Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Mbështetësit e vegjël të ideve të mëdha

7 vjet ago
in Të Gjitha
Mbështetësit e vegjël të ideve të mëdha

Nga Mehmet Kraja/Idetë kombëtare janë ide të mëdha dhe brenda tyre përpiqen të akomodohen edhe ata që i ndjejnë me krejt qenien e tyre problemet e kombit, pra patriotët e vërtetë, por edhe ata që e përdorin kombin për pushtet, për prestigj të rrejshëm, për përfitime politike, për përfitime materiale etj., sepse, siç është thënë tashmë, patriotizmi është vërtet ndjenjë fisnike, por është edhe strehë për t’u fshehur edhe horrat dhe krejt soji i tyre.

Te ne, meqë tashmë kemi arritur një shkallë të demokratizimit të mendimit, të drejtën për të ndarë “etiketa” kombëtare e kanë të gjithë, edhe ata, të cilët që më shumë se njëzet vjet përdorin retorikën patriotike “bam-bam-bam!” për të heshtur oponencën, por edhe ata që në emër të kombit vërtet nuk kanë lënë gjë pa bërë.

Asgjë nuk është e fshehtë dhe asgjë nuk është histori e largët. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur me ne gjatë viteve ’90 dhe më herët, e dimë se kush ishim dhe çfarë bëmë: sekush punoi vërtet që punët e kombit dhe të Kosovës të shkonin mbroth; sekush u vu në shërbim të pushteteve, ideologjive, diktaturave, armiqve, madje edhe vrasësve; sekush tjetër krejt atë situatë tragjike e kaloi duke qëndruar anash, sa për shkak të bindjeve politike, sa për shkak të burracakisë dhe qyqarllëkut.

Vetëm se, tamam vetëm se, e drejta për t’i ndarë këto kategori nuk i takon askujt në mënyrë eksplicite, ngase një numër historish me LDK-në tashmë janë bërë të mërzitshme, sikundër që një numër tjetër historish me UÇK-në janë bërë të pabesueshme.

Përveç retorikës, së cilës pakkush i beson, monopolin e argumenteve nuk e ka më askush. Midis çlirimtarëve janë identifikuar qartë një numër syresh që tashmë i kanë shitur lirë idealet e tyre të kryehershme. Midis atyre që iu bënë çlirimtarëve oponencë politike dhe ideologjike tashmë janë identifikuar qartë ata që e përdorën dhe e keqpërdorën “rezistencën paqësore”.

Prandaj, zhvillimi i diskutimit mbi këtë bazë, në një rrethanë të këtillë, më duket krejt i pamundur. Më duket i pamundur, sepse mua, si qytetar i Kosovës, askush nuk më jep garanci se ish-çlirimtarët, pasi kanë marrë mirënjohjen time jetësore për më shumë se njëzet vjet, disa syresh, për shkak të interesave meskine dhe krejt personale (për të shpëtuar lëkurën e vet, pasurinë, privilegjet e pushtetit etj.), tani do të jenë në gjendje të kërkojnë dhe të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për Kosovën edhe atje ku ajo nuk është, sepse jemi dëshmitarë se një numër syresh, në mënyrën më të pashembullt e kanë konvertuar në pushtet idealin e tyre dhe idealin tonë të lirisë. Sepse, është e ditur, disa pasione të ulëta njerëzore dalin në shesh pikërisht atëherë kur heshtin armët.

Gjithashtu, askush nuk më jep garanci se partia politike, në themelimin e të cilës kam marrë pjesë dikur, pra LDK-ja (aq më bën se qenka regjistruar në Beograd, le të mos ia japin votën, pra!), pasi e ka keqpërdorur dhe e ka manipuluar “rezistencën paqësore” gjatë viteve ’90 dhe ka bërë pazare nga më të pamundshmet për pushtet, tani, duke luajtur lojën e strucit, nuk është në gjendje të marrë përgjegjësi as papërgjegjësinë e vet. Dhe askush nuk më jep garanci se në mbrojtje të kësaj kauze do të qëndrojë Lëvizja “Vetëvendosje!”, sepse ajo, ose një pjesë e saj, pasi i trullosën kosovarët me ideale të rrejshme, në ballafaqimin e parë me pushtetin e humbën toruan dhe u bënë pikë e pesë, duke mbetur pa identitet dhe integritet.

Besimin tim nuk e ka as Shqipëria, qoftë e socialistëve apo e demokratëve, sepse, përveç mësimeve tragjike të historisë më të hershme, në memorien tonë kemi të regjistruar aq shumë raste të abuzimit me “solidaritetin vëllazëror” ndaj Kosovës, sa ndonjëherë nuk na bëhet t’i themi të gjitha.

Si mund t’i besohet Shqipërisë, se do të qëndrojë e paepur (!) në mbrojtje të interesave të Kosovës, kur po kjo Shqipëri, për interesa aq meskine helmon popullin e vet me miell për kafshët që importon nga Serbia? Si mund t’i besohet kësaj Shqipërie, që një ditë vë kufij e një ditë tjetër heq kufij me Kosovën, që një ditë vë dogana e ditën tjetër heq dogana, kur as patatet e Kosovës nuk i lejon të hyjnë në tregun e saj?

Dhe, ç’garanci mund të kem se një Shqipëri e këtillë i mbron interesat e Kosovës, kur Presidentja e Kroacisë, znj. Grabar-Kitaroviq, më 19 korrik 2018, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Shqipërisë falënderoi shqiptarët për kontributin që kanë dhënë për lirinë e vendit të saj, një kor i tërë mediesh dhe politikanësh, të hidhëruar e të zemëruar, e të shastisur se mos po lëndohet Serbia, dalin e pohojnë solemnisht: asnjë shqiptar nuk ka luftuar dhe as ka derdhur gjak për lirinë e Kroacisë! Po kosovarët? Ah, po, ata janë tjetër gjë! Rolin e të tillëve duhet mënjanuar sa më parë nga çdo agjendë politike me parashenjë kombëtare.

Në një rrethanë kësisoj, kur ekziston një shkallë e këtillë relativiteti, e vetmja zgjidhje është të jesh skeptik dhe të mos i besosh askujt. Dhe kur idetë e mëdha të kombit gjejnë mbështetës kaq të vegjël, si në këtë rast; dhe kur vetë idetë janë në rrezik të madh të degjenerojnë në tërësinë dhe kuptimin e tyre, e vetmja zgjidhje është t’i besosh mendimit kritik dhe askujt tjetër.

Dhe ky mendim kritik thotë se nuk kishte asnjë arsye që çështja e ndarjes apo mosndarjes së Kosovës, e ndërrimit të territoreve ose e korrigjimit të kufijve, quajeni si të doni, të hapej pikërisht në këtë kohë dhe në këtë rrethanë.

Ky mendim kritik nuk e pranon se Serbia, nga një shtet që ka ushtruar gjenocid mbi popullin tonë, si me magji u bëka e butë si qengj, e fisme dhe zemërgjerë, sa të pranojë t’i jepet Kosovës edhe Lugina e Preshevës, edhe veriu i Kosovës. Ç’janë këto tullumbace politike që hidhen në eter me kaq naivitet ose djallëzi?

Kush e beson këtë patriotizëm të rremë? Që sa vjet zhvillohen bisedime në Bruksel dhe mezi janë arritur ca marrëveshje të mjera praktike, të cilat, për shkak të refuzimit arrogant dhe të vazhdueshëm të Serbisë, nuk gjejnë dot zbatim në terren.

Mendimi kritik nuk e pranon idenë se me Serbinë, Kosova do të bëjë shkëmbime paqësore të territorit, ndërsa kjo thuhet pikërisht tani, kur në kalimet kufitare Kosovë-Serbi, bashkatdhetarët tanë, të shëndoshë dhe të sëmurë, me fëmijë të vegjël dhe të rritur, pasi të kenë bërë 40 orë udhëtim nga vende të ndryshme të Europës, presin edhe nga pesë orë të tjera për ta kaluar këtë kufi të mallkuar.

Kush mund t’i besojë këta zotat tanë të politikës, se do të bëjnë gjëra kaq të madha, siç është korrigjimi i kufirit me Serbinë, pa humbur Kosova asnjë pëllëmbë tokë, kur ata, që njëzet vjet e këndej, nuk janë në gjendje ta detyrojnë Serbinë të zbulojë varrezat masive dhe t’i kthejë eshtrat e të pagjeturve? Po rryma, po fusnota, po përfshirja e Kosovës në organizata ndërkombëtare, po FSK-ja, po ndërrimi i kushtetutave, të Kosovës dhe të Serbisë?

Dhe, derisa zotat tanë të politikës dhe frymëzuesit e tyre tjerrin ëndrra ose gënjejnë në mënyrën më të paskrupullt për marrëveshje historike me Serbinë, është po kjo Serbi që e nderon, e lutë, i bën respekt dhe koncesione secilit shtet që nuk e njeh ose e tërheq njohjen e Kosovës.

Po vetë Kosova a i ka pozitat aq të fuqishme, sa të imponojë marrëveshje të favorshme me Serbinë? Nga ajo që shihet, që e dinë qytetarët e Kosovës, jo që jo: liderët kryesorë të Kosovës pritet të akuzohen nga një gjykatë ndërkombëtare; ekziston perceptimi i bashkësisë ndërkombëtare se në Kosovë krimi i organizuar dhe korrupsioni bën kërdinë; reformat në të gjitha fushat kanë ngecur dhe askush nuk flet më për to; investimet e huaja kanë pësuar rënie dhe ekonomia nuk premton ditë më të mira.

Përveç kësaj, qytetarët e Kosovës e dinë fare mirë se liderët e saj politikë të të gjithë krahëve dhe ngjyrave janë të varur nga sponsorë, të cilët ditën shesin patriotizëm për Kosovën, kurse gjithë natën bëjnë tregti dhe kontrabandë me Serbinë. Një Kosovë e këtillë nuk është për mburrje dhe, natyrisht, nuk mund t’i bëjë karshillëk askujt, që domethënë se pozita negociuese e Kosovës dhe e atyre që i bëjnë negociatat është krejt përtokë.

Pra, Kosova nuk i ka kryer detyrat e saj, ato detyra që i ka marrë përsipër ndaj qytetarëve të saj dhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, për t’u bërë një shtet i respektuar dhe kredibël. Tani për tani Kosova nuk ka potencial real që të imponojë zgjidhje, as për çështjet më ordinere, jo më për të tilla që tronditin kontinentin.

Me pozitën e saj aktualisht të pafavorshme, Kosova e politikës reale, jo e retorikës folklorike, nuk do të jetë në gjendje të imponojë as zgjidhje simetrike të Luginës së Preshevës me asociacionin e komunave serbe, e jo më ndonjë gjë më shumë se kaq. Sepse është po kjo klasë politike e Kosovës, e cila nuk ka arritur të imponojë përfshirjen e Luginës në asnjë agjendë politike ndërkombëtare, as në bisedimet e Vjenës, as Pakon e Ahtisaarit, as në bisedimet e Brukselit.

Së fundi, a ekziston vërtet një përkrahje ndërkombëtare për një marrëveshje të mundshme të Kosovës me Serbinë, edhe për shkëmbim territoresh, ose korrigjim kufijsh, siç pretendohet tani? Sigurisht që po, sepse është parim themelor i politikës ndërkombëtar të pranohen të gjitha marrëveshjet që janë paqësore dhe që nuk cenojnë palën e tretë.

Mirëpo, kjo është një hipokrizi e shkallës shumë të lartë, nëse një parim ndërkombëtar afishohet si ndërrim i politikave të atyre vendeve që e bënë pavarësinë e Kosovës. Më anë tjetër, mendimi kritik të bën të dyshosh se me një lojë të këtillë territoresh Serbia nuk synon as të japë Luginën e Preshevës, as të mbajë veriun e Kosovës, por të hapë kapitullin e ristrukturimit të Bosnjës, sepse atje ajo synon të dalë e fituar. Po me Maqedoninë, e di kush se çfarë do të ndodhë pastaj?

Megjithatë, larg retorikës patriotike të llojit “bam-bam-bam!”, përveç faktorizimit politik të ndonjë individi, a pritet të ndodhë diçka që ia vlente gjithë këtë zallamahi dhe frustrim politik të opinionit?

E kam thënë dhe do ta përsëris: pa mëdyshje, kjo është kauzë e Serbisë, sepse vetëm ajo mund të dalë e fituar në këtë rrethanë, jo me ndonjë shkëmbim territoresh as korrigjim kufijsh, por thjeshtë me një asociacion të komunave serbe, me kompetenca ekzekutive dhe me shtrirje të përkufizuar territoriale, i cili, nëse pranohet si i tillë, rrezikon seriozisht ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës. Si kompensim për këtë koncesion të madh që mund t’i bëhet Serbisë, Kosovës mund t’i premtohet ulëse në OKB. Por çfarë do të jetë ajo ulëse? Si e Palestinës? Për mua: Jo, faleminderit!

Tags: idevembështetësitmëdhamehmet krajavegjël

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Thaçi godet me deklaratën e radhës: Ja kur do bashkohet Presheva me Kosovën

Thaçi godet me deklaratën e radhës: Ja kur do bashkohet Presheva me Kosovën

Baza ajrore në Kuçovë, NATO flet për herë të parë, zbulon projektin

Baza ajrore në Kuçovë, NATO flet për herë të parë, zbulon projektin

Kapen 136 kg kokainë në Athinë, sa para do fitonte trafikanti serbo-kroat?!

Emri/U kap me kokainë, e pëson keq biznesmeni shqiptar

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com