Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Mehmet Shehu: Lopët do të hanë me llogari. Enver Hoxha: Fshatarët të mbajnë vetëm pula

8 vjet ago
in Të Gjitha
Mehmet Shehu: Lopët do të hanë me llogari. Enver Hoxha: Fshatarët të mbajnë vetëm pula

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” publikon një dokument të kohës së regjimit komunist, konkretisht të vitin 1980, ku përveç njerëzve flitet edhe për kafshët e buta dhe se si duhet të trajtoheshin dhe shfrytëzoheshin ato.

Gjithçka duhet të raportohej në strukturat e qeverisë së asaj kohe, madje edhe ushqimi që konsumonin duhet të ishte me llogari.

Enver Hoxha kërkonte që kooperativisti të mbante pula, jo gjela deti e pata, pasi kishin më shumë kosto por dëmtimin dhe pronën e koperativës.

Mehmet Shehu thotë se para tufëzimit lopët e përgjithësisht bagëtitë e oborreve kanë ngrënë pa llogari, kurse me tufëzimin do hanë me llogari.

 

Nga: Kastriot Dervishi
1980/Lopët e tufëzuara do hanin me llogari
Lufta e egër e Partisë së Punës me njeriun dhe kafshët e buta
Vazhdojmë me çuditë e udhëheqjes së lartë komunistë në lidhje me procesin e tufëzimit dhe kufizimit të oborrit. Më 4.11.1980 Byroja Politike zhvilloi mbledhjen vendimtare që lidhej me procesin e tufëzimit. Mbledhja me temë “Mbi disa probleme të oborrit kooperativist dhe për përsosjen e drejtimit, organizimit dhe shpërndarjes së produkteve të bagëtive të imëta të tufëzuara”, u përçua nga diskutime me karakter qesharak që tregonin më shumë se çdo gjë nivelin mediokër të një klase politike në fazën më të lartë të degradimit. Në mbledhjen dalin shumë fakte, madje edhe zhvillimi i 70 mijë gjyqeve proceduese në fshat. Nga diskutimet e gjata, kam përzgjedhur disa copëza interesante:
Hekuran Isai: Kooperativa bujqësore e Jub-Sukthit…ka deri në 30 familje që marrin nga 800 deri në 1.000 lekë vetëm nga qumështi. Është njëfarë Selim Kelmendi i cili merr 1.600 lekë vetëm nga qumështi. Ka familje që shtet shet 16-20 litra qumësht në ditë në ndërmarrjen e grumbullimit, pa përmendur atë që konsumon vetë. Një fenomen tjetër që po na shfaqet në Rrethin e Durrësit është se anëtarët po na shesin qumësht me shishe nëpër familjet; që në orën 5 të mëngjesit i ke njerëzit te dera me shishet e qumështit që i shesin. Ky është problem i madh dhe mjaft shqetësues mendoj unë.
Enver Hoxha: Dhe me shishe ua shesin?
Hekuran Isai:Po, me shishe. Lënë një shishe, marrin një tjetër, njëlloj si në dyqanet e bulmetit.
Enver Hoxha: Po, po
Hekuran Isai:Unë mendoj që bagëtia e oborreve të kooperativës të zonës fushore duhet të hiqet…
***
Enver Hoxha:…Gjithashtu në oborr, kooperativisti mund të mbajë edhe pula fushe, por jo derra, gjela deti ose pata. E para, që të mos lejojmë më spekulime me këto lloj shpendësh dhe e dyta, të mos lejojmë më të rriten në oborr të tilla shpendë që dëmtojnë kooperativën. Gjeli i detit ose pata dëmton pronën kooperativiste, kurse pula e fushës nuk e dëmton se familja mund t’i mbajë këto edhe në qymez, ose të rrethuara brenda parcelës së oborrit. Sidoqoftë, edhe sikur të dalin të kullosin në tokat e kooperativës, ato nuk i dëmtojnë bimët, siç dëmtojnë patat ose pulat e detit.
Mehmet Shehu: Për gjelat e detit apo patat duhet të nisemi nga pikëpamja që t’i prodhojnë vetëm kooperativat dhe fermat dhe jo familjet, që të mos bëhen spekulime nga ana e këtyre.
Enver Hoxha: Ashtu është, të mos lejojmë të krijohen mundësi që të bëhen spekulime nga oborri.
***
Mehmet Shehu: Ju keni mendimin që tufëzimi i lopëve të bëhet edhe në mal, edhe në fushë?
Enver Hoxha: Unë mendon që tufëzimin duhet ta bëjmë kudo, duke përfshirë edhe zonat malore, për arsye se edhe atje ka shumë punë për të bërë kooperativisti. Në qoftë se mendojmë ta angazhojmë atë me punë, bujqësia ka plot.
***
Mehmet Shehu: Lopët e përgjithësisht bagëtitë e oborreve kanë ngrënë pa llogari, kurse me tufëzimin do hanë me llogari.
Enver Hoxha: Ashtu është, kanë ngrënë pa llogari, por tani do hanë me llogari dhe do të hanë më mirë, sikurse do të shfrytëzohen më mirë.

Tags: enver hoxhaFshatarëthanëllogariLopëtMehmet Shehupula

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Derbi i Turqisë sjell ndërhyrjen “horror” edhe tek ekipet e moshave (Video)

Derbi i Turqisë sjell ndërhyrjen “horror” edhe tek ekipet e moshave (Video)

Ibrahimovic në lupën e Fiorentino Perez

Ibrahimovic në lupën e Fiorentino Perez

Kryemadhi: Rama dhe Tahiri sajuan skenarin e vrasjes së Tom Doshit

Kryemadhi: Rama dhe Tahiri sajuan skenarin e vrasjes së Tom Doshit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com