Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka shkuar me bukë misri dhe me kos në seancën e sotme plenare.
Ai zgjodhi ushqimet si simbol për të kërkuar rritjen e pensioneve. Deputeti demokrat u shpreh para gazetarëve se mamaja e tij, e cila e ka pensionin 110 mijë lekë të vjetra, 42 mijë lekë të vjetra i përdor për ilaçe në muaj dhe 63 mijë lekë të tjera për të blerë bukë misri e kos.
“Kam sjellë bukë mistri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, 30 ditë janë 63 mijë Lekë. Imagjinoni të gjithë pensionistët që marrin 110 mijë Lekë, aq merr mamaja ime, çfarë mund të bëjnë. Mund të hanë vetëm bukë misri dhe kos për 1 muaj. Do 42 mijë Lekë ilaçe, vajtën 105 mijë Lekë.
Të tjerat janë vetëm për letër higjienike këto që ngelen. Ndaj këtë do ta çoj atje, po rri sot pa bukë tha mamaja ime, jepja qeverisë aman vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, u shpreh Saimir Korreshi para nisjes së seancës parlamentare.