Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë ngjallën reagime të shumta në rrjetet sociale, por edhe në mediat vendase, ku u apelua për protesta masive kundër mënyrës së zgjedhjes së kreut të Kuvendit.
Por, pavarësisht paralajmërimeve se protesta do të bëhej më herët, ajo filloi në kohën e zakonshme.
Sipas “Alsat M”, nuk është vërejtur numër i shtuar protestuesish.
Pjesëtarët e nismës për Maqedoni të përbashkët përsëritën qëndrimet se janë kundër platformës shqiptare dhe dygjuhësisë.