Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kosovo

Marta Kos: Pa Kosovën nuk mund të ketë siguri në Evropë

3 javë ago
in Kosovo

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, tha se përparimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian lidhet ngushtë me suksesin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimin e reformave evropiane.

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos: Përparimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian lidhet ngushtë me suksesin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimin e reformave evropiane.Fotografi: Kosovo official publications for medi

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i bëri thirrje klasës politike kosovare që të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit të gjatë politik dhe institucional dhe për të formuar institucione të qëndrueshme, në mënyrë që vendi të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian. Këtë deklaratë, Marta Kos e bëri gjatë një vizite në Prishtinë, ku zhvilloi biseda të ndara me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Komisionerja për zgjerim e BE-së tha se Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, “por për ta arritur këtë dhe për t’u anëtarësuar në BE, Kosova duhet të ketë sa më parë institucione të qëndrueshme dhe funksionale”.

“Thirrja ime është e qartë në këtë vizitë për të gjithë aktorët politikë për të gjetur një mënyrë për të kthyer stabilitetin institucional. Shumë reforma në Kosovë kanë ngecur për shkak të përsëritjes së zgjedhjeve dhe vendi duhet t’i rikthehet ritmit pas një viti të humbur më 2025”, tha Marta Kos gjatë një konference të përbashët për media me kryeministrin Kurti.

Kos: Duhet t’i jepet fund ngërçit të gjatë institucional

Vizita në Kosovë e komisioneres për zgjerim, Marta Kos, zhvillohet vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të caktuara më 7 qershor.

“Është e rëndësishme që pasi të bëhet Kuvendi i ri, liderët politikë në Kosovë të bashkohen dhe t’i themelojnë të gjitha institucionet, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e presidentes/it të ri përmes kompromisit dhe t’i japin fund këtij ngërçi të gjatë institucional”, tha Kos, duke shtuar se personalisht, siç tha, “jam e etur për ta rritur intensitetin e punës me Kosovën pasi të jenë formuar institucionet e reja”.

Dialogu me Serbinë

Për komisioneren e BE-së, Marta Kos, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në BE lidhet edhe me suksesin që Kosova mund të ketë në dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne në BE nuk punojmë me data, por i rëndësishëm është edhe përparimi dhe rruga që ndiqet. Sa më e suksesshme të jetë Kosova në zbatimin e reformave dhe sa më e suksesshme të jetë në dialogun Prishtinë–Beograd, aq më të mëdha janë gjasat që të mund t’i fillojmë negociatat, pra po flas për negociata të vërteta”, tha Kos, duke shtuar se përtej aspektit politik, e rëndësishme është gjithashtu që Kosova të angazhohet edhe me shtetet anëtare.

“Procesi i anëtarësimit ka një pjesë të negociatave teknike, ndërsa pjesa tjetër lidhet me dinamikën politike në shtetet anëtare. Dhe thirrja ime për Kosovën është për veprim ndaj çdo vendi kandidat, pra të angazhohet edhe me shtetet anëtare veç e veç, dhe atëherë kjo mund të ndodhë. Nuk mund t’ju jap një vit të caktuar, por jam e sigurt dhe do të punoj pa u lodhur për qëllimin që ta afroj Kosovën sa më shumë me Bashkimin Evropian”, u shpreh Marta Kos.

Komisionerja Kos tha se procesi i anëtarësimit është shtyrë përpara dhe duhet të shtyhet përpara edhe për shkak të aspektit të sigurisë.

“Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, sepse Kosova është pjesë integrale e një tabloje më të madhe, dhe arsyeja pse zgjerimi sot është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim ka të bëjë me kujdesin për sigurinë në Evropë”.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, nga ana e tij tha se “Kosova ndan vlera të përbashkëta me Bashkimin Evropian dhe vendi është plotësisht i rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së”.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtërirë i zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për BE-në dhe për anëtarësim në BE qëndron vazhdimisht rreth 90 për qind në vendin tonë dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që ekzistojnë, por kërkohet unitet në angazhim”, tha Kurti, duke iu drejtuar komisioneres për zgjerim se “nuk po kërkojmë as rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor”.

Dinamika politike në shtetet anëtare

“Gjetja e unitetit brenda Bashkimit Evropian për të marrë vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët. Sigurisht që ne po punojmë me shtetet anëtare, por kërkohet që edhe institucionet e Bashkimit Evropian ta shtyjnë këtë unitet përpara. Zgjerimi është mjeti më i suksesshëm i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Vakumi që lë Bashkimi Evropian po synohet të mbushet nga aktorë të tjerë dashakëqij, të cilët i minojnë vlerat e Bashkimit Evropian dhe rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët. Prandaj është përgjegjësia e të gjithëve neve që Kosova të avancojë në procesin e integrimit”, tha Kurti.

Vizita në Kosovë e komisioneres së BE-së për zgjerim, Marta Kos, ishte planifikuar edhe në vitin 2025, por ajo nuk u zhvillua për shkak të mungesës së institucioneve funksionale dhe krizës politike të vazhdueshme.

TË LIDHURA

Kosovo

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

14:14 | 05/06/2026
Kosovo

Presidenti i Këshillit Evropian mesazh të prerë nga Prishtina: Integrimi në BE mbi ndarjet politike!

15:19 | 03/06/2026
Kosovo

Presidenti i Këshillit Evropian vijon turin në Ballkanin Perëndimor, Costa mbërrin në Kosovë,

12:11 | 03/06/2026
Next Post

SHBA: Izraeli dhe Libani dakord për zgjatjen e armëpushimit

Komisioni i Disiplinës jep vendimet, ndëshkon Ilir Dajën, pati edhe gjoba e sanksione të tjera

Shkodranët të pakënaqur me reformën e re territoriale, debate me drejtuesit e komisionit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com