Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në qendër të kryeqytetit.
Një automjet është djegur plotësisht në zonën e kryqëzimit te “Ushtari i Panjohur”, fatmirësisht pa pasojë në njerëz.
Ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.