Bosnje Hercegovina ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku u vranë 8,372 myslimanë nga ushtria serbe.

Në mediat vendase janë publikuar fotot e 8,372 filxhanëve të kafesë që janë mbushur në kujtim të viktimave të masakrës.

Masakra ndodhi në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë gjatë Luftës së Bosnjes. Vrasjet u kryen nga ushtria serbe të kontrolluar nga Ratko Mladic.

Brenda dy javëve, më shumë se 8000 persona u vranë në masakrën më të madhe të ndodhur në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.










