Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Media kroate: Ivanoviçin e vrau shërbimi sekret serb. Beogradi po hesht

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Media kroate: Ivanoviçin e vrau shërbimi sekret serb. Beogradi po hesht

Vrasja e Oliver Ivanovicit, liderit të Iniciativës Qytetare «Liri, demokraci, drejtësi» e ka tronditur me themel Serbinë e Kosovën, por i ka shqetësuar edhe të gjitha shtetet përreth, të cilat dëshmojnë për tensione të përditshme të ndërsjella të dy vendeve, shkruan portali kroat Dnevno.hr.

Ivanovicin e likuiduar, prokuroria e Kosovës e ka akuzuar për krime lufte mbi popullatën civile në Kosovë, të bëra në vitin 1999 e 2000, duke e paraqitur si komandues të formacioneve paramilitare.

I vrari «i ngacmonte» të tjerët për krime lufte

Dhe deri sa faji i kosovarëve për shumëkënd imponohet si e vetmja përgjigje e arsyeshme në pyetjen se «kush është vrasësi», ndërsa lufta parashihet si rrjedhë logjike, një burim i informuar mirë portalit tonë i ka zbuluar anën tjetër të tregimit.

«Nuk do të ketë kurrfarë pasojash e as që do të ndodhë kurrfarë lufte ndërmjet Serbisë e Kosovës. Është krejtësisht e sigurt se e ka likuiduar shërbimi sekret dhe se Serbia e ka miratuar këtë. Ivanoviqi, në fakt, është shkolluar në Zagreb dhe ka qenë bashkëpunëtor i KOS-it (shërbimit sekret të Armatës Popullore Jugosllave), ndërsa nuk është fshehtësi se ka qenë njeri i besueshëm i Aleksandar Vasileviqit, shefit të shërbimit të KOS-it. Vështirë është të shitet tregimi se shërbimet sekrete nuk kanë ditur se kjo do të ndodhë. Serbia zyrtare vrasjen e Ivanoviqit heshtazi e ka lejuar dhe, nëse nuk ngrihet shumë zhurmë e mediave, për këtë që pasnesër nuk do të flasë më askush». Teoria e burimit të portalit Dnevno.hr mbështetjen e mundshme e ka në faktin se vetëm dy ditë para atentatit, CIA sigurisht e informuar, ka dhënë paralajmërim alarmuese për Kosovën, me të cilin ka tërhequr vërejtjen për terrorizëm të mundshëm dhe dhunë të motivuar politikisht, e cila paraqitet anembanë vendit.

Është vrarë për të ndaluar bisedimet për njohje? «Serbët nuk e kanë të panjohur ta heqin qafe cilindo politikan të tyre, i cili nuk u shkon për shtati. Ne kemi shërbim jashtëzakonisht të fortë të inteligjencës dhe të paralajmërimit. Kreu i ynë politik është i vetëdijshëm se duhet ta njohim Kosovën… Meqë Ivanoviqi me aktgjykimin për krime nuk u ka pëlqyer kosovarëve, ka qenë zgjidhje ideale për likuidim, me të cilin Serbia do ta drejtonte gishtin kah Kosova. Thjesht, kanë kërkuar mënyrë për t’i ndaluar bisedimet…». Mbi urgjencën e zgjidhjes së situatës kosovare-serbe, këto ditë kanë bërë të ditur edhe mediat serbe. «Amerikanët tashmë po i humbasin nervat, sepse dëshirojnë ta mbyllin tregimin mbi Kosovën si shtet i pavarur me pranimin në OKB, gjë që pushteti aktual i Beogradit është dashur ta përfundojë në vitin 2015. Tash do të bëjnë gjithçka që të marrin atë që kanë planifikuar, sepse për shkak të premtimeve të kreut shtetëror serb se do të përfundojnë me Kosovën e kanë mbështetur Aleksandar Vuçiqin dhe pushtetin e tij, duke i mbyllur sytë para shuarjes së opozitës dhe censurën e mediave».

A është kjo vrasje zgjidhje të cilën e ka miratuar vetë Aleksandar Vuçiqi për t’iu shmangur njohjes së Kosovës, sigurisht se kurrë nuk do të merret vesh. Mirëpo, se si i është drejtuar në mënyrë dramatike publikut ka zbuluar më shumë se sa është dashur. Vuçiqi, në fakt, ka shprehur dëshirën që Serbia t’i bëjë hetimet, ka premtuar zbulimin e vrasësit dhe i ka qëruar hesapet me të gjithë ata të cilët «kanë marrë guximin të mendojnë se ai personalisht ka ndonjë lidhje me këtë».

Dialogplus

Tags: “vrau"beogradiheshtIvanoviçinkroateMediasekretserbsherbimi

TË LIDHURA

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve
Bota

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve

12:29 | 30/01/2026
Vjedhje e bujshme në qendër të Tokios, grabitet valixhja me 2.3 milionë euro brenda
Bota

Vjedhje e bujshme në qendër të Tokios, grabitet valixhja me 2.3 milionë euro brenda

09:40 | 30/01/2026
Gruaja e Franc Çopjas mbron të shoqin para gjykatës belge: Burrë besnik, s’e ngre zërin kurrë
Bota

Gruaja e Franc Çopjas mbron të shoqin para gjykatës belge: Burrë besnik, s’e ngre zërin kurrë

09:19 | 30/01/2026
Next Post
Video/ Arrestohen në Tiranë piratët e programeve televizive

Video/ Arrestohen në Tiranë piratët e programeve televizive

Tragjedia/Merr flakë autobusi, vdesin 52 persona në Kazakistan

Tragjedia/Merr flakë autobusi, vdesin 52 persona në Kazakistan

Serbia i shpall luftë Kosovës, reagon ashpër KFOR: Ne jemi këtu!

Serbia i shpall luftë Kosovës, reagon ashpër KFOR: Ne jemi këtu!







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

by mirseda
18:37 | 30/01/2026
0

Komisionit Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj ka bërë një...

Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII

Spiropali–Ambasadori i Italisë: Tirana pret më 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII

18:35 | 30/01/2026
Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

Tragjedi në Itali, identifikohen dy të rinjët shqiptarë që humbën jetën në aksident

18:20 | 30/01/2026
Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

Moti i keq lë 10 mijë banorë pa energji, Shushica në errësirë që prej mbrëmjes

17:43 | 30/01/2026
SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë

SPAK refuzon komisionin “Nisma qytetare”, e quan cenim të pavarësisë

17:38 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com