Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Masakra ndaj 22 intelektualëve/ Dëshmia tronditëse e Shehut: Mamaja puthi kufomën…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Masakra ndaj 22 intelektualëve/ Dëshmia tronditëse e Shehut: Mamaja puthi kufomën…

Hysen Shehu është djali i Tefik Shehut, njëri nga 22 intelektualët që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951. Në fakt, pushkatimi i grupit të intelektualëve ishte realizuar në urën e Beshirit një ditë para këtij vendimi, pasi u lidh nga regjimi me të ashtuquajturën “ngjarja e bombës në Ambasadën sovjetike”. Ai ka rrëfyer në emisionin “Opinion” historinë e trishtë të familjes së tij, gjatë periudhës së regjimit komunist.

Teksa rikthehej pas në kohë, në vitin e largët kur ai ishte 42-vjeç, Hyseni kujton kur janë gjetur eshtrat e të atit. Mjaft i prekur e me lot në sy, ai kujton ato çaste kur e ëma e kishte puthur kufomën.

“E sheh mamaja, grua e fortë shumë. E ndjeva që diçka pa. I thash mamasë ça ke? E mori dhe e puthi. Kështu që unë arrita, që isha 42-vjeç të takohesha, ta përqafoja, ta puthja dhe jam njeriu më i lumtur në botë që unë nëse sot hapen arkivat, unë arrita të hap dosjen ku shihen krimet e komuzimit. Këtë e bëra”, tha ai, teksa ishte i ftuar në “Opinion”.

Hysen Shehu: Kërkoja babanë, por e gjeta pas 42 vitesh

Si ratë në gjurmët e eshtrave të babait tuaj?

“Gjatë kohës që unë kërkoja për eshtrat, dy miq të mi punonin te ura e Beshirit me inertet. Në të njëjtin vend punonin edhe dy djemtë, e Kadri Hysës dhe Selim Hysës. Gjatë bisedave, bie muhabeti te pushkatimi i familjarëve.

Aty Kadri Hysa tregon se mbante mend një ngjarje të tillë, por nuk ishte i sigurt se për pushkatim bëhej fjalë. Ai kishte treguar se kishin qenë një grup njerëzish që bërtisnin atë ditë dhe midis tyre edhe një femër. Kadriu e kishte fiksuar si zonë se ku kishte ndodhur dhe i thotë shkojmë ta shohim njëherë, më pas e kam takuar edhe vetë atë.

Pasi më kanë shpjeguar historinë, unë kërkova leje në Ministrinë e Punës për investime për gërmimet. Por aty na kërkonin ca gjëra, kështu që kam shkuar me bazat e mia ekonomike në kërkim të varrit. Kemi shkuar që ditën e nesërme nga momenti që e mora vesh. E pashë vendin. Motra ime kishte punuar aty, se unë kisha shkuar t’i çoja shpesh bukën.

I lutem Kadri Hysës të më drejtonte, por ai kishte frikë, se ishte 1993 dhe ishte akoma e nxehtë situata, por pas disa lutjesh, iu dhimbsa dhe më ndihmoi. Kam gërmuar në 5-6 gropa dhe me ndihmën e disa personave të tjerë i kemi gjetur. Kemi filluar në 15 Janar dhe kemi përfunduar në 13 qershor kërkimet. Kemi marrë një eskavator nga këta që punonin te lumi dhe kur futi kovën e nxorri lartë dheun, nga aty ra një unazë.

U hodha në gropë dhe mora unazën, ia kam treguar nënës që të mund ta identifikonte. Se intelektualët në atë kohë e njihnin njëri-tjetrin, aq ishin. Ajo duke parë inicialet e dalloi se kujt i përkiste. Ditën tjetër kam shkuar sërish dhe nuk kam lënë asgjë pa kontrolluar, duke nxjerr prej aty kafka dhe eshtra të shumta. Ndërsa për disa prej tyre, më ka ndihmuar mamaja t’i identifikoja.

Më kujtohet mënyra se si i gjeta eshtrat grumbull, kjo është edhe një arsye se pse në bëmë një varr të përbashkët. Pasi ata kishin ndenjur për aq vite atje bashkë, ashtu si edhe ne familjarët. Vuajtën bashkë në një vend dhe nuk e shihnim të arsyeshme t’i ndanim. Gjatë gjithë kësaj historie, ka edhe gjëra të cilat kur i kujtoj, më  bëjnë të qesh. Pas gjetjes së eshtrave, qeveria e asaj kohe bëri një ceremoni në vendin ku kishte ndodhur pushkatimi.

Aty unë kisha lënë vetëm eshtrat e tetë personave, sa për ceremoninë. Më duhet të them që u zhvillua dhe pati një emocion të madh. Por pasi mbaroi, ata u larguan të gjithë dhe më lanë vetëm aty. Nënën e nisa me një makinë, ndërsa unë ngela vetëm me 8 eshtrat. I kam futur ato në një thes se do t’i çoja te Mjekësia Ligjore dhe dola në rrugë që të gjeja një autobus për të ardhur në Tiranë. Me kostum dhe me thes në dorë, gjeta një autobus dhe hipa aty. Kur pa u larguar shumë, policia e tatimeve ndaloi autobusin për kontroll.

Më kërkuan që të hapja thesin. U thashë që s’mund ta hapja aty dhe mes këtyre diskutimeve zbritëm poshtë dhe e hapa. Pasi panë eshtrat më quajtën kriminel, vrasës dhe më arrestuan. Nuk e dinin se kush isha. Ua shpjegova situatën, por ata më shoqëruan në polici me gjithë thes. Edhe në komisariat më qëlluan dhe më thanë kriminel, deri në orën 4 kur Televizioni Shqiptar transmetoi ceremoninë. Dhoma e oficerit roje, ishte përballë me qelinë time. Kur shikoj kronikën i bie xhamit dhe i them shikojeni. E kështu u sqarua situata, më kërkuan falje dhe më çuan me makinë deri në Mjekësinë Ligjore”, ka thënë ai në një intervistë për “Shekulli”-n pak muaj më parë.

 

 

 

Tags: hysen shehui atikufoma

TË LIDHURA

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë
Politikë

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë

19:18 | 07/02/2026
Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

18:48 | 07/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €
Aktualitet

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Next Post
Prostitutat nigeriane nxjerrin jashtë loje bukuroshet shqiptare

Prostitutat nigeriane nxjerrin jashtë loje bukuroshet shqiptare

Emrat/Plagosja e trefishtë në Tiranë, kush janë të rinjtë që përfunduan në spital

Emri/Lufta me armë në mesnatë, policia ndalon të riun nga Tirana

Letra e artistëve për Teatrin, Pavlina Mani: Kanë falsifikuar firmën e Pirro Manit

Letra e artistëve për Teatrin, Pavlina Mani: Kanë falsifikuar firmën e Pirro Manit







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bota

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

by mirseda
19:38 | 07/02/2026
0

Mijëra qytetarë dhe aktivistë marshuan në Milano, duke protestuar kundër ndikimit mjedisor dhe ekonomik që sipas tyre...

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë

Bardhi: Balluku simbol i pushtetit të korruptuar, s’ka më alibi—bashkim në protestë

19:18 | 07/02/2026
Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

Pezullimi i Ballukut në fuqi, Lala: SPAK mund të kërkojë pezullimin e çdo zyrtari

18:48 | 07/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Berisha sulmon GJK: “Lubia fabrikon dokumente, pas saj qëndron Rama”

Berisha sulmon GJK: “Lubia fabrikon dokumente, pas saj qëndron Rama”

18:35 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com