Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjeve të fundit të mbytjes së pushuesve në plazhe duke akuzuar qeverinë si të papërgjegjshme.
Sipas tij vetëm në këtë sezon janë mbytur 21 persona, aq sa nuk janë mbytur në të gjithë Evropën.
Kujtojmë se tragjedia e ndodhur sot në Divjakë, ku u mbyt një vajzë 12-vjeçare është një tjetër kambane alarmi për sigurinë e plazheve në vend.
STATUSI I PLOTE I BERISHES
Ne Shqiperi, kete sezon turistik u mbyten pushues 4 here me shume se ne mbare Europen!
Te dashur miq, sot mediat njoftuan mbytjen e radhes te nje pushuesi ne Velipoje, mbytja e trete kjo ne pese ditet e fundit ne brigjet e vendit. Kjo ishte viktima e 21-te e ketij sezoni turistik ne ujerat e brigjeve te detrave tona, sikur te ishin brigjet e askujt.
Me viktimen e sotme numri i pushuesve qe u mbyten vetem ne ujerat e brigjeve te detrave te vendit kete sezon turistik, kalon me mbi kater here numrin e pushuesve te mbytur ne te gjitha brigjet e detrave te Europes. Kjo shifer e paregjistruar kurre me pare ne Shqiperi, deshmon keshtu se brigjet tona jane brigje te nje vendi pa shtet, brigje ne te cilat, pavaresisht nga taksat qe paguajne pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgje dhe, kunder rrezikut qe paraqet uji, nuk investohet qofte dhe nje qindarke nga qeveria apo bashkite per shpetimin e njerezve ne rrezik mbytje.
Duke shprehur ngushellimet familjes se viktimes se radhes dhe familjeve te te gjitha viktimave qe u mbyteb kete vere pa patur asnje lloj ndihme te shpejte shpetimi, denoj si te papergjegjshme dhe kriminale qendrimet e qeverise dhe vet Norieges per mungesen e plote te ndihmes ndaj rrezikut te njohur qe ejziston per jeten e pushuesve qe lahen ne ujerat e brigjeve tona! sb