Janë mbyllur pjesët e para të natës së tretë të ndeshjeve eliminatore të Botërorit Rusi 2018. Nuk ka surpriza dhe po fitojnë ekipet që u duhet më shumë fitorja. Vetëm Portugalia, me Kristiano Ronaldon i cili e ndoqi nga stoli pjesën e parë nuk ka shënuar përballë Andoras. Fitore e cila do ta bënte vendimtare ndeshjen e fundit përballë Zvicrës për ekipin që do të siguronte biletën direkte për në finalet e këtij kopeticioni.
Zvicra nga ana tjetër është duke mposhtur 3-0 Hungarinë. Ku decizivë kanë qenë shqiptarët që luajnë në ekip. Xhaka ka hapur tiparin e golave,duke ‘vjedhur’ mjaft mirë një top nga portieri hungarez. Golin e dytë e shënon Frei nga një aksion mjaft i rrjedhshëm. Ndërsa në golin e tretë Shaqiri asiston mjaft mirë për Zuber i cili kishte për të mposhtur vetëm portierin dhe e bën mjaft mirë.
Franca është në avantazhin e një goli nga lojtari i Juventus, Matuidi. Një ndeshje e vuajtur për ‘gjelat’ të cilët kanë hasur shumë vështirësi për të dalë bë sulm përballë Bullgarisë. Këta të fundit kishin një rast të artë për të barazuar rezultatin, por Lloris bën mrekullinë dhe bën tre pritje të bukura.
Hollanda kalon në avantazh dhe rri në garë për vendin e dytë. Është i riu Propper që shënon nga shumë pranë portës, pas një pasimi mjaft të mirë të bavarezit Robben. Në rast fitoreje Hollanda do të ketë në dorë kualifikimin në ndeshjen e fundit Përballë Suedisë.
Greqia bën kthesën e madhe në dy minuta përballë Qipros. Të gjendur në disavantazh grekët gjejnë forcën dhe barazojnë rezultatin me anë të sulmuesit Mitroglu. Dy minuta më vonë është Tziolis që shënon me kokë, pas ekzekutimit të një goditje këndi. Nëse grekët fitojnë atëherë kanë shanse për në play-off , pas humbjes së Bosnjes përballë Belgjikës.