E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Malajzia fton Liridon Krasniqin për kualifikueset e Botërorit

Futbollisti kosovar do ta përfaqësojë shtetin aziatik në kualifikimet e Botërorit 2022. Ish-përfaqësuesi i Kosovës ftohet për herë të parë tek Malajzia, derisa paraprakisht kishte luajtur për “Dardanët”

Liridon Krasniqi do ta nisë një eksperiencë të re në një Kombëtare të re.

Në fakt, ish-përfaqësuesi kosovar është ftuar në Kombëtaren e Malajzisë.

Selektori Tan Cheng Hoe e ka zbuluar sot listën e 25 futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit për tri ndeshjet e mbetura të rundit të dytë kualifikues për Botërorin 2022, regjioni i Azisë.

Pasi nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën dhe pasi qëndroi 5 vjet në Malajzi, ku luajti me mjaft sukses, mesfushori kualitativ u pajis me pasaportë të Malajzisë dhe tash ka të drejt ta përfaqësojë këtë vend.

Aktualisht, futbollisti shtatlartë është pjesë e ekipit Neëcastle Jets në kampionatin australian.

Malajzia do të përballen me Emiratet e Bashkuara Arabe më 3 qershor, me Vietnamin më 11 dhe me Tajlandën më 15 qershor. /Gazeta Express/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...