Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Matura Shtetërore: Gjini jep detaje për testet dhe administrimin

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Matura Shtetërore: Gjini jep detaje për testet dhe administrimin

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet më të larta të administrimit, siç parashikohet në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Drejtoresha e përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini tha për ATSH-në se “mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtë vit provimeve të Maturës Shtetërore”.

Gjini tha se “kemi kryer trajnimin paraprak të të gjithë administratorëve dhe stafit mbështetës për njohjen e detajuar të rregullave të administrimit, informimin e maturantëve dhe të prindërve të tyre mbi rregullat që duhet të zbatohen gjatë zhvillimit të provimeve si dhe zbatimin e protokolleve të qarta për shpërndarjen, ruajtjen dhe mbikëqyrjen e testeve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare”.

“Këtë vit janë ngritur gjithsej 145 qendra provimi në të gjithë vendin. Çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi. Për çdo 15–20 maturantë, caktohet një administrator provimi”, theksoi Gjini duke shtuar se administratorët janë trajnuar për të mbikëqyrur zbatimin korrekt të rregullave gjatë gjithë procesit të administrimit.

Provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

“Në këto ambiente garantohet siguria dhe monitorimi në përputhje me standardet dhe rregullat në fuqi. Provimet e Maturës zhvillohen me shkrim. Provimet nisin në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të paraqiten dy orë para fillimit të provimit, të pajisur me dokument identifikimi dhe duke ndjekur udhëzimet e dhëna nga shkolla. Marrja me vete e telefonave celularë apo pajisjeve të tjera teknologjike (si ora “smart”) në ambientin e provimit është rreptësisht e ndaluar”, sqaroi Gjini.

Sa i përket hartimit të testeve, Gjini tha se “testet janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), në përputhje me programet orientuese të publikuara në faqet zyrtare të MAS dhe QSHA. Ato janë përgatitur nga hartues të certifikuar dhe synojnë të matin njohuritë, aftësitë analitike dhe kompetencat e nxënësve. Testet përfshijnë pyetje në tre nivele të arritjes dhe vlerësohen me një maksimum prej 60 pikësh. Në dispozicion të nxënësve janë publikuar modele testesh në faqen zyrtare të QSHA-së”.

Risi këtë vit, risi është që maturantët që janë me aftësi speciale do t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore.

“Për nxënësit me aftësi të kufizuara ofrohen teste të përshtatura, sipas parashikimeve të Rregullores së Maturës Shtetërore”, tha Gjini.

Sa i përket vlerësimit të testeve, Gjini bëri të ditur se “janë angazhuar mësues të trajnuar dhe të certifikuar posaçërisht për këtë proces”.

Gjini i bën apel prindërve dhe maturantëve të bëjnë kujdes që të zbatojnë të gjitha rregullat e Maturës Shtetërore.

“Apeli për nxënësit është i qartë: besoni vetes dhe dijes tuaj. Keni punuar me përkushtim gjatë gjithë viteve të gjimnazit, dhe këto provime janë një mundësi për të treguar përgatitjen dhe përkushtimin tuaj. Përqendrohuni te detyra dhe respektoni rregullat”, tha Gjini.

Ndërsa për prindërit, theksoi Gjini, apeli ynë është të ofrojnë mbështetje emocionale dhe të ruajnë qetësinë, duke forcuar besimin e fëmijëve të tyre.

“Të gjithë, mësues, drejtues shkollash dhe institucionet arsimore jemi të angazhuar për të garantuar që çdo nxënës të ketë mundësinë të japë maksimumin në kushte të barabarta dhe të sigurta”, tha Gjini.

Drejtoresha e SHISH vizitë zyrtare në SHBA, zbulohen detaje nga takimet
Maturantët në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen nesër, më 3 qershor, provimit të parë atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë do të jetë më 10 qershor, Matematika më 17 qershor dhe provimi me zgjedhje më 24 qershor.

TË LIDHURA

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit
Aktualitet

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

20:02 | 24/01/2026
“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit
Aktualitet

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë
Aktualitet

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Next Post
Zjarr i fuqishëm në Elbasan, flakët ‘përpin’ magazinën

Zjarr i fuqishëm në Elbasan, flakët ‘përpin’ magazinën

Zgjedhjet përplasin PD dhe PS në Komision/ Tabaku: Farsë, Balla: Sukses

Zgjedhjet përplasin PD dhe PS në Komision/ Tabaku: Farsë, Balla: Sukses

Enca thyen heshtjen pas kritikave për ‘Original’: Çfarë ka për të thënë

Enca thyen heshtjen pas kritikave për ‘Original’: Çfarë ka për të thënë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com