Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, ka thënë se shpreson se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të marrë vendimin për ratifikimim e marrëveshjes për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Këtë gjë ai e ka thënë në një debat të organizuar në Prishtinë lidhur me anëtarësimit e Malit të Zi në NATO, njofton Klan Kosova
Nga ana e tij Aleksandër Dedoviq nga një qendër studimore në Mal të Zi ka sqaruar se 53% e banorëve të Malit të Zi e përkrahin anëtarësimin e atij shteti në Aleancën Veriatlantike.
Ndërsa drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci ka sqaruar se me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO ky shtet ua vë drynin kufijve të tij në aspektin e mosndryshimit të tyre.