Adoleshentët që abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren, kanë pohuar se të miturën e merrnin në shtëpi. Ata kanë thënë se abuzimi me të ka ndodhur disa herë.
7 adoleshentet të cilët janë akuzuar për përdhunimin në grup të një minoreneje nga Kavaja, janë dërguar sot para Gjykatës. Në momentin që adoleshentët janë dërguar para togave të zeza nga policia, nëna e njërit prej të rinjve ka pësuar gjendje të fikëti.
Para Gjykatës janë paraqitur dhjetra familjarë të të rinjve, të cilët abuzuan seksualisht me minorenen. Kjo e fundit ishte nxënëse e shkollës 9 vjeçare “Rilindja” në Kavajë.
Sot seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të moshës së të miturve që akuzohen për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në grup me një të mitur, një ngjarje që daton rreth dy muaj më parë.
Ende nuk dihet asgjë, se përse autoritetet përgjegjëse vendore kanë heshtur për këtë rast flagrant abuzimi dhe keqtrajtimi nga nxënës të së njëjtës shkollë.