Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mall për kuqezinjtë? De Biazi: Mund të kthehem te Shqipëria

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Mall për kuqezinjtë? De Biazi: Mund të kthehem te Shqipëria

Më parë ishte ma niak dhe përkujdesej në detaje për lojtarët që kishin sadopak lidhje me Shqipërinë. Mirëpo, sot është krejtësisht ndryshe. Xhani De Biazi, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tregon se sot i ndjek fare pak legjionarët, madje skuadrën më së shumti sesa individët.

Është krejtësisht diplomat dhe thuajse e heq veten si fare i painformuar me çfarë ndodh me kuqezinjtë, kur pyetet edhe për ish-“besnikët” e tij që rrezikojnë të humbin gradat në kombëtare, porse ka ndjekur nga stadiumi gjysmëfinalen mes Juves dhe Atalantës së Berishës. Komenton paraqitjet e kuqezinjve të portës, por nuk harron të japë edhe një recetë shkëlqimi për Sadikun në La Liga.

Në fund, teksa injoron të gjitha lajmet e mediave italiane për skuadra të interesuara rreth tij, di të japë SMS në vendin e duhur në Shqipëri: “Rikthimi? Mund të jetë një ide në të ardhmen…”, shprehet tekniku. Ai bën edhe batutë, i pyetur kë zgjedh mes Strakoshës dhe Berishës…

Ekipi nis nga porta, dy gardianët shqiptarë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Çfarë do të thotë kjo?

Që janë pjesë e skuadrave të mira, e për këtë arrijnë edhe gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Ama, ishin vendimtarë të dy dhe bënë maksimumin për finalen…

Të mërkurën isha në Torino dhe e pashë Etritin që bëri një paraqitje të mirë, duke shpëtuar një gol të sigurt përballë Mandzukiç fare pranë portës dhe më pas pësoi një gol nga penalltia, ku nuk mund të bënte asgjë. Për fat të keq, Strakosha u eliminua nga penalltitë dhe më vjen keq për të, për faktin se u përball me një skuadër që për momentin është mirë. Mirëpo, edhe Lacio është duke luajtur në kampionatin italian, shumë, shumë mirë dhe ka një pozitë të jashtëzakonshme në klasifikim.

Mister, në atë moment e menduat që Strakosha do priste dy penallti?

Unë mendoj se penalltitë janë shumë specifike. Ka shumë pjesë të përfshira te një e tillë. Sigurisht që ka edhe pjesë të studimit sesi gjuajnë kundërshtarët, por ka shumë të bëjë edhe psikologjia, e cila ndikon në lojtarin që godet.

Nga sa thatë, do t’ia bëjnë jetën të vështirë Panuçit në zgjedhje…

Është gjithmonë më mirë që të kesh mundësi të zgjedhësh se sa kur nuk ke se çfarë zgjedh. Unë besoj se trajnerit, gjatë punës së tij, i kërkohet që të bëjë pikërisht zgjedhje dhe kjo është thjesht pjesë e punës, nuk përbën problem. Më mirë të kesh sikletin e zgjedhjeve, se sa të mos kesh asnjë të tillë (qesh…).

Në federatë është vakant posti i drejtorit të ekipeve kombëtareve. Do riktheheni?

Nuk e kam menduar… Megjithatë, mund të jetë një ide për të ardhmen./Panorama Sport

Tags: de biaziMall për kuqezinjtëmundtë kthehemte Shqipëria

TË LIDHURA

Ministrja Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat e para,
Aktualitet

Ministrja Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat e para,

13:55 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median
Aktualitet

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

11:51 | 16/02/2026
Next Post
E tradhtoi gruaja dy javë para dasmës, burri i shokuar kërkon ndihmë

E tradhtoi gruaja dy javë para dasmës, burri i shokuar kërkon ndihmë

I theu hundën prokurorit, gjykata jep masën për agresorin

I theu hundën prokurorit, gjykata jep masën për agresorin

Vrau burrin dhe vjehrrën e dashnores nga xhelozia, gruaja ‘fal’ Kasëmin

Vrau burrin dhe vjehrrën e dashnores nga xhelozia, gruaja ‘fal’ Kasëmin







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…
Aktualitet

Aktorja kërkoi “pezullimin” e ministres Diella, çfarë ndodhi në seancë, çështja…

by mirseda
15:14 | 16/02/2026
0

Gjykata Administrative mbajti sot seancën me paditëse aktoren Anila Bisha, e cila kërkon sigurim padie dhe pezullimin...

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

Ministri Vengu për Euroactiv: Ballkani Perëndimor është ‘sistemi nervor’ i sigurisë së Europës

15:04 | 16/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj  gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

14:25 | 16/02/2026
PS mbledh sot grupin parlamentar, prezantohet nisma ligjore pas vendimit të GJK për Ballukun

“Lëshojne fletë-arreste si të jenë ftesa dasmash”, Rama: Mbushin CV-në për te SPAK

14:23 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com