Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mccain vs Trump: Amerikani dhe anti-amerikani

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mccain vs Trump: Amerikani dhe anti-amerikani

Nga Brent Budowsky, “The Hill” /Burra dhe gra të ndershëm anembanë vendit dhe botës, po e kalojnë këtë javë duke i bërë homazh njërit prej amerikanëve më të mëdhenj në 100 vitet e fundit: John Mccain.

Presidenti ynë aktual amerikan, Donald Trump, nuk është njëri prej tyre, diçka që është simptomatike për ligësinë, zemërimin dhe tradhtinë që karakterizon presidencën e tij.

Do të kishte qenë kaq e thjeshtë, aq e fisme dhe madhështore, që Trump të shkonte të takonte Mccain gjatë kohës së sëmundjes dhe krizës së tij përfundimtare. Përkundrazi, Trump e përdori atë kohë moment për të fyer edhe më shumë, një nga heronjtë dhe burrështetasit e mëdhenj të politikës amerikane.

Trump kundrejt Mccain është një përrallë e dy burrave, një përrallë e dy amerikanëve, një përrallë e dy vizioneve radikalisht të kundërta, dhe e standardeve të jetës publike amerikane. Mccain mishëroi cilësitë më të larta të patriotizmit dhe madhështisë amerikane.

Ai i shërbeu vendit tonë me guxim, duke rrezikuar jetën e tij në luftë, edhe kur ai ishte një i burgosur lufte, duke u torturuar në “Hilton Hanoi”, dhe duke rrezikuar sërish jetën e tij, kur refuzoi lirimin e parakohshëm, kur torturuesit ia ofruan këtë.

John Mccain nuk do të tradhtonte, apo nuk do të linte në baltë vëllezërit e tij në uniformë. Trump tha se Mccain nuk ishte një hero. Edhe pasi Mccain vdiq, Trump nuk mundi të ngrihej mbi arrogancën e tij.

Trump, në një nga komentet më të ashpra dhe të turpshme në historinë politike amerikane, tha se ai preferonte ushtarët që nuk ishin kapur kurrë nga armiku ndaj ish të burgosurve të luftës që kishin duruar torturat, dhimbjet dhe rrezikun e vdekjes në shërbim të vendit tonë.

Mccain mishëroi idealet më të larta, dhe traditat më të mëdha të shërbimit publik amerikan. Ai e shihte shërbimin publik, si një mundësi të madhe për ta bërë jetën më të mirë për çdo qytetar amerikan.

Ndërsa Mccain besonte tek detyra, nderi dhe vendi i tij, Trump beson vetëm tek vetja. Ndërsa Mccain i dha kombit aq shumë, Trump kërkon të marrë aq sa mundet për vete.

Mccain ishte një nga rrëfimtarët më të mëdhenj të së vërtetës në historinë e politikës amerikane. Pavarësisht nëse kishte të drejtë apo gabim mbi çështje të caktuara, ai ka folur gjithmonë për ata që ka parë, ka thënë gjithnjë të vërtetën, teksa besonte dhe përpiqej gjithmonë të ngrinte standardin e debatit publik në Amerikë.

Trump do të gjendet së shpejti në një përplasje të fortë me shtypin e lirë të kombit, të cilin ai e quan “armiku i popullit”, siç bëjnë shpesh diktatorët, dhe që i ka numëruar më shumë se 5.000 gënjeshtra, gabime dhe gënjeshtra që nga marrja e presidencës së tij.

Mccain luftoi për ta çliruar kombin nga paratë e pista të fushatave, të cilat e korruptojnë demokracinë tonë. Trump ka ulur ndjeshëm taksat për amerikanët më të pasur dhe korporatat e, dhe përpiqet ta përdorë atë si levë për të shtuar llojin e financimeve, që Mccain synoi të parandalojë, nëpërmjet blerjes së ndikimit apo edhe posteve legjislative.

Mccain besonte në një politikë patriotike të qytetarisë, bipartizanizmit dhe unitetit kombëtar. Ai punoi me konservatorët dhe liberalët, demokratët dhe republikanët, gjatë gjithë karrierës së tij. Trump sulmon, demonizon një listë të gjatë dhe në rritje amerikanësh, që mund të jenë liberalë apo konservatorë, dhe që ai i trajton si armiq politikë.

Lista e armiqve të Trump është e gjatë, dhe gjithnjë e në rritje. Ndërsa Trump kaloi vite duke vënë në dyshim vendlindjen e ish-presidentit Barack Obama, Mccain, në kulmin e ambicies së tij si kandidat republikan për president, mbështeti i indinjuar shtetësinë amerikane të Obamës.

Ndërsa Mccain punoi me demokratët në kërkim të marrëveshjeve, Trump tall dhe fyen udhëheqësit demokratë, dhe herë pas here shpreh neveri për udhëheqësit republikanë. Mccain ishte një besimtar i devotshëm i lirisë dhe demokracisë. Trump ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur diktatorët nga e gjithë bota.

Mccain besonte në bashkimin e aleatëve tanë demokratikë në kauzën e përbashkët për liri. Trump fyen udhëheqësit demokratikë, teksa vlerëson diktatorët e huaj, zhvillon luftëra tregtare kundër aleatëve demokratikë, minon aleancat demokratike të sigurisë, dhe përçan dhe kërcënon aleancat ekonomike demokratike.

Mccain ishte shumë besnik ndaj miqve të tij dhe vlerave të tij. Trump është besnik vetëm ndaj vetes dhe interesave të tij, dhe është tronditur se shumë nga aleatët e tij më të ngushtë, kanë arritur marrëveshje me organet federale për të bashkëpunuar me prokurorët, dhe për të dëshmuar të vërtetën kundër shkeljeve të tij ligjore.

Në një shkrim të kohëve të fundit, më ra në sy se romani i preferuar i Mccain ishte, “Për kë bien këmbanat?” të Ernest Hemingway, që flet për betejën e republikanëve spanjollë kundër fashizmit në Europë në vitet 1930. Së shpejti, këmbanat do të bien edhe për Donald Trump.

Në këtë përrallë të dy amerikanëve, unë dhe të tjerët e panumërt, jemi krenarë të rreshtohemi me vlerat që mishëroi John Mccain. Unë do t’ua lë mbështetësve dhe miqve të Trump, t’i rrëfejnë botës se sa krenarë janë ata për presidentin e tyre.

Shënim: Brent Budowsky, ka qenë ndihmës i ish-senatorëve republikanë Lloyd Bentsen dhe Bill Alexander.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: amerikanianti-amerikaniBrent BudowskyMcCainTrump

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Zbulohet largimi i parë i një ministri nga qeveria

Zbulohet largimi i parë i një ministri nga qeveria

Një tjetër tërmet i fortë trondit tokën

Një tjetër tërmet i fortë trondit tokën

Ja cilat janë 100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri, gjeni ku renditet mbiemri juaj (Video)

Ja cilat janë 100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri, gjeni ku renditet mbiemri juaj (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Shpërthimi vulgar i Trump’, ish-ministri iranian reagon pas deklaratave : Do të mbrohemi
Bota

Shpërthimi vulgar i Trump’, ish-ministri iranian reagon pas deklaratave : Do të mbrohemi

by mirseda
09:44 | 06/04/2026
0

Tensionet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë përshkallëzuar më tej pas një vale deklaratash të forta...

Plagosën me thikë adoleshentin në Shkodër, policia arreston një 25-vjeçar, shpallet në kërkim autori

Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi

09:39 | 06/04/2026
Dy viktima pas sulmit iranian në Izrael, vijojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja

Dy viktima pas sulmit iranian në Izrael, vijojnë kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja

08:29 | 06/04/2026
Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

17:22 | 05/04/2026
U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com