Një nga dy të rinjtë e vrarë mbrëmë në qytetin e Laçit ka qenë ish-futbollisti i Kategorisë Superiore dhe të Parës, Kelvin Jushi, i cili së fundmi mbante emrin Jani Jushi. Në faqen zyrtare të FSHF-së, rezulton se Jushi ka qenë aktiv deri në vitin 2014-të, teksa në të kaluarën është aktivizuar me Laçin, Kastriotin dhe Mamurrasin.
Përplasja me armë zjarri ku mbeti i vrarë Kelvini dhe kushëriri i tij, Mikel Jushi, ndodhi në një prej lokaleve të qytetit të Laçit të njohur si “Piaza”. Lokali ishte në pronësi të Mikel Jushit, djalit të xhaxhait të ish-futbollistit.
Dy të rinj janë shpallur në kërkim për masakrën në Laç. Autorët e vrasjes së dy të rinjve janë Vincens Pali (Bushi) dhe Markel Gjonbushi, 25 vjeç. Ky i fundit është person me precedentë penal, dhe i njohur për drejtësinë shqiptare.
Autori i vrasjes në Laç në kërkim për grabitje, u arratis nga burgu
Paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal, por ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat.
Dy të rinjtë humbën jetën pas një përplasje me armë në qendër të qytetit të Laçit. Ata ndërruan jetë në një spital privat në Tiranë, ku u dërguan të plagosur rëndë pas ngjarjes.