Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Memushaj: Me Maqedoninë si me Izraelin; Të qëndrojmë me këmbë në tokë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Memushaj: Me Maqedoninë si me Izraelin; Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Mesfushori i kombëtares shqiptare Ledian Memushaj po kalon një formë të shkëlqyer. Këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit, kur kuqezinjtë mposhtën Izraelin.

Në ndeshjen për turin eliminator për Botërorin e ‘‘Rusi 2018’’, Memushaj shënoi edhe një nga golat e fitores së kësaj sfide.

Me paraqitjen e tij 30-vjeçari, Memushaj ka hyrë në radarin e shumë ekipeve të huaja. Pas Sionit të Tramexanit, edhe Lacio e Igli Tares ka shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit vlonjat. Në një intervistë për “eduasportin.com”, Memushaj ka komentuar ofertat në merkato, qëndrimin te “Delfinët” dhe situatën e Kombëtares pas largimit të trajnerit De Biazi.

Intervista e plotë:
Ledian, disa ekipe kanë shfaqur interes për ju. Dy prej tyre janë Sioni dhe Lacio…
Po, e kam lexuar, por për këto gjëra interesohet menaxheri dhe ai më kontakton nëse ka ndonjë gjë konkrete. Deri tani nuk kemi marrë ofertë konkrete, domethënë janë vetëm interesime.

Pra, nuk do të vazhdoni te Peskara?
T’ju them të drejtën, akoma nuk e di…Është akoma herët për të vendosur.

Të ndalemi pak te Kombëtarja. Si e komentoni largimin e trajnerit De Biazi?
Këto janë zgjedhjet e tij personale, besoj ka pasur arsyet e veta. Duhet ta falënderojmë të gjithë për atë që ka bërë me Kombëtaren. Gjithsesi, tani duhet të shohim përpara sepse futbolli nuk ndalon. Duhet të shohim të ardhmen tonë, pasi kemi çdo gjë për të bërë mirë.

Brenda kësaj jave FSHF-ja do të zyrtarizojë emrin e trajnerit të ri. Dëshironi të jetë italian?
Nuk ka rëndësi, për mua është njësoj. Për fanellën kuqezi duhet të punojmë dhe të japim maksimumin, pavarësisht kush do të jetë trajneri dhe zgjedhjet që bën.

Shënuat ndaj Izraelit, si u ndjetë?
Emocion shumë i madh…mezi po e prisja, realisht e dëshiroja shumë dhe ia dola. Mund të them se ka qenë një nga kënaqësitë më të mëdha të karrierës sime.

Në ndeshjen me Izraelin patët një “incident” me Sadikun. Çfarë ndodhi dhe si i keni marrëdhëniet tani?
Nuk ndodhi asgjë… ishte diçka normale. Kishte një rast të mirë për t’i dhënë topin dhe mbrojtësi i tyre e kuptoi. Ai më pas u mërzit, por kjo është më se normale në lojë.

Ndeshja Maqedoni–Shqipëri është zhvendosur nga stadiumi i Shkupit tek ai i Shtrumicës. Duke ditur “konfliktet” shqiptaro-maqedonase, a keni frikë se mund të përsëritet e njëjta situatë si në Beograd?
Po, kemi shumë shanse për ta fituar ndeshjen, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë si para ndeshjes me Izraelin dhe të mos bëjmë gabimin që të tregohemi mendjemëdhenj. Për sa i përket sigurisë në stadium, nuk besoj të ndodhin të njëjtat incidente që ndodhën me Serbinë.

Tags: IzraelikombetarjakuqeziKuqezinjtëMaqedoniame kembe ne tokeMemushaj

TË LIDHURA

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

22:54 | 15/11/2025
Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë
Sport

Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

19:28 | 15/11/2025
Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Sport

Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

19:01 | 15/11/2025
Next Post
“Airbus” blen 140 avionë me një vlerë 22,8 miliardë dollarë

“Airbus” blen 140 avionë me një vlerë 22,8 miliardë dollarë

Kryemadhi: Na falni për gabimet që bëmë me Ramën

Kryemadhi: Na falni për gabimet që bëmë me Ramën

Sondazhet/ Amerikanët si Trump: Nuk i duam vizitat nga këto 6 vende myslimane

Sondazhet/ Amerikanët si Trump: Nuk i duam vizitat nga këto 6 vende myslimane







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com