Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Mekanizmat e çuditshëm psikologjikë, që shpjegojnë se përse ndonjëherë sillemi në mënyrë absurde

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Mekanizmat e çuditshëm psikologjikë, që shpjegojnë se përse ndonjëherë sillemi në mënyrë absurde

Mendoni se e dini se përse mendoni dhe veproni në një mënyrë të caktuar? Ndoshta gaboheni. Dekadat e hulumtimeve psikologjike, sugjerojnë se njerëzit sillen në mënyra misterioze dhe absurde, të cilat i habisin edhe ata vetë.

Efekti i kopesë:Biem shpesh dakord me mendimin e shumicës, edhe kur kjo e fundit e ka gabim

Në vitet 1950, psikologu amerikan Solomon Esh, planifikoi një eksperiment në të cilin pjesëmarrësve iu treguan tre vija, dhe u pyetën të tregonin se cila ishte më e gjata. Njëra ishte padyshim më e gjatë se të tjerat. Sa herë që eksperimenti përsëritej, secili nga pjesëmarrësit rrethohej nga një grup bashkëpunëtorësh, të cilët pretendonin njëzëri se njëra nga vijat më të shkurtra, ishte në fakt më e gjata.

Rezultoi se të paktën një në rast, treçereku i pjesëmarrësve qe në një linjë me pjesën tjetër të grupit. Në vitin 2005, ky eksperiment u përsërit sërish nga psikiatri dhe neuroshkencëtari Gregori Bërns, dhe mori rezultate të ngjashme. Bërns skanoi trurin e pjesëmarrësve gjatë eksperimentit, duke përcaktuar se grupi i presionit ishte në fakt shkaku i ndryshimit të perceptimit të realitetit, një dukuri që vërehet shpesh tek njerëzit.

Jemi shumë më të rreptë me të tjerët, se sa me veten tonë

“Gabimi themelor i atribuuimit”, shpjegon prirjen tonë për të besuar se gabimet e të tjerëve janë rezultat i defekteve të personalitetit, ndërsa tonat janë rezultat i faktorëve rrethanore.  Pra, nëse dikush rrëzohet në trotuar ne supozojmë se ai është budalla, në vend se të hamendësojmë se mund të ketë më siguri një hall përderisa nxiton aq shumë. Por nëse rrëzohemi ne vetë, mendojmë se jemi njerëz të mirë, se nuk kishim asnjë faj, për shkak se nxitonim për të mos e humbur një takim. Kjo dukuri është një pjesë themelore e asaj sesi ne mendojmë dhe përpunojmë informacionet, dhe se si e përjetojmë botën rreth nesh

Urrejmë aq shumë të qëndrojmë ulur vetëm, saqë shumë prej nesh do të preferonin t’i nënshtroheshin më mirë goditjeve elektrike

Një studim i vitit 2014, konstatoi se qëndrimi ulur vetëm për 10-20 minuta, mund të jetë për disa njerëz më i dhimbshëm, sesa nënshtrimi ndaj një goditje elektrike. 64 për qind e meshkujve, e  goditi të paktën një herë veten gjatë kohës që duhej të qëndronin vetëm duke menduar. 15 për qind e grave bënë të njëjtën gjë.

Autorët e studimit, shkruan se “mund të jetë veçanërisht e vështirë për t’i drejtuar mendimet tona drejt gjërave të këndshme, dhe për t’i mbajtur të fiksuara aty”, dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz përpiqen të kontrollojnë mendimet e tyre me anë të teknikave të meditimit.

Kur ndihemi të fuqishëm, jemi më lakmitarë, të vrazhdë dhe të padurueshëm për të tjerët

Në një studim, hulumtuesit i ndanë pjesëmarrësit në grupe prej 3 personash dhe disa i emëruan si udhëheqës, që do të bënin vlerësim me pikë ndaj të tjerëve, në bazë të kontributit që ata jepnin. Ajo që u zbulua kur drejtuesi i eksperimentit u shfaq me një pjatë me 5 biskota, është se ata që ishin caktuar si udhëheqës të grupit, kishin më shumë gjasa të merrnin një biskotë të dytë, ta përtypnin me gojën hapur, dhe të hidhnin thërrimet mbi tryezë. Studiuesit argumentuan se “pushteti nxit shpërthimin e formave më të dëmshme të agresionit” si ngacmimi seksual, në kulturat ku gratë janë në varësi të burrave, ose krime kundër pakicave.

Mbështetemi shumë në “pjesën e parë” të informacionit që dëgjojmë, kur duhet të marrim një vendim

Në një hulumtim të vitit 1987, hetuesit dërguan një grup diplomantësh dhe agjentë vullnetarë  të pasurive të patundshme, të vizitonin një pronë që ishte nxjerrë në shitje, për t’ia treguar më pas vlerën e saj në treg. Disa pjesëmarrës panë një çmim më të lartë se të tjerët. Natyrisht, kur pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin vlerën e pronës dhe çmimin e blerjes, ata që kishin parë një çmim më të lartë, dhanë edhe shifrat më të larta. Interesant është fakti, se agjentët e pasurive të paluajtshme ishin përgjithësisht më pak të ndjeshëm ndaj faktit se vlera e tregut e pare më herët, kishte ndikuar në vlerësimet e tyre.

Është më e lehtë të sillemi në mënyrë jo etike, kur jemi pjesë e një “grupi” që garanton anonimitet

Në këtë rast kemi të bëjmë më dukurinë e “de-individualizimit”, i përshkruar në një studim të shkëlqyer të vitit 1976. Studiuesit donin të dinin se në çfarë rrethanash fëmijët e maskuar për festën e Hallounit do të merrnin më shumë karamele, gjatë traditës së trokitjes nëpër shtëpitë e lagjes për të kërkuar ëmbëlsira. Në gjysmë tek eksperimentit, eksperimentuesja pyeti fëmijët për emrat e tyre dhe se ku jetonin ata. Në gjysmën tjetër nuk i kërkoi asgjë.

Në të dyja rastet, eksperimentuesja u tha fëmijëve se mund të merrnin vetëm një karamele nga tenxherja, dhe më pas u kthye brenda në shtëpi për t’u marrë me ndonjë punë. Rezultati ishte se fëmijët prireshin të merrnin nga një karamele më tepër, nëse ishin pjesë e një grupi anonim, ndërsa nuk tentonin ta bënin këtë nëse kishin zbuluar më parë identitetin e tyre. Kjo do të thotë se kur jemi në një grup, priremi të jemi më pak të frenuar dhe të veprojmë në një mënyrë më pak të pranueshme në aspektin shoqëror.

Dikush na pëlqen, pasi i kemi bërë një favor

Ky fenomen psikologjik disi paradoksal, njihet ndryshe si “Efekti Benxhamin Franklin”. Një nga etërit e pavarësisë së SHBA-së,  i kërkoi njërit nga kritikët e tij më të ashpër t’i huazonte një libër nga biblioteka e vet. Ky i fundit u ndje i përkëdhelur në sedër, dhe shpejt u bë një mik i tij. Morali i fabulës është:kërkojini dikujt një nder, dhe do t’iu dojë më shumë, dhe jo më pak nga sa mund ta keni menduar më herët. 

Studiuesit e testuan dhe e konfirmuan këtë teori në vitin 1969. Për eksperimentin, disa vullnetarë do të merrnin pjesë në një studim ku mund të fitonin para. Një të tretës së vullnetarëve sekretari i tha se departamenti i psikologjisë kishte paguar për studimin, fondet ishin të pakta, duke i kërkuar kësisoj vullnetarëve të kthenin paratë mbrapsht. E njëjta gjë iu tha një grupi të dytë, ndërsa grupimit të tretë iu lejua të mbante të gjitha paratë.  Rezultatet treguan se vullnetarët që u detyruan t’i kthenin paratë, e pëlqenin më shumë eksperimentuesin, sesa ata që kishin mbajtur paratë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: AbsurdeçuditshëmMekanizmatmënyrëndonjëherëpersepsikologjikeshpjegojnësillemi

TË LIDHURA

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Next Post
Milinkoviç: “Duelin” me Gjokën, e fitoj unë

Milinkoviç: “Duelin” me Gjokën, e fitoj unë

ALARMI/ Ekonomisti: Buxheti i 2018-ës, do i ngjajmë Greqisë. Taksa që do i rëndojë shqiptarët

ALARMI/ Ekonomisti: Buxheti i 2018-ës, do i ngjajmë Greqisë. Taksa që do i rëndojë shqiptarët

Ibrahimoviç: Karriera ime përfundon atëherë kur them unë dhe si dua unë

Ibrahimoviç: Karriera ime përfundon atëherë kur them unë dhe si dua unë

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare
Sport

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

by mirseda
18:21 | 02/06/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot sesionin e parë stërvitor në përgatitje të super-përballjes në fundjave kundër Serbisë...

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

18:18 | 02/06/2025
Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë detyrës

Sarandë: Kanoset prokurorja në zyrë, shoqërohen 2 shtetase për dëshmi

18:16 | 02/06/2025
Inter, përforcimi i zikaltërve mbërrin sot në Milano

Inter, përforcimi i zikaltërve mbërrin sot në Milano

18:14 | 02/06/2025
Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

Riaktivizimi i zjarrit në pyllin e Darëzezës, ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcave të Armatosura

18:03 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com