Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Mbi 150 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Mbi 150 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja

Martin Penner, kryetar i Zyrës së Komunikimit në Turqi i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP), ka deklaruar se pavarësisht progresit të rëndësishëm në vitet e fundit, kequshqyerja me ndikimin e një në çdo tre persona në botë vazhdon të jetë një problem i madh dhe global.

Penner, duke folur për Anadolu Agency (AA), me rastin e 16 tetorit, Ditës Botërore të Ushqimit, tha se ndërsa kequshqyerja vazhdon të ndikojë më shumë se 150 milionë fëmijë, normat e mbipeshës dhe obezitetit po rriten në të gjitha vendet. Sipas tij, konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore po e rrisin problemin.

Penner ka bërë të ditur se WFP po zhvillon një aktivitet të madh njerëzor në luftën kundër urisë në të gjithë botën dhe se për çdo vit ka siguruar ushqime për rreth 80 milionë persona në 80 vende.

Pasi ka nënvizuar se kryejnë ndihma ushqimore në situata emergjente, ai ka shpjeguar se aktualisht ata kanë dërguar ndihmave në Indonezi ku është përjetuar tërmeti si dhe ndihma ushqimore për 3 milionë persona në Siri që është fqinj me Turqinë.

Ndër të tjera Pennet ka bërë të ditur se nuk kryejnë aktivitete të ndihmave vetëm në rastet emergjente, por në të njëjtën kohë përpiqen që shumë vende të përmirësojnë ushqyerjen dhe të përballojnë vështirësitë. WFP shërben me 5.000 kamionë, me 20 anije dhe 92 avionë duke dorëzuar ushqime dhe produkte të tjera të ndihmave në rajonet ku ka më shumë nevojë.

– “Misioni ynë është të sigurojmë produkte ushqimore”

Duke bërë të ditur se WFP ka eksperiencë në sigurinë e ushqimeve, Penner tha se “Kjo do të thotë që njerëzit të kenë qasje të mjaftueshme dhe produkte ushqyese për të gjithë vitin. Ndërsa siguria ushqimore është një gjë ndryshe. Ajo garanton sigurinë e produkteve ushqimore përmes përgatitjes rigoroze dhe higjienike të ushqimit. Kjo sigurisht është e rëndësishme dhe WFP ofron standardet më të larta të ndihmës ushqimore. Megjithatë, misioni ynë është që të sigurojmë produkte ushqyese për të gjithë ata që kanë nevojë për të”.

Penner deklaroi se qëllimi i tyre kryesor është ta bëjë botën të bëhet një vend me “zero uri” deri në vitin 2030.

“Për të arritur ‘zero uri’ vetëm ushqimi nuk mjafton. Duhet të mendojmë edhe për të ushqyerit. Sepse ushqyerja e drejtë në kohën e duhur mund të ndihmojë në ndryshimin e jetës dhe në thyerjen e ciklit të varfërisë. Prandaj, të ushqyerit ne e kemi si një element kyç të punës tonë. Pavarësisht progresit të rëndësishëm në vitet e fundit, kequshqyerja në botë vazhdon të jetë një problem i madh dhe global. Ndërsa kequshqyerja vazhdon të ndikojë më shumë se 150 milionë fëmijë, normat e mbipeshës dhe obezitetit po rriten në të gjitha vendet,” tha Penner.

– “Një në çdo 9 persona është i uritur”

Duke shprehur se uria globale është rritur, Penner tha se “Sipas të dhënave të publikuara nga Kombet e Bashkuara në shtator, numri i njerëzve të uritur në botë arriti në 821 milionë vitin e kaluar, shprehur ndryshe një në çdo nëntë njerëz është i uritur”.

Ai theksoi se është bërë përparim i kufizuar në trajtimin e formave të ndryshme të kequshqyerjes dhe u shpreh se që nga regresi i zhvillimit të fëmijëve e deri tek obeziteti i rritur shëndeti i qindra miliona njerëzve është në rrezik.

– “Uria është kthyer në nivelin e 10 viteve më parë”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se uria në tre vitet e fundit ka kaluar në rritje dhe është rikthyer në nivelin e 10 viteve më parë, Penner tha se “Nëse deri në vitin 2030 kërkohet të arrihet në zero uri me Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm duhet të bëhen më shumë gjëra në mënyrë urgjente”.

Po ashtu Pennet ka deklaruar më tej se “Në shumë rajone në Amerikën Jugore dhe Afrikë situata po përkeqësohet gjithnjë. Në raportin e OKB-së për ‘sigurinë e ushqimit në botë dhe situatën e ushqyerjes’ është zbuluar se ndryshimet klimatike që prekin modelet e reshjeve dhe sezonet bujqësore, situatat klimatike të lidhura me thatësirën dhe përmbytjet, bashkë me konfliktet që çojnë në stanjacion ekonomik janë arsyet kryesore që sjellin në rritjen e urisë.”

Nga uria vuajnë 515 milionë persona në Azi, 256.5 milionë në Afrikë dhe 39 milion njerëz në Amerikën Latine dhe Karaibe. Numri i të rriturve obezë është 672 milionë në botë, që do të thotë se një në çdo tetë të rritur është obez. Numri i fëmijëve nën moshën 5 vjeç të prekur nga vonesa në rritje është rritur në 150.8 milionë. Në botë rreth 38.3 milion fëmijë nën 5 vjeç ndodhen në kategorinë mbipeshë.

Tags: fëmijëKequshqyerjaMbi 150 milionëvuajnë

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
Ish-presidenti i Shqipërisë: Panucci një sharlatan që po shkatërron…

Dy humbje dhe dy fitore të madhe për Panuccin ndaj Izraelit

Përurohet skulptura “Cosmic S” në rrethrrotullimin “Zogu i Zi”

Përurohet skulptura “Cosmic S” në rrethrrotullimin “Zogu i Zi”

Rama ultimatum për Balilin/Ardi Veliu mes dy zjarreve, ja lidhja e tij me super të kërkuarin

Rama ultimatum për Balilin/Ardi Veliu mes dy zjarreve, ja lidhja e tij me super të kërkuarin







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

by mirseda
17:54 | 12/02/2026
0

Dhoma e Avokatisë Vlorë, përmes një deklarate publike drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë,...

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

Spiropali përshëndet deklaratën e Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së

17:17 | 12/02/2026
U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

U largua nga drejtimi i Prefekturës së qarkut të Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

16:43 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com