Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Martohet me të fejuarën, por tronditet nga ajo që mëson në gjendjen civile

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Shteti ngatërron gjininë, humb 21 milionë lekë të kompensimit

Celebrimi me martesë është hap shumë i rëndësishëm për dy të dashuruar. Në pjesën më të madhe të rasteve çifti mendon se di gjithçka për jetët e tyre dhe vendosin të lidhin jetën së bashku me martesë. Por jo në të gjitha rastet është kështu. Sonte në emisionin “Stop” është publikuar rasti i Suad Morinës.

Suadi kishte gjetur një “vajzë” dhe kishte vendosur që të ndante jetën më të, por ai u përball me situatën më të sikletshme të jetës kur bëri aktin e shpalljes së martesës.

Kur po procedonte me celebrimin në Dërmenas mësoi se partnerja kishte një tjetër martesë të shpallur në Gjendjen Civile të Korçës.

Në këtë moment nisi odiseja për të anuluar aktin e shpalljes së martesës, pasi Gjendja Civile Dërmenas dhe Fier nuk e bënë dot këtë gjë. Pas interesimit të emisionit “Stop” pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, përgjigjja zyrtare ishte se është pranuar kërkesa e shtetasit për zgjidhjen e martesës, por ky akt fshihet nga sistemi për një vit.

“Unë jam Suad Morina, nga fshati Dërmish i qytetit të Fierit. Iu drejtova emisionit “Stop” për një arsye. U njoha me një vajzë para disa kohësh dhe vendosa të lidhesha e të martohesha me të. Bëra shpalljen e martesës dhe kur erdhi koha për të bërë celebrimin na doli që ajo kishte bërë një shpallje martese me dikë tjetër. Në momentin që unë e mora vesh, doja që të tërhiqesha nga kjo. Shkova për ta tërhequr shpalljen e martesës, por këto të komunës nuk e tërheqin dhe nuk e di pse e bëjnë këtë. Pa kaluar një vit thonë nuk ke drejtë të drejtë të bësh shpallje tjetër martese. Nuk jam më me atë unë se ajo është e martuar me dikë tjetër, ka bërë celebrimin”.

Suadi rrëfen se është ndjerë shumë keq, por tanimë ka vazhduar jetën dhe dëshiron të martohet me një grua tjetër. Por problemi qëndron te shpallja e parë e martesës, e cila ende nuk është anuluar.

Gazetarja e emisionit “Stop” sëbashku me denoncuesin iu drejtuan Njësisë Administrative Dërmenas për të pyetur sesi mund të anulohet kjo shpallje martese.

“Zotëria është paraqitur tek unë për të bërë shpalljen e martesës me certifikatën e bashkëshortes, të marrë në Gjendjen Civile Fier.  Pranvera Isufaj ndërkohë ka patur një shpallje martese në Gjendjen Civile Korçë. Zonja ka bërë edhe martesë në datën 17.05.2017 me Adem Isufaj. Mua nuk më del në sistem sepse në momentin që merr certifikatë del vetëm në Gjendjen Civile Fier. Unë kam bërë shpalljen e martesës për banorin tim. Zotëria është paraqitur pas 11 ditësh për të bërë martesën dhe unë atëherë e kam hapur problemin që Pranvera ka qenë me dy shpallje martese”.

Punonjësja e Njësisë Administrative Dërmenas tregoi se kishin kaluar 11 ditë nga shpallja e martesës, ndaj ajo  nuk mund të anulohej. Ajo shtoi se Suad Morina duhet të presë një vit nga shpallja e martesës së parë për të shpallur një tjeër.

Ndërsa në Gjendjen Civile të Fierit u tha se denoncuesi nuk është banor i qytetit të Fierit, ndaj dhe nuk ishte përgjegjësi e tyre. Gjithashtu u fajësua punonjësia e Njësisë Administrative Dërmenas për shpalljen e martesës, pasi duhej të kishte kontrolluar të dhënat për Pranvera Isufaj.

“Ne lëshojmë dy certifikata për shpallje martese, një e dërgojmë në destinacionin e shpalljes dhe një e mbajmë ne.  Kjo ka bërë dy shpallje njëkohësisht, të parin e ka bërë në Korçë, ku ka realizuar edhe martesën dhe tjetra është shpallja e martesës së dytë padashej nga punonjësja. Nuk e di si vepron ajo, por e ka bërë padashje.  Ajo duhej ta kontrollonte nëse kjo (Pranvera) ose personi tjetër (Suadi) kishte shpallje apo jo. Kjo ka kërkuar për Suadin, por po të kishte kërkuar për Pranverën, atëherë do të dilte që kishte shpallje tjetër”.

Ashtu si edhe Njësia Administrative Dërmenas, Gjendja Civile Fier tha se Suad Morina duhet të presë pak kohë derisa të bëjë një tjetër shpallje për martesë.

Tags: ajoCivilefejuarëngjendjenmartohetmësontronditet

TË LIDHURA

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada
Aktualitet

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale
Aktualitet

Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

20:53 | 22/10/2025
Next Post
Video/Donald Lu “fluturon” me vallen e Tropojës

Video/Donald Lu “fluturon” me vallen e Tropojës

Shtypi nga bota, 10 mars 2018

Shtypi nga bota, 10 mars 2018

Shtypi i ditës, 10 mars 2018

Shtypi i ditës, 10 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com