Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mbledhja e KLP-së për Alfred Ballën, merret vendimi i formës së prerë

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
Mbledhja e KLP-së për Alfred Ballën, merret vendimi i formës së prerë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të hënën pasdite, vendosi për përfundimin e mandatit të, Alfred Ballës, kryetar i këtij institucioni. KLP, me 9 vota pro, deklaroi përfundimin e mandatit të Ballës. Që nga paraditja mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që kishte si objekt, çështjen e përfundimit të mandatit të kryetarit, Alfred Balla, është zhvilluar me debate mes anëtarëve të KLP-së, nëse Balla duhet të vijonte detyrën si kryetar apo jo.

Diskutimi për mandatin e Ballës u hap pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e ndaloi atë të ushtronte detyrën si prokuror apo gjyqtar apo funksione te tjera në sistemin e drejtësisë për 15 vite.

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i marrë më 21 maj, prishi vendimin e KPK, për të cilën ushtroi ankim komisioneri publik.

Debatet e ashpra në KLP

Mbledhja e sotme e drejtuar nga Tartar Bazaj, u shoqëruan me tone të lartë mes anëtarëve, Nurihan Seiti dhe Sokol Stojani. Seiti u pozicionua kundër përjashtimit të Alfred Ballës, duke theksuar se mandati i tij ndërpritet vetëm me vendim të KLP-së.

“Jam kundër përjashtimit të z.Balla. Të përjashtohet nënkryetari që ka thirrur këtë mbledhje. Vendimi i KPA ende nuk është botuar në fletore zyrtare. Alfred Balla, Tartar Baze, Nurihan Seiri i ka mbaruar mandati më 19 dhjetor 2023. Për mua as Balla e as Baze nuk duhet të ishte në këtë këshill, derisa i ka mbaruar mandati. Kemi një praktikë të Antoneta Sevdarit. Rasti i Antonetës nuk linte asnjë diskutim ligjor. Ne vijojmë të kemi kryetar të Këshillit z. Alfred Balla. Mandati mund të ndërpritet veç me vendim të KLP. Hidh me votim kërkesën për përjashtim. Jeni në konflikt interesi. Ta dinë të gjithë kush është Alfred Balla. Ishe nënkryetar e doje të merrje kryesimin, je në konflikt interesi. Kaq e thjeshtë është. Pse doni të shpejtoni, pse po mblidhemi? Balla është në detyrë, duhet të ishte këtu, ka bërë gabim fatal. Të drejtonte mbledhjen e kur të vinte procesi i votimit të dilte jashtë. Vetë i thatë, mos hajde në komision. Stojani, çfarë ka kaq për të shpejtuar? Mandatin e ndërpresim ne”, u shpreh Seiti.

Ndërsa Stojani theksoi se është e papranueshme shkelja që po i bëhet vendimit të KPA-së. Ai shtoi se Balla nuk duhet të ushtrojë asnjë funksion në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, sa kohë nuk ka kaluar procesin e rivlerësimit.

“Kryetari nuk e ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit. Nuk mund të emërohet gjyqtar i çdo niveli anëtar i KLGJ ose anëtar i KLP, prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare. Ne jemi në dijeni për një kërkesë nga Balla për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të tij në pozicionin e këshilltarit ligjor. Ai nuk e ka ushtruar detyrën dhe kur ai jep dorëhqje, nuk ka sesi një organ që duhet të bëjë vlerësimin kalimtar dhe hetimin administrativ të vazhdojë me procedurën, kur ai është dorëhequr, por vijon me atë pikë të procedurës ku aplikon ndalimin e ushtrimit të funksionit në pozicione të caktuara për një periudhë 15 vjeçare. Ne duhet ta merrnim në mënyrë të paanshme, nuk kemi seancë dëgjimore për të dëgjuar anëtarët e këshillit. Kemi 5 anëtarë prokurorë që kanë qenë anëtar të KLP, edhe ata të zgjedhur sipas ligji. Ligji nuk kërkonte vlerësim të formës së prerë të vetingut, kërkonte kalim me sukses deri te KPK.U mandatuan, nga zgjedhja prokuror erdhën këtu. Por ku u shkarkuan nga Kolegji i Apelimit nuk ishin më kandidat, por gëzonin statusin e gjykatës së lartë dhe nuk ushtronin funksionin e prokurorit. Për mua sa kohë dhe ish-kryetari që s’mund të ushtronte funksionin pavarësisht tentativave të tij, jo ka mbaruar mandati, jo s’ka mbaruar mandati, Kushtetuta thotë se secili prej nesh vazhdon funksionet ti ushtroj dhe i zgjatet mandati derisa të zëvendësohet. Vendimet nuk janë të parashikuar te ligji për statusin, zbatohen drejtpërdrejtë. Prokurorët nuk vijnë sot në këtë institucion, por zbatohet nga zyrat lokale aty ku ushtrojnë funksion. Sot na ka ngarkuar kushtetuta dhe ligji të marrim një vendim për një nga anëtarët tanë. Ky njeri është ndaluar të ushtrojë funksione. Si mund të mbajmë një njeri që nuk caktohet? Vendimi i KPA nuk vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë, të parashikuar në ligj. Nuk duhet të thërriste kryetari komisionin, por të caktonte kryetarin zëvendësues. Ne vëmë në dyshim vendimin, kjo është e papranueshme”, theksoi ai.

Balla: Duhet të dëgjohem

Edhe kreu i KLP, Alfred Balla ka reaguar lidhur me mbledhjen që zhvilloi KLP pa praninë e tij, duke kërkuar që të dëgjohet shpjegimi i tij.

Ai nuk ka qenë prezent në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me kërkesë të nënkryetarit, ku vetëm Balla përmes letrës bërë publike për mediat sqaron se “duke qenë një rast i veçantë i paparashikuar nga Kushtetuta dhe ligji organik dhe një vendim që cenon drejtpërdrejt interesat e mia, duhet të dëgjohem paraprakisht nga ky Këshill”.

Balla ka komentuar edhe vendimin e KPA, ku tha se ai nuk është përfundimtar dhe i menjëhershëm.

“Problem tjetër ligjor është nëse vendimi i KPA-së, është nga ata vendime që duhet zbatuar menjëherë, sipas parashikimeve kushtetuese? Vendimi i 3 nga 5 prej anëtarëve KPA-së edhe pse është shprehur se është përfundimtar dhe i menjëhershëm, nuk është një vendim përfundimtar dhe për më tepër i menjëhershëm si ai i parashikuar në nenin “F” pika 5 të aneksit të Kushtetutës, ku thuhet e zeza mbi të bardhë se (Vendimi përfundimtar që urdhëron shkarkimin nga detyra, hyn në fuqi menjëherë.)”, shkruan Balla.

Balla shkruan se KLP duhet të ketë parasysh disa momente shumë të rëndësishme ligjore ne respekt të lartësisë së institucionit, ashtu edhe të të drejtave të tij kushtetuese.

“Unë jam anëtar i KLP-së i zgjedhur nga Kuvendi prej përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare që më ka mbaruar mandati ligjor 5 vjeçar prej datës 18.12.2023 dhe që aktualisht po qëndroj në detyrë. Mandati im si anëtar i KLP-së si dhe ai i dy anëtarëve të tjerë jo magjistratë (Z.Bazaj dhe Znj.Seiti) të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, ka mbaruar me plotësimin e afatit 5 vjeçar të parashikuar nga Kushtetuta. Për këtë mandat kemi dhe vendim marrje të Këshillit ku kemi përcaktuar se kur mbaron mandati i secilit (vendimi i KLP-së Nr.213, datë 13.10.2020 “Për përllogaritjen e mandatit të anëtarit të Këshillit” i cili u mor me kërkesën e Kuvendit dhe shprehet për mandatin tonë).

Për këtë, qëllim me vendimin Nr.2 datë 19.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka filluar edhe procedura për zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Pikërisht referuar edhe akteve të Kuvendit në vijim dhe Kushtetutës e ligjit, ne konsiderohemi si anëtarë që na ka mbaruar mandati dhe jemi anëtarë në detyrë deri në emërimin e pas ardhësit.Momenti i mbarimit të mandatit tim dhe shkaku i mbarimit të këtij mandati, pra data 18.12.2023, për shkak të mbarimit të afatit 5 vjeçar apo data e sotme për shkak të vendimit të KPA-së, shkak të cilin do e përcaktoni Ju, se ku parashikohet, në cilin rast të nenit 149/b të Kushtetutës? Problemi tjetër ligjor është nëse me ka mbaruar mandati dhe ekzistojnë shkaqe pazgjedhshmërie, cili organ është kompetent për t’u shprehur në lidhje me vazhdimësinë në detyrë apo jo?” shkruan Balla.

Balla thotë se arsyet e vendimit të ndalimit të KPA nga sistemi i drejtësisë lidhen me zgjedhjen si anëtar jo magjistrat i KLP-së.

“Anëtari i KLP-së, të cilit i ka mbaruar mandati nuk mund të qëndrojë në detyrë pas mbarimit të afatit, nëse vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit. Pra, kur provohet se, ka pasur kushte penguese për t’u zgjedhur anëtar i KLP-së dhe ato janë vërtetuar më pas. Është problem ligjor edhe analiza dhe vlerësimi nëse janë provuar kushtet e pazgjidhshmërisë, që kërkon Kushtetuta me këtë vendim apo jo?” thotë Balla.

Sipas Ballës vendimi i KPA-së do e çojë në Strasburg.

“Ky vendim, për zbatimin e nenit “G” të Kushtetutes, si parashikim plotësues i një vendimi jo përfundimtar të organeve të rivlerësimit, ka efekt për procedurat e ardhshme, gjithmonë nëse konsiderohet si i marrë gjatë një procesi të rregullt e një gjykimi të drejtë edhe nga vendimi përfundimtar që do japi në Strasburg, GJEDNJ-ja”, tha ai.

Vendimi i KPA-së

Alfred Ballës i ka përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijon të qëndrojë në detyrë deri në momentin që do të zgjidhen anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla do të jetë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite. Ky vendim u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), i cili vendosi që Balla nuk mund të ushtrojë detyrën e tij si prokuror apo gjyqtar.

KPA ka pranuar kërkesën e Komisionerit Publik, i cili ankimoi vendimin e KPK për të vendosur “përfundimin e vetingut pa një vendim përfundimtar dhe pa sanksion ndaj kreut të KLP”.

Pas një hetimi të plotë të dosjes së Ballës dhe pretendimit të Komisionerit Publik se ai e kishte humbur statusin e magjistratit, 5 gjyqtarët e KPA-së, të drejtuar nga Ina Rama, dhanë vendimin përfundimtar për përjashtimin e Ballës me 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për shkak të ushtrimit të detyrës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri më 31 korrik të vitit 2017.

Në qershor të 2023, Komisioneri Publik e cilësoi vendimmarrjen e KPK në kundërshtim me përcaktimet kushtetuese dhe kërkoi ndryshimin, ku veç ndërprerjes së vetingut, nevojitej që Ballës t’i ndalohej emërimi në disa pozicione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, përfshirë dhe funksionin që ai mban aktualisht.

TË LIDHURA

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Gramsh, digjet plotësisht banesa

08:32 | 23/06/2025
Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet  autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet autori

08:10 | 23/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Next Post
Kush po i sjell armët në Kosovë? Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri: Gjatë kontrolleve u gjetën armë, eksplozivë dhe municion

Kush po i sjell armët në Kosovë? Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri: Gjatë kontrolleve u gjetën armë, eksplozivë dhe municion

Debat mes Baby G dhe Diteas: Mos i jep gojës, nuk jemi idiotë

Debat mes Baby G dhe Diteas: Mos i jep gojës, nuk jemi idiotë

“Hë mi ma, e pe”, ja çfarë i tha Egla të ëmës pas fitores së BBVip

"Hë mi ma, e pe", ja çfarë i tha Egla të ëmës pas fitores së BBVip

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë
Bota

Rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë

by mirseda
10:16 | 23/06/2025
0

Liderët e vendeve të NATO-s mblidhen në Hagë më 24-25 qershor për samitin e përvitshëm të aleancës,...

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

10:01 | 23/06/2025
36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

36 orë sulme mbi Iran, bombarduesit B-2 rikthehen në SHBA

09:58 | 23/06/2025
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane do të pësonte humbje të ndjeshme!

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit/ Kina, blerësi më i madh i naftës iraniane do të pësonte humbje të ndjeshme!

09:42 | 23/06/2025
Man.City siguron vendin në 16-she në Botërorin e Klubeve

Man.City siguron vendin në 16-she në Botërorin e Klubeve

09:30 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com