Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mbi fashistin, fshatarin dhe spiunin rus, Agron Tufa!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Mbi fashistin, fshatarin dhe spiunin rus, Agron Tufa!

Nga Artan Fuga/Unë i mirëkuptoj të gjitha shqetësimet dhe angazhimet për të ruajtur të pacënuar nga askush vlerat dhe kontributin e rezistencës antifashiste gjatë Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, për respektin për këdo që ka marrë pjesë në të, komunistë, nacionalistë, demokratë, si edhe për të gjitha kontributet, luftëtarë, dëshmorë, viktima, të deportuar në kampe, popullsi e martirizuar, etj, familje dëshmorësh.

Duke pasur nja pesë a gjashtë dëshmorë e të martirizuar në familje nga bashkëpuntorët e fashizmit dhe larot e tradhëtarëve më kujtohet gjyshja që edhe në vitet 60, më kujtohet si turbull, që lëviste nëpër shtëpi si një hije e mërzitur, e pezmatuar, e harruar në vetminë e vet të pashërueshme nga dëmet e Luftës, nga tradhëtarët që si qenër i kishin kafshuar shpirtin, duke tymosur duhan nga mëngjesi në darkë, folur me vete, veshur në të zi dhe qarë e qarë me afshe zemre.

Vuajtur nga të gjitha anët ky popull, paralufte, gjatëlufte dhe paslufte!

E kishte goditur rëndë lufta gjyshen time të mjerë e të mirë si gjyshet e gjithkujt. Nuk ja harroj askujt! Po pa asnjë hakmarrje!

Të dallohen pra kush ka qenë për rezistencën, kush ka qenë neutral, kush ka qenë tradhëtar!

Kur të na bëhet mbarë edhe unë dëshiroj t’i them mikut tim Agron Tufa çfarë mendoj për ndonjë botim, i të cilit ai nuk është autor. Sikur bisedojmë ngahera për libra të tjerë!

Por, kur dëgjoj se ai qenkesh fashisti i fundit në Shqipëri, nuk e mbaj dot të qeshurën : hahahahahahaha! Shqipëria nuk qenka çliruar akoma!!! Paska mbetur ushtari i fundit Agron Tufa!

Goni është fashist poaq sa unë nuk jam biri i dy partizanëve në Luftën Clirimtare, kujtimin e të cilëve në atë periudhë e kam të shenjtë në traditat familjare!

Goni na qenka edhe fshatar! A thua se është sharje përbuzëse të vish nga zona dhe krahina plot tradita nga cdo cep i vendit! Sa qejf po të isha edhe unë fshatarMbi si Gon Tufa!

Hahahahahahahaha!

Me kulturën perëndimore që ai ka marrë në universitete ruse, paradoks i madh, por i vërtetë, ai më ka habitur me botëkuptimin e tij postmodern që më ka lënë mbresa të forta dhe admirim edhe mua që prej shtatë a kusur brezash kam tradita familjare qytetase në qytete mijëvjecare! Më urban në këtë rrafsh sesa unë ai!

Goni qenka edhe spiun rus! Vërtet ka ca tipare si të Sorges ai! Ore mos është ai që i ka dërguar z. Putin planet e sulmit të fashistëve shqiptarë mbi Moskë që po përgatitet për 21 qershorin e këtij viti?

Edhe kjo na duhet, të niset një fushatë makartiste si gjueti shtrigash ndaj intelektualëve tani!

Qetësohuni miq, shokë, zonja dhe zotërinj!

Mjaft e thelluat kulturën antiMukje!

Unë kam tezën se diktatura na krijoi idenë se ne e kishim kapërcyer Rilindjen e shekullit 19 -të dhe ishim bërë unitarista si komb, por kam nisur të kem dyshime të forta shumë. Por, ne nuk paskemi kaluar as antiMukjen!

Nuk e di se çfarë thotë për këtë e shenjta dhe e heshtura Akademi e Shkencave që po rinohet e bëhet si nuse në kujdesin e ndoca 14 deputetëve bashkëpuntorë me forcat e regresit intelektual në vend!

As Agron Tufa nuk është fashist, as çlirimtarët nuk barazohen dot me kriminelë lufte!

E ka fajin folja “me qenë” që në shqip përdoret pa njohur punimet e të madhit Alfred Korzybski në semantikën e tij monumentale gjenerale. Por për këtë, sakohë që ende nuk po përgatitet botimi në kantjer e sipër mund të drejtohemi në ministrinë e jashtme sepse atje ju sqarojnë për cdo gjë!

Jam shkrirë gazit këto ditë, sepse nuk kisha mundësi të qaja!

Tags: Agron Tufafashistinfshatarinrusspiunin

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Rudina Hajdari tregon pse nuk e djeg mandatin: Dua të sjell një model të ri demokratik

Rudina Hajdari tregon cila është arritja më e madhe e ‘opozitës së re’

Teknologjia VAR në kampionatin shqiptar, ja kur fillon të aplikohet

Teknologjia VAR në kampionatin shqiptar, ja kur fillon të aplikohet

“Ti Shqipëri s’më jep nder…”, të rinjtë e PD-LSI rreshtojnë këpucë para Kuvendit

“Ti Shqipëri s’më jep nder...”, të rinjtë e PD-LSI rreshtojnë këpucë para Kuvendit







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com