Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mario Vargas Llosa: Pavarësia e Katalonjës do të rrënojë Spanjën

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Mario Vargas Llosa: Pavarësia e Katalonjës do të rrënojë Spanjën

E shkruaj këtë artikull shumë larg Spanjës dhe debateve të saj të brendshme, dhe nuk njoh në detaje episodet e fundit të çështjes së referendumit katalanas mbi pavarësinë, që ka përndezur vendin javët e fundit. Por ndoshta distanca është pozitive, për të analizuar me qetësi atë që e ka çuar Katalonjën, një nga rajonet më të kulturuara dhe kozmopolitane të Spanjës, të mbajë në “mitrën” e saj të madhe, ideologjinë e modës së vjetër, provinciale dhe primitive që është nacionalizmi.

Si është e mundur që mijëra studentë dhe të rinj të një shoqërie moderne, e cila është pjesë e projektit më demokratik dhe më idealist të kohës tonë, ndërtimit të Evropës, e konceptuar pikërisht si një kështjellë kundër nacionalizmit që ka derdhur banja gjaku dhe prodhuar kufoma përgjatë historisë, kanë tani iluzionin politik të një shoqërie të mbyllur dhe të vjetruar, e cila do të varfëronte Katalonjën, pasi do të linte euron dhe Bashkimin Evropian, dhe do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë dhe të vështirë për t’u rikthyer tek ato?

Përgjigja s’mund të jetë ajo e nacionalistëve, vetëm për shkak se “Spanja e shtyp Katalonjën”, sepse pikërisht që nga rënia e diktaturës së Frankos dhe tranzicionit drejt demokracisë, ky rajon ka përftuar në mënyrë progresive atributet më të larta ekonomike, kulturore, si dhe kompetencat politike më të mëdha në krahasim me gjithë historinë e saj.

Sigurisht, ato mund të mos jenë të mjaftueshme, dhe ndoshta qeveritë qendrore kanë lënë pas dore adresimin e pretendimeve të Katalonjës; por kjo nuk mund të justifikojë kërkesën për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme 500 vjet histori të përbashkët, dhe për t’u ndarë me pjesën tjetër të një komuniteti, që është i pranishëm dhe i ndërlidhur në një mijë mënyra me shoqërinë dhe histori katalanase.

Asgjë nuk mund të jetë më shumë në kundërshti me provincializmin racist dhe anakronik të nacionalizmit, sesa tradita kulturore dygjuhësore e Katalonjës, me artistët, muzikantët, arkitektët, poetët, novelistët, këngëtarët, të cilët qenë pothuajse gjithmonë në ballë, duke eksperimentuar me format dhe teknikat e reja, duke iu hapur pjesës tjetër të botës, duke asimiluar risitë dhe duke i propaganduar atë për pjesën tjetër të Spanjës.

Si një Gaudi, një Dali apo një Tapies mund të jetë përputhet me një Puigdemont dhe një Junqueras? Dhe një Pla, Foix, Marse, Serrat ose Fences me Carme Forcadell apo Ada Colau? Ekziston një hendek kaq shumë i madh midis asaj që përfaqësojnë të parët dhe të dytët, saqë është e vështirë të imagjinosh ndonjë vijë të vazhdueshme kulturore apo ideologjike.

Shpjegimi është sigurisht një punë e indoktrinimit sistematik, duke filluar që në shkolla, dhe duke e projektuar në gjithë Katalonjën nëpërmjet masmedias, të orkestruar dhe të financuar nga qeveria katalanase që nga vitet e Jordi Pujol dhe ithtarëve të tij, ku ka qenë joshëse për brezat e rinj për t’i ngopur ata me fiksion shkatërrues, nacionalizmin.

Një indoktrinim, që nuk u kundërshtua pothuajse asnjëherë nga pavërtetësia ose besimi naiv nga ana e qeverisë dhe elitës politike, dhe intelektualëve të pjesës tjetër të Spanjës, se një gënjeshtër e fabrikuar nuk do të ngjiste, dhe se shoqëria katalanase do t‘i rezistonte asaj, se problemi do të zgjidhej vetvetiu.

Një sektor i pakicave të ekstremit të majtë, e bëri kauzë të përbashkët pavarësinë katalanase, duke kërkuar një dialog të ri më intensiv dhe më të ndjeshëm. S’ka dyshim se kjo e fundit duket e domosdoshme. Por problemi është se që një dialog të jetë i mundur dhe i frytshëm, duhet të ketë një emërues të përbashkët midis dialoguesve.

Kështu ka qenë dikur, dhe është për të ardhur keq se prej atëherë bisedimet nuk patën më hapësirë. Por tani, edhe pse nuk është e pamundur, është shumë më e vështirë të dialogosh me ata që nuk pranojnë asnjë mundësi tjetër veç “shkëputjes”, dhe kanë në kërkesën e tyre mbështetjen e një sektori të konsiderueshëm të popullsisë katalane.

Ne më së pari duhet të ndërtojmë ura, të riparojmë ato që janë prishur. Dhe kjo është një punë thelbësisht kulturore. Duke bindur ata që janë më pak fanatikë dhe mospërfillës se nacionalizmi, ka qenë gjithnjë një epidemi katastrofike për njerëzit, dhe që ka prodhuar vetëm dhunë, mos-komunikim, përjashtim dhe racizëm, dhe se në epokën aktuale të globalizimit universal që po zbraps dalëngadalë kufijtë, është vetëvrasje t’i rezistohet këtij procesi tepër të dobishëm për të gjithë njerëzimin.

Dhe duke shpjeguar se Spanja ka nevojë për Katalonjën, po aq sa edhe Katalonja ka nevojë për Spanjën, për t’u integruar më mirë në aventurën e madhe të Evropës dhe për të vazhduar  rrugëtimin – duke e përsosur atë pa pushim – në këtë demokraci që ka sjellë në këtë vend kushtet e jetesës që janë më të lira dhe më të begata në të gjithë historinë e saj.

Pavarësia e Katalonjës, do të ishte tragjike për Spanjën, dhe veçanërisht për Katalonjën, e cila do të binte në duart e një ideologjie retrograde dhe barbare, si dhe demagogëve që do të çonin në rrënimin e saj. Gjithçka që është e drejtë në kërkesat brenda suazës së sovranitetit mund të plotësohen nëpërmjet negociatave, pa shkelur ligjshmërinë, e cila në gjysmën e shekullit të fundit e ka bërë Spanjën një vend të lirë dhe demokratik.

Le të mos harrojmë se gjatë tranzicionit, e gjithë bota e shihte Spanjën si një shembull për t’u ndjekur, pasi eci aq shpejt dhe aq me kujdes dhe në mënyrë paqësore drejt demokracisë, me qëndrimin e saj tolerant, solidaritetin e të gjitha partive politike, dhe konsensusin e pjesës më të madhe të kombit.

Nuk është ende shumë vonë për t’u kthyer në pikën e fillimit të solidaritetit, i cili ka gjeneruar shumë të mira për të gjithë spanjollët, duke filluar me më të rëndësishmen, që është liria. Nga të gjitha mjetet e mundshme racionale, është e nevojshme që katalanasit të binden se nacionalizmi është një nga armiqtë më të keq të lirisë, dhe se kjo periudhë e mjerueshme duhet të hidhet pas krahëve, si një makth i natës që zbehet pas zgjimit në mëngjes.

Shënim: Shkrimtari Mario Vargas Llosa, është fitues i çmimit Nobel në letërsi në vitin 2010

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: KatalonjësMario Vargas LlosaPavarësiarrënojëspanja

TË LIDHURA

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona
Aktualitet

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët
Aktualitet

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025
Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

22:21 | 13/08/2025
Next Post
Nis seanca e jashtëzakonshme, debate në Kuvendin e Kosovës

Nis seanca e jashtëzakonshme, debate në Kuvendin e Kosovës

Sfida ndaj Italisë dhe Spanjës, Panucci: Dua 11 luanë në fushë

Sfida ndaj Italisë dhe Spanjës, Panucci: Dua 11 luanë në fushë

Donald Lu: Fildesin e la në baltë drejtësia, 20 familje kriminale dominojnë vendin!

Donald Lu: Fildesin e la në baltë drejtësia, 20 familje kriminale dominojnë vendin!

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com