Një qytetar ka humbur jetën në Qeparo, teksa po lahej në det. Viktima është një 79-vjeçar nga Tirana, i cili kishte shkuar me pushime në jug.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00, kur i ndjeri ka kërkuar ndihmë për një moment.
Sipas policisë, pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.
“Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndërruar jetë”, njofton policia.
79-vjeçari me iniciale I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij iu gjetën disa medikamente tensioni.