Nga Noah Smith, “Bloomberg View”/Me Facebook-un, që po përballon një lumë kritikash publike, për qasjen e tij të veçantë ndaj privatësisë së përdoruesit, po bëhet gjithnjë e dukshme se sa e rëndësishme është media sociale në jetën e shumë njerëzve.
Unë dyshoj se do të duhen edhe shumë vite para se të vlerësohet shkalla dhe fushëveprimi i vërtetë i këtyre ndryshimeve, dhe madje edhe atëherë shumë gjëra nuk do të kuptohen plotësisht.
Epoka kur njerëzit ndërvepronin kryesisht duke u grumbulluar në një hapësirë fizike, ose duke ruajtur rrjetet personale përmes lidhjeve individuale, është “strukur” në një qoshe, dhe brezi i ardhshëm nuk do ta kuptojë realisht se çfarë ishte kjo epokë.
Mediet sociale, e kanë ndryshuar kuptimin e vetë jetës njerëzore. Ato kanë prodhuar ndërkohë shumë para, dhe investitorët i kanë dhënë kompanive si Facebook Inc., Snap Inc., dhe Twitter Inc. qindra miliarda dollarë vlerësime në bursa.
Ekziston edhe një argument, se vlera e vërtetë ekonomike e krijuar nga këto kompani, është shumë më e madhe se sa përfitimet e tyre aktuale apo ato potenciale.
Për pjesën më të madhe, këto shërbime mund të shfrytëzohen pa pagesë. Por duke pasur parasysh se sa kohë shpenzojnë njerëzit duke i përdorur ato, është ndoshta e vërtetë se ata do të ishin të gatshëm të paguanin shumë, për të pasur qasje tek mediet sociale.
Në ekonomi, kjo dukuri njihet si suficiti i konsumatorit – sasia e vlerës që konsumatorët marrin, pa pasur nevojë të paguajnë për të. Por shumë prej nesh që e përjetuan kalimin nga Interneti 1.0, në epokën e re të medieve sociale nuk mund të ndihmojnë, por kanë më shumë gjasa të ndiejnë një shqetësim të bezdisshëm.
Përveç shqetësimeve rreth privatësisë, ndikimit në preferencat zgjedhore dhe abuzimit në internet, mediet sociale duket sikur kanë shumë nga cilësitë e një droge që shkakton varësi.
Kërkimet nuk janë përfundimtare, mbi atë nëse varësia nga media sociale është diçka e vërtetë. Por sigurisht që ka disa efekte anësore negative, që ngjajnë paksa me efektet negative të drogave rekreative.
Në vitin 2011, psikologët Daria Kuss dhe Mark Griffiths, publikuan një artikull, ku mes të tjerash vunë në dukje “lidhjen negative të përdorimit të medieve sociale, që përfshin zbehjen e pjesëmarrjes së përdoruesit në komunitetet sociale, jetën reale dhe arritjet akademike, si dhe probleme në marrëdhëniet njerëzore”.
Ndërkohë, një numër studimesh më të fundit, gjejnë një ngjashmëri midis përdorimit të medieve sociale, dhe sjelljes që shkaktuar nga varësia. Dhe eksperimentet kanë konstatuar se privimi nga smartfoni nxit ankth tek të rinjtë, një fenomen që ka me siguri paralele me tërheqjen nga droga.
Kjo sigurisht nuk do të thotë se kushdo që përdor mediet sociale, është si një lloj narkomani. Dëshmitë tregojnë se përdorimi i moderuar, nuk është i dëmshëm.
Kjo përshtatet me përvojën time – unë konstatoj se përfitoj shumë nga Facebook, të cilën e përdor në mënyrë të moderuar, por shqetësohem dhe nervozizëm shpesh nga Twitter, të cilin e përdor shumë më tepër.
Është përdoruesi më i madh, ai që mund të jetë më i rrezikuar – një studim i kohëve të fundit zbuloi se një e katërta e amerikanëve, janë thuajse gjithnjë në internet. Dhe përdorimi i medieve sociale, po rritet vazhdimisht në mbarë botën:Ndërsa dikur interneti ofroi një arrati ikje nga bota reale, tani bota reale përbën një arratisje të nevojshme nga interneti.
Tani, është e rëndësishme të theksohet, se vetëm për shkak se një produkt dëmton disa njerëz, nuk do të thotë se ai është i keq për shoqërinë në përgjithësi.
Makinat vrasin dhjetëra mijëra në vit vetëm në SHBA, dhe me siguri paraqesin një kërcënim shumë më të madh, sesa varësia nga media sociale. Por askush nuk mendon të ndalojë udhëtimin me makina, pasi përfitimet për ekonominë tonë dhe jetën shoqërore janë kaq të mëdha. As drogat që shkaktojnë varësi, nuk janë gjithmonë të këqija.
Shumë amerikanë konsumojnë kafeinë, shpesh në sasi të mëdha çdo ditë. Disa ekonomistë kanë sugjeruar se varësia ndaj drogës është një zgjedhje racionale, me përdoruesit që zgjedhin të paguajnë një çmim për kënaqësinë që marrin.
Megjithatë, ekonomistët e tjerë, teorizojnë se varësia mund të vijë nga dritëshkurtësia. Nëse njerëzit janë më të orientuar drejt arritjeve në periudha afat-shkurtra, ata mund të besojnë gabimisht se do të jenë në gjendje të ushtrojnë vetëkontroll, dhe të ndalojnë përdorimin e substancës problematike në të ardhmen.
Kur varësia bëhet shumë e fortë për t’u kuruar, ata mund ta gjejnë veten të bllokuar në një situatë që nuk do ta kishin zgjedhur kurrë, nëse do ta dinin paraprakisht se në çfarë valleje po hynin.
Nëse mediet sociale veprojnë realisht tek shumë përdorues në një mënyrë të ngjashme me cigaren ose heroinën, kjo do të thotë se përfitimet janë më të pakta, se sa gatishmëria e njerëzve për të paguar. Nevojiten shumë më tepër kërkime, para se të arrihet në përfundimin se media sociale është si duhani.
Edhe nëse është i tillë, dëmi do të duhej të ishte shumë i ndjeshëm, në mënyrë që të përfshihej politika e qeverisë në kufizimin e përdorimit të medieve sociale. Kjo ngjan e pamundur.
Por edhe në qoftë se mediet sociale ia vlejnë për koston që kanë, kjo ende do të thotë se shumë nga burimet e shoqërisë – investimet kapitale dhe koha, si dhe përpjekjet e punëtorëve më të mençur – janë vënë në dispozicion të krijimit të drogave më të këndshme për popullatën që të bëhet e varur. Dhe ky është një mendim shqetësues. Ndërsa Karl Marksi deklaroi se feja është opiumi i masave, kapitalistët tanë modernë mund të kenë shpikur një lloj droge më të fortë.
PËRSHTATI TIRANA TODAY