Mbërrin në Ministrinë e Brendshme Fatmir Xhafaj. Hyrja në këtë institucion ka qenë paksa e vështirë për ish-ministrin, i cili dha dorëheqjen nga posti që mbante prej më shumë se një viti.
Por, çfarë ka bërë Xhafaj mëngjesin e sotëm, në ditën e parë pas dorëheqjes si ministër i Brendshëm?
Xhafaj ka treguar për gazetarët se ka kaluar një mëngjes të këndshëm me bashkëshorten dhe mbesën e tij. Kjo është dhe arsyeja, sipas tij, që mbërrin për herë të parë kaq vonë në ministri.
“Kjo është hera e parë që vij me vonesë në punë pasi kalova një mëngjes shumë të këndshëm me familjen e tij, bashkëshorten dhe mbesën. Të dytët po ju takoj ju dhe më vjen mirë, ju falënderoj për mbështetjen”, ka thënë Xhafaj.
Ai ka preferuar të heshtë kur është pyetur lidhur me arsyet e dorëheqjes së tij, duke mos iu përgjigjur gazetarëve.