Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Manastirliu kapet me plagjiaturë të marrë nga Afrika e Jugut”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ministrja Manastirliu si Beqaj: Do japim me koncesion një rrjet të gjerë laboratorësh

Denoncimi i plagjiaturës solli dorëheqjen e zv/ministrit të Arsimit, Ervin Demo. Por, duket se ky nuk është rasti i vetëm i plagjiaturës në qeverinë Rama.

Së fundmi, lëvizja “Për Universitetin” pretendon se një nga personat që ka kopjuar punimin e doktoraturës është ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas lëvizjes, ministrja Manastirliu ka kopjuar nga diplomati i Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi.

Më poshtë fotot e publikuara ku deputetja akuzohet për plagjiaturë:

PLAGJIATURË E DOKTORATURËS SË MINISTRES SË SHËNDETËSISË!
Lëvizja Për Universitetin denoncon përdorimin që po i bëhet dijes universitare si trampolinë për karrieristët e politikës. Drejtuesit e universiteteve publike – ata që duke kërcyer nga karrigia në karrige janë kthyer në bajraktarët dhe zaptuesit e përhershëm të tyre – partia në pushtet i përdori jo vetëm që të legjitimojë reformën famëkeqe në arsimin e lartë, por nga duart e tyre po dekorohen me tituj të pamerituar ushtarët e bindur të pushtetit që drejtojnë ministritë e këtij vendi. Para pak kohësh Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor, e tanimë edhe ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demos.
Lëvizja Për Universitetin po i kthen sytë nga doktoratura e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Pas shakasë së hidhur që ishte premtimi “shëndetësi falas”, ndërkohë që çdo vit dhjetëra të sapodiplomuar në mjekësi marrin valixhet për jashtë shtetit, drejtimi i një ndër ministrive më jetësore në vend i lihet dikujt që ka gënjyer për punën e vet shkencore. Ka gënjyer sepse atë punë, siç tregojnë fotot më poshtë, në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi. Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës.
A është ky bataku në të cilin qeveritë shqiptare e kanë lënë shkencën e këtij vendi?
Në vend të punës shkencore me dinjitet, mashtrim dhe turp! Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Ogerta Manastirliut nga posti i Ministres së Shëndetësisë.
Lëvizja Për Universitetin është zotuar të luftojë ndër të tjera edhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë duke denoncuar abuzuesit me të, qofshin ata pedagogë që s’e meritojnë këtë emër, drejtues-bajraktarë, ministra a kryeministra. Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma!
P.S.: Më poshtë gjeni materialet e plota të punimeve në fjalë:
1.
“Environmental risk assessment associated with unregulated landfills in the Albert Luthuli Municipality, Mpumalanga Province, RSA”
(http://uir.unisa.ac.za/…/handle/10500/2274/dissertation.pdf…)
2. “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”
(http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Ogerta-M…)”.

TË LIDHURA

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

20:06 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë
Politikë

Seanca për Ballukun nesër, opozita paralajmëron protestë

18:23 | 11/03/2026
Next Post
Video/Tifozët dashurohen me Shaqirin: Superhero, ‘i çmenduri’ që na duhet

Video/Tifozët dashurohen me Shaqirin: Superhero, ‘i çmenduri’ që na duhet

Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

Plagoset me thikë i riu në Shkodër, në kërkim autori

Torturat e policëve grekë ndaj shqiptarëve, Kalaja: Po i vrasin si krerë bagëtish

Torturat e policëve grekë ndaj shqiptarëve, Kalaja: Po i vrasin si krerë bagëtish







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

by mirseda
20:06 | 11/03/2026
0

Anëtarët e maxhorancës dhe opozitës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës administrative dhe territoriale shprehën pikëpamje...

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

19:18 | 11/03/2026
Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

19:16 | 11/03/2026
Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

19:10 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com