Në Fier një 32-vjeçar ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë prej orë 12:00 dhe nuk pranon të zbresë. Menjëherë është ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korrentin.
Dyshohet se shtetasi Arjan Lamcaj vuan nga sëmundja e epilepsisë. Policia zjarrfikësja edhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë vazhdojnë negociatat që ai të zbresë nga shtylla.
Informacion paraprak i policisë
Në datën 22.02.2018, rreth orës 12:00, në fshatin Varibob, shtetasi A.L, 32 vjeç, ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk zbret.
Dyshohet se shtetasi A.L vuan nga sëmundja e epilepsisë.
Eshtë ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me korentin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca.