Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbajnë sot një protestë masive para selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Protesta do të zhvillohet përpara seancës speciale të Këshillit të Sigurimit kushtuar situatës në Kosovë.
Radio televizioni i Serbisë në faqen e internetit shkruan se “shqiptarët do të kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dënimin e Serbisë për “gjenocid dhe 20,000 gra të përdhunuara” gjatë konfliktit në Kosovë.”
“Sputniknews.com” shkruan se ambasadorja i Prishtinës në SHBA, Vlora Çitaku, gjithashtu pritet të marrë pjesë në protestë. TIRANA TODAY