“Fiks Fare” nisi mbrëmjen e së hënës denoncimin e një skandali që ndodh në Policinë e Shtetit. Sekserë, që tregojnë se kanë lidhje me punonjës të Komisariatit të Policisë së Kavajës, marrin përsipër që të shesin provat e vendngjarjes.
Bëhet fjalë për një grabitje të ndodhur një vit e gjysmë më parë, në fshatin Cikallesh të Kavajës, por Prokuroria e Kavajës mbylli hetimet pasi policia, edhe pse ka gjetur shenjat e gishtërinjve të hajdutëve, nuk i identifikon autorët.
Më shumë se një vit e gjysmë më parë, Shyqyri Xhafa, nga fshati Cikallesh i Kavajës, ra prè e vjedhjes së banesës së tij. Atij i vodhën nga çanta e gruas 6.5 milionë lekë dhe një celular.
Në vendin e ngjarjes, Policia e Shtetit ka gjetur gjurmë të gishtërinjve të vjedhjes, por ende deri më sot nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar prej saj.
Sikur të mos mjaftonte gjetja dhe arrestimi i vjedhësit të banesës së Xhafës, është Prokuroria e Kavajës, e cila ka njoftuar “viktimën” e vjedhjes së ka pezulluar hetimet për autorët. Dosja e grabitjes është kthyer sërisht në Komisariatin e Policisë së Kavajës, e cila është ngarkuar me detyrën e identifikimit të autorëve të vjedhjes nëpërmejt shenjave të gishtave.
Pas këtij njoftimi, Shyqyri Xhafa ka shkuar disa herë në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të marrë informacion, por edhe sot e kësaj dite asnjë nga drejtuesit e këtij komisariati nuk e ka takuar. I vetmi që është kujtuar për të takuar Xhafën është sekseri Klodian Guga, nga qyteti i Kavajës, i cili i ka deklaruar Xhafës se, për zbulimin e autorit të vjedhjes duhet t’i japë atij 2.5 milionë lekë për t’ua dhënë drejtuesve të Policisë së Kavajës.
“Me të konstatuar mungesën e lekëve kam njoftuar Policinë e Kavajës, ndërsa në banesë kanë ardhur 3 persona përfaqësues të Komisariatit të Policisë së Kavajës, por nuk erdhi as punonjësi i Policisë së Rendit, i zonës, dhe as oficeri i Krimeve që mbulonte zonën, të cilët i kam njoftuar të parët. Pas ekspertizës janë konstatuar 5 shenja gishtërinjsh të ndryshme; dy na përkisnin mua dhe bashkëshortes, ndërsa 3 shenjat e tjera u përkasin vjedhësve”, thotë qytetari Xhafa për “Fiks Fare”.
Ndërkohë që kanë kaluar një vit e gjysmë, edhe pse shenjat e gishtërinjve të vjedhësve kanë dalë, askush nuk është ndaluar apo shoqëruar nga policia.
Qytetari tregon sesi i është afruar vet sekseri Klodian Gagu për ta ndihmuar kundrejt pagesës, e cila do të shkonte për punonjësit e Komisariatit të Kavajës për t’i dhënë emrat e hajdutëve.
Në bisedë e sipër, e gjitha e transmetuar në “Fiks Fare”, sekseri Gagu shprehet se Prokuroria e Kavajës, por edhe policia e këtij rrethi nuk e arrestojnë autorin, pasi ai ka lidhje me punonjës të Policisë së Kavajës. Shumën prej 2.5 milionë lekësh, ai e kërkon për nxjerrjen e dokumentit nga Policia Shkencore, ku identifikohet autori i grabitjes. Sekseri, i cili ka njohuri për dosjen e grabitjes dhe mënyrën sesi është mbyllur në polici, i premton qytetarit kthimin e lekëve pas marrjes së dokumentit nga Policia Shkencore.
Për të nisur nga puna, sekseri i merr qytetarit një milionë lekë. Pagesa bëhet në makinën e sekserit.
Investigimi i “Fiks Fare” do të vazhdojë edhe të martën. Pas kryerjes së plotë të pagesës, sekseri tregon emrat e bashkëpuntorëve të tij në Komisariatin e Policisë së Kavajës.
Bisedë me sekserin Kladia Gagu
Qytetari – Qysh do t’ia bëjmë ime për atë? Se unë fola me dajën, fola me ty
Sekseri– Pse, kur gjërat kur bahen , bëhen, o bëhen o s’bëhen. Kupton? Tani sipas muhabetit që ka ba Hysa ( daja i qytetarit) më tha mua, do e lemë këtë muhabet, më tha. Dakord, tani unë kur bëj muhabetin i them që dua këtë me emër
Qytetari – Po pra ja thashë dajës
Sekseri– Me shenja gishtërinjsh
Qytetari – A të folët ju?
Sekseri– Në rregull, dëgjo pra tani dhe dua shenjat e gishtërinjve të konfirmuar nga laboratori shkencor se këto kanë bërë.. Këtë gjë e ka ba Hysa, o vëlla. Edhe mbaron loja, unë
Qytetari Po, po
Sekseri– Këtu mbaron loja, unë tani unë me gjithë mënd do ta jap këtë letër po ti me atë, vetëm ti do ta dish që do jetë ky person. Edhe ke ai person që e ka bo, kushdo qoftë që e ka ba ti nuk ke për të bo asnjë lloje gjëje me atë person.
Qytetari – Po kush do e marrë atë?
Sekseri– Tani
Qytetari – Fola me dajën, fola edhe me ty.
Sekseri– O zemra ime, problemi është t’i bimë shkurt e shkurt, ti ke ardhur për të nda një muhabet. Burri huj atje brenda do dy milion e gjysme lekë, je në dijeni?
Qytetari – Më ka thënë daja
Sekseri– Ok , tani një milion ti do t’i lesh sot ose 500 000 lekë ( të vjetra ). Se ai donë punë n e lekëve se ajo është më kryesorja apo jo? Burri i huaj është nip polici.
Qytetari – Kush?
Sekseri– Burri huj, është nip polici ai që të ka vjedh ty.
Qytetari – Nuk e di, ku e di unë kush është mo vlla
Sekseri– Tani nëse të qon çirak, për të shkuar deri në një farë vendi me u mbyll, do të thotë që është
Qytetari – U pezullua çështja.
Sekseri–Rrezikon me u mbyll, u mbyll pra. Po ta them unë tani, po të them drejtë, po të them nga brenda nuk po të them nga jashtë. A ba biseda brenda, a ba në Tiranë edhe doli në konkluzionin që …
Ore e do drejtë, shi tha ato lekët i keni marrë ju tha? Keni marrë lekët ju bashkë me shoferin ti, bashkë me dajën tat. Meqë u ba muhabet një çik rrëmujë, jo sot jo nesër , unë të prisja hajde e më tako ti më the jo të mërkurën në orën tetë nuk erdhe iku e mërkura erdhi e enjtja , e premtja e hëna, e diela shkoi gjatë ky muhabet dhe thashë lerë. Biles edhe shefi i komisariatit kur u taku me dajën tënd ky muhabet i ka thënë më duket si kot. A ta ka thënë kështu a s’ta ka thënë?
Daja i qytetarit – Po kështu
Sekseri–Unë skam qef t’i prezanto shumë njerëzit kush është ky, kush është ai
Qytetari – I thashë dajës, të them edhe ty personin ma bien mua përballë ai?
Sekseri–Pësoni përballë nuk vjen me ty ai. Ti ke akuzuar mbi tetë veta ti.
Qytetari – Jo, jo, jo
Sekseri–Po tetë veta pra janë të dyshuar aty.
Qytetari – Vetëm pesë, tre i ka marrë me qefin e vet ( inspektori i policisë), dëshirën e vet.
Sekseri– Unë po të them të sakët kanë qit tetë veta të dyshuar. Unë s’e di si ka ndodhur qysh tek, unë di se janë arrestua ose ndalu tetë veta për këtë gja. Nga këto të tetë ti ke dyshuar tek njëri më fort. Kë thënë e ka bo ky e ka bo ky., kupton dhe ka rezultuar se nuk ka qenë ai që ta ka ba. Kanë than, siç kanë fol ata mos u merr me këtë punë, mos hajde për këtë çështje. Ta kanë thënë?
Qytetari – Po se nuk është gjet.
Sekseri– Bardh Habili ta ka thënë?
Qytetari -Bardhi ka një vitë që është idhnu me mu.
Sekseri–Ore i kam marrë vesh të gjitha brenda, të kanë thënë për këtë gjë mos hajde ma.
Qytetari – Po ai mban idhni me mua ka një vit
Sekseri– Po idhni do mbaj, nuk është budalla ai. Tani që unë me të marrë përsipër me fut çunin e huj në burg, unë s’e fus dot atë. T’i them gjërat drejt. Unë të mësoj një rrugë tjetër ty, pa bërë zhurmë fare. Se po u nive nuk bëhet asnjë gjë. Atëherë në qoftëse do mbash gojën mbyllë deri në momentin që do marrësh letrat, fitove ti. Në qoftëse nuk do mbash gojën mbyllur, do humbësh një herë e përgjithmonë dhe nuk bahet ma ky muhabet
Qytetari – Po si të jetë rrisk, si ta ketë shkruar Zotin nalt.
Daja i qytetarit – E ke vetë në dorë
Sekseri–Tani ne do të marrim letrat që është personi, që është konfirmua shkencërisht, jo është konfirmua kot me gojë. Shkencërisht, me firmë e me vulë nga polica shkencore që është ën Tiranë.Ti do marrësh letrat t,i bësh një fotokopje dhe me këtë fotokopje do shkosh tek organet kompetente në Tiranë jo në Kavajë, se në Kavajë nuk bën anjë gjë. Do shkosh në prokurori në Tiranë
Qytetari – Kush më pret mua atje?
Sekseri–Atje do të ndihmoj ai që po të ndihmon tani, ai do të ndihmojë edhe atje. Po pa ba zhurmë. Më kupton pa ba zhurmë. Pa ba zhurmë jo ma bëni ky, jo ma dha ky se janë gjana që janë në dosjen, janë prova materiale, provë hetimore. Nuk është au iu, hajde se po e bëjmë. Atëherë në momentin që ajo dihet se bushe ka ba , këta nuk duan me ba se është tjetër kush në mes ka mbetur pezull. Tani në momentin që do marrësh këtë, burri huaj do të orientoi në Tiranë. Me atë shkresën shko atje ti, mbaroi loja. Ai i gjen vetë lekët, në burg do shkoj nuk diskutohet për burg, në qoftëse ka shpëtuar deri tani ka shpëtuar prej xhajës, a prej dajës a prej nuk e diel
Qytetari – Unë nuk e di se kush është, nuk më intereson fare.
Sekseri– Jo nuk të ineterson se ti pranoj po këmbëngul kush është personi, po në momentin që do marrësh shkresën do shkosh në Tiranë. Të orientoi burri huaj atje pastaj nuk ka në p… Nanes vetë se do arrestohet , Se po erdhe nga Tirana, nuk ka p… anën si bën llëk e llëk. Kur t’i shkojë ajo shkresa, as shefi i komisarit, as shefi i krimeve nuk e mbron dot ma atë. Edhe po të duash ai që e ka mbrojt deri tani, nuk e mbron dot. Po qe aij urdhër zbatimi, do bëhet.
Daja i qytetarit – Me fotokopje do shkoi ai?
Sekseri– Me fotokopjen se origjinalin do të thonë ku e ke gjetur?
Daja i qytetarit – Po këtë ku e ke gjet?
Sekseri– Po nejse atë e justifiko më ka ra në dorë kështu,m më ka ra në dorë ashtu se nuk është origjinale, fotokopje do jetë me firmë e me vulë. Hap dosjen më pas është në dosje s’është në dosje masanaj se ky s’ka ba ekspert shkencorë ky atje. Unë ta mbaroi punë dhejtë ditësh, pesëmbëdhjetë ditësh. Edhe unë të them po luajte si të them unë, po të them çunin e huj e ke në burg edhe do i marrësh një dëmshpërblim.
Daja i qytetarit – Do marrësh lekët thotë
Sekseri– Do marrësh lekët. Do të thuash lekët, le ti ketë prishur lekët ai, i paguan shpia lekët. Ty të kanë marrë shtatë milion, shtatë milion do marrësh.
Daja i qytetarit – Sa të kanë humbur ty ore?
Sekseri– O shoku im unë do ta bi me letër, me letër dhe me fotografi e kupton ti me letër e me fotografi. Është formulari që ky është hajduti. Ti me atë formularin me atë fotokopje do shkosh në Tiranë për ta zgjidhur këtë problem se në Kavajë nuk e zgjidh ma. Pse, se edhe këto miqtë tonë i fut në siklet se thonë paskan hëngër në dy krahët po edhe me policin që është brenda përplasen.. Kështu që në Tiranë bukur fare, më bje një çik dosjen numër kaq, Tirana këtyre edhe shkon dosja aty e mbaroi loja. Ai shkon në kokërr të burgut e ti merr lekët e je në rregull. Polica e Kavajës këtu nuk bën asnjë lloje gjëje. Bje dosjen në Tiranë dhe në momentin e parë në krye të dy ditëve urdhër arresti për të. Të arrestohet nuk pret ma shkojnë në burg.
Për mua si ta ndijë zemra bane për mua s’ka asnjë lloje problemi. Ore mu turr edhe unë i them burrit huaj i mora kaq lekë se korrektësia është mbi të gjitha nuk hyn në punë lekë të q… lekun
Problemi është korrektësia. Nuk del tek fiksi se çështja është se ti ke përmendur emra.
Është e gjetme faktikisht po nuk duan. Troç muhabeti, nuk duan. E kanë mbyll zhulin me zhul dhe i kanë vënë kapak. Një milion do m’i lësh sot ose 500 000 sa të kesh mundësi. Që unë të shkoj kund të mos shkoj si klluf.
Që unë kur ti bi derës atij të mos i bi derës si klluf ore. Që unë kur të shkoj atje na më ka dhënë burri huj 500 000 lekë ( të vjetra ) dhe pjesën tjetër kur të marrim letrat. Tani unë kur të shkoj të bëj muhabetin me të i them ja ku i ke edhe tani mbaro këtë pjesë.
Hajde se ka ardhur ai. Sa lekë ke marrë me vete?
Qytetari – Një milion
Daja i qytetari – A? Po pra mirë ja ke ba. Kur të bjeri letrat, të japi letrat në dorë atëherë do japësh të tjerat
Qytetari – Kur të japë dorën e dytë, të jetë zbuluar personi
Daja i qytetari – Pse qysh kuti ti ore. Do marrësh atë letrën ti do i bësh një fotokopje origjinalen do e mbash ne xhep vetë, fotokopjen do shkoj ai personi ë është tek dega e brendshme shoferi do të qoj ty atje.
Qytetari – Mirë pra
Daja i qytetari – Me emër e mbiemër. Unë do të marrë letrën e do ta jap ty origjinal. Ti do i bësh fotokopjen këtij, origjinalen do e ruash vetë. Me origjinale do të shkosh ku të çoj Festi, ai shoferi i kryetarit të degës. E quajnë Festim atë
Qytetari – Në Tiranë? Ai tha është një pullë polici, po kush do qenka ky?
Daja i qytetari – Ene atë muhabet po bajm shpar, më tha mua është brenda më tha. Ti në vetvete nuk dyshon pse nuk ka ardhur ai
Qytetari – Unë dyshoj tek ai 100 %
Daja i qytetari – Tek Bardhi ( inspektori i zonës) pra
Qytetari – Ai e ka Vasidin mik, mik shpie prandaj e mbron.
Bardhin
Daja i qytetarit – Se i gjen Bardhi grabitësit. E din ai e din e the mirë ti
Qytetari – Po Rifati ( inspektori i krimeve të zonës ) kështu më thoshte Rifati, i dinë Bardhi më thoshte troç për atë dell. Më shote Rifat Tora.
Daja i qytetari – Kjo do të ndaj ballin kjo që do të them unë. Emri shkruhet në letër dajë, ky është
Qytetari – Po mirë pra.
Daja i qytetarit – Këto do përpunojnë tani do shkojnë atje do të lyj qerren, do të shkojë të punoj me ato atje. Gjurmë kanë gjet po nuk ti japin ato ty ore.
Qytetari –Tani unë e kam pru njëshen ( një milion lekë)
Sekseri– Ok, tani do dalim prej këtu tani. Personi do të tregohet para këstit dytë se unë
Sekseri– Dëgjo, dëgjo personi do të tregohet kur të dorëzohet letra në dorë
Qytetari – Po pra
Sekseri– Me një dorë letrën me një dorë personin, pastaj unë me atë personin që i ka hyrë këtij muhabeti unë do të rekomandoj me këtë do shkosh në Tiranë me këtë dhe do kryesh veprimet atje. Në Kavajë po fole poshtë e përpjetë
Daja i qytetari – Mos fol me kërkënd
Sekseri– Mos fol me asnjë se del llafi ne sekonda.
Qytetari – O Klodi 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,13,14,15,16,17,18,19,20 kështu do e lemë pa dal emri i përsosnit
Sekseri– Po pra
Sekseri– Formularin qa kanë ato aty, do të them ky është
Daja i qytetari – Personi
Sekseri– Po, origjinali. Po të them edhe një herë nëse ky muhabet i del era ne prishim çdo gja që ne ndërtojmë. 10 – 15 ditë vjen shkresa zyrtare. Problemi është që kjo gjë që është nis të bëhet të mbyllet goja të rrimë urtë. Vetëm mbyllni gojën.
Prokuroria e ka mbyllur çështjen ajo ka vdek, nuk kanë dashur me nxjerr se e kanë robin e vetë ata. Ai që do të dali do habitesh. Në momentin që do marrësh shkresën, në momentin që more shkresën del bomba vetë. Ai person do vij të kapi vetë, do të vij tek shtëpia ty për këtë të rrish i qetë ti. Unë thuaj do ta tërheq denoncimin thuaj se sa do ma marrin për bazë ato thuaj nuk e di, unë dua lekët e mia, unë do të përpiqem.
Sekseri– Mos u trego tolerantë
Qytetari – Kush unë mo?
Sekseri– Mos ju tremb presionit
Qytetari – Çfarë presioni unë kam ardhur dje kastile se më mori dje ky. Si e lamë nuk është ba apo jo?
Sekseri– Jo është ba, si s’është ba. Dëgjo tani në telefon nuk mundet të shpjegoja shumë gjatë, gjatë, gjatë se telefonat përgjohen, kuptove. Tani dje ai burri huj ka shkuar tek policia shkencore
Qytetari – Po
Daja i qytetari – Me një fjalë ka kryer proceduar për nxjerrjen e asaj .tani për 2 – 3 ditë të vjen letra. Nuk ka me të zgjat më shumë se 2 – 3 ditë. Unë 500 00 lekë i kam fut unë i kam marrë unë
Daja i qytetari – ka marrë ky dje ja ka dhanë.
Sekseri– I kam kërkuar tjetrit 500 00 lekë ( të vjetra ) ka qenë daja jote prezentë dje ja kam kërkua tjetrit ja kamë dhanë për punën tënde. Unë nuk mundet ti thosha atij jo po nuk i ka
Daja i qytetari – Se bam muhabet një herë
Sekseri– Nuk shkonte ma ai muhabet
Qytetari – Se bamë
Sekseri– Në qoftese ti do e mbaru këtë punë, mbarohet bam, bam mbaroi loja. Ti të ndihmojmë matanë e je në rregull me mua. Kaq
Qytetari – kur të na kthej paret do të jap
Sekseri– O zemra ime jo kur të kthej paret ty jo
Qytetari – Si bamë,
Sekseri– jo kur të kthej paret hajduti jo
Qytetari – Kush?
Daja i qytetari – Kur të kthej paret hajduti ty ore
Qytetari –Po kështu e bame ne
Sekseri– Po jo mo zemra ime se kena ba kështu ne unë të thashë në momentin që të jep burri huaj letrën në dorë, dum lekët more vëlla. Qa të pres unë të marrish lekët e hajdutit?
Qytetari – Po ja si dha ai?
Sekseri– Po ç’faj kam unë s’ti dha ai? Unë e kam fajin për çfarë i hymë kësaj pune ne. Jo zemra ime, nuk e kena ba kështu. Unë të thashë në momentin që do të marrësh letrat në tiranë në respekt të dajës do të ndihmojmë ne të mbarosh punë shpejtë. Po jo se do të pres ty kur të marrësh lekët në gjykatë more vëlla. Të thashë në momentin që do të marrësh letrën në dorë brenda 15 ditëve burri huaj donim kusurin. Po the, po me hajdutin, me hajdutin të thashë do të ndihmojmë ne atë mbrapa do të ndihmojmë prapë të marrësh dëmshpërblim. Jo se do të pres ty kur të marrësh lekët e tjera.
Daja i qytetari – Mua më ke thënë kështu, dua të gjej hajdutin, ça do tani
Qytetari – Po ku ti gjej unë që ti jap?
Daja i qytetari – Mos ti hysh muhabetit
Sekseri– Po mos ti hyje zemra ime, nuk të bani njeri me sot more shpirt
Daja i qytetari – Masanaj ai shoku që ikë poshtë e përpjetë me ça ikën ai me ujë.
Sekseri– Unë i kam marrë borxh se ai tjetri më tha mos më rruj k.. kështu më ka thënë mos më rruj k…
Daja i qytetari – Edhe është njeri kompetent atje. Ore a e do punën të mbarume? Qa më duhet qa bën ti ore? Se qa kam borxh japë llogari vetë do të mbaroj punë ai tjetri me këtë.
Sekseri– Ishim në kafe, më mori në telefon e më tha ai atje në Tiranë i do sot më tha, ti gjejë ku të duash më tha mu. I hynë këtij muhabeti hajde të mbarojmë më tha. Unë tha nuk bëj lojra me njerëzit në Tiranë tha.
Daja i qytetari – Ata janë burra.
Sekseri– Të kam thënë se do të ndihmoj edhe në Tiranë.
Qytetari – Një milion e gjysmë ikën
Sekseri– O zemra ime, ti në radhë të parë duhet të gjesh këtë kaushin që të ka vjedh. Që të ka ardh e të ka thënë që lekët janë filan vend dhe kanë shku e të kanë marrë lekët aty ku i ke pasur ti. Shtëpia nuk të është bërë rrëmujë ka hyrë direkt ën sirtar ka marrë lekët ka ik. Tani kaq po të them unë po ta them nga informacionet që kam deri tani.
Qytetari – Për sa ditë do të bëhen at;?
Daja i qytetari – Puna nuk bëhet pa lekë
Sekseri– Se nuk ishte në Kavajë dhe hajd vari k… Është në policinë shkencore more burrë. Është në drejtori të përgjithshme. Ti e do këtë dosje nga e para, po prit një herë se nxirret nga arshiva, qysh dilka nga arshiva kështu dilka për qef. Unë nuk kisha interes ti hyja kësaj pune, si të pres ai tjetri dy muaj kur të mbarosh punë me gjykatat. Tre muaj apo kur të kthej lekët ty personi?/TCH/