Gazetat e kohës ia atribuuan vdekjen e tij një “bllokimi në tru” ose “inflamacioni cerebral”, eufemizma të zakonshme për vdekjet e shkaktuara nga alkoolizmi.

“Gjashtë vjet më parë, një grua e dashuruar nga unë, si asnjë burrë nuk ka dashur kurrë një grua, dëmtoi dëshpërimisht një arterie, teksa qe duke kënduar dhe unë e vuajta gjithë agoninë e vdekjes së saj… Si një i marrë, kisha intervale kthjelltësie, dhe gjatë këtyre teprimeve të pavetëdijes absolute, pija aq shumë sa vetëm Zoti e di”- shkruante Poe.

Ernest Hemingway

Ernest Hemingway, shkrimtar dhe gazetar i shquar amerikan. Ai pati një jetë të trazuar: u martua 4 herë, ndërsa i njihen edhe marrëdhënie të panumërta romantike. Filloi të pijë gjatë një safari në Afrikë, dhe që nga ai moment nuk ndaloi më. Pas një jete dedikuar alkoolit, Ernest fillon të shfaqë shenja të çekuilibrit mendor, që shpalosen në formën e krizave të vërteta maniako-depresive. Shtrohet në një klinikë në Minesota, ku ndalon së piri, por gjendja e tij mendore mbetet e paqëndrueshme. Në 2 korrik 1961 kryen vetëvrasje, duke u qëlluar në kokë me një armë zjarri. Thënia e tij e famshme mbi vesin e vet: “Një njeri inteligjent është nganjëherë i detyruar të dehet për të kaluar kohën mes budallenjve”.

 Jack London

Jack London, shkrimtar amerikan, që eksperimentoi punë të panumërta para se t’i përkushtohej vetëm të shkruarit. Jack ka qenë gazetashitës, peshkatar klandestin i gaforreve të detit, rrobalarës, gjuetar fokash, fermer, kërkues ari, agjent sigurimesh dhe korrespondent i luftës ruso-japoneze në vitin 1905.

Megjithatë, shpirti i tij ishte përherë i pakënaqur dhe teprimet e abuzimi me alkoolin, gjatë gjithë jetës së tij, janë dëshmi kuptimplotë e jetës së tij të përvuajtur. Jack London vdiq më 22 nëntor 1916, në Kaliforni. Shkaqet e vdekjes nuk u përcaktuan me saktësi, edhe pse një nga hipotezat më të besueshme është ajo e vetëvrasjes për shkak të alkoolit.

“Alkoolizmi shkatërron njeriun. E bën atë të paaftë të jetojë me vetëdije jetën e tij” – ka shkruar ai në një rast.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë mendojnë francezët për SPAK? Hoxha: Duhen kapur peshkaqenët e mëdhenj

Gazetari Artan Hoxha do jetë pjesë e një projekti të televizionin ‘France 3’, i cili synon promovimin e vendit tonë. Duke marrë shkas nga ky...

Merkato/ Midis Juves dhe Ronaldos qëndrojnë PSG dhe Mbappe, CR7 sot në Torino

Kristiano Ronaldo është rrugës për në Torino, por qëndrimi i tij tek Juventusi nuk është aspak i sigurt. Pavarësisht sinjaleve të fundit nga menaxhmenti...

Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin!.. Drejtësia duhet ta bëjë të vërtetë!

“….askush s’është mbi ligjin. Varet nga sistemi i drejtësisë, nga ju, për të treguar nëse kjo është e do jetë e vërtetë”. Kështu ka...

Muzikë/ Eric Clapton, unë nuk do të luajë atje ku kërkohet vaksinimi

Eric Clapton nuk do të luajë në klabe dhe salla koncertesh ku kërkohet vaksinimi anti-Covid: kjo u njoftua nga vetë kitaristi, në vijim të...

VIDEO/Mashtroi gjermanët gjatë raportimit LIVE, gazetarja pushohet nga puna

Një reportere gjermane është pushuar nga puna, pasi mashtroi në TV duke thënë se kishte ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të pastruar. Mediat e...