Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Maks Velo, anti-model shoqëror i komunizmit dhe i tranzicionit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Maks Velo, anti-model shoqëror i komunizmit dhe i tranzicionit

Nga: Agron Gjekmarkaj

Autorit të këtyre radhëve ndoshta mund t’i merret si hipokrizi apo vendosje e shpirtit në paqe ky dedikim ndaj Maks Velos, pas një shkrimi plot pezëm kundër tij vite më parë, si shenjë mosdakordësie për një deklaratë të fortë të artistit ndaj myslimanëve dhe gegëve, por nuk është kështu. Arsyet nuk janë këto. Nuk e kisha mik, nuk kam pirë kurrë një kafe me të. Pas atij artikulli me rreptësinë ndarëse që e karakterizonte, mbase më gjykonte si armik, aq sa një herë nuk pranoi të vinte në një debat televiziv ku isha edhe unë. Më këtë kanon duhej të heshtja. Por trazimi që lajmi më shkaktoi, me nxiti të kundërtën.

Bindja e thellë se Shqipërisë dhe qytetit (Tiranës) do t’i mungojë zëri i tij kontrovers, i cili mbështetej vetëm në bindjet e veta që i respektonte si perëndi dhe kulturën po kaq të gjerë që e reflektonte në çdo bisedë, na bëjnë t’ia ndiejmë menjëherë mungesën, pavarësisht në e zemëruam apo na zëmëroi në të gjallë. Ai zgjodhi të ikte në një ditë të trishtë, kur vëmendja e njerëzve është gozhduar te pandemia dhe frikërat derivat i saj. Ndoshta nuk e donte më vëmendjen e tyre, si protestë ndaj banalitetit që e ka mbërthyer të përditshëm tonë. Velëritja dhe zhgënjimi dukeshin si dy shokët e tij tek ecte rrugëve të qytetit, që prej dekadash po i bëhej i panjohur nga vetëshumëzimi hibrid e kaotik, nga mohimet me heshtje e pranimet në terr. Po kaq, rënkimi dhe pauza spikasnin në ligjërimin e tij mbi çështjet urbane e kulturore, të cilat kishin rënë në duar jabrashe nastradinësh politikë. Maks Velo spikaste në çdo rast kur ndërtonte sintoni mendimi me shumicën, apo edhe atëherë kur shndërrohej menjëherë në idhull pakice me flokë të shpupuritur si gravurë e një kohe, e cila nuk e pranonte e që gjithaq ai e refuzonte.

Ai jetoi në dy epoka dhe në të dyja linte përshtypjen se ndihej viktimë e njeriut shqiptar. Në të parën e atij e atij që u ideologjizua, u shndërrua në spiun e kandërr dhe që e çoi drejt burgut të gjatë e të pamerituar, ndërsa në të dytën e atij që nuk diti t’i kërkojë kurrë falje për vuajtjet që i shkaktoi dikur e për ato të rejat me metamorfozën e shndërrimit në një tjetër, pa mea culpa, pa brerje ndërgjegjeje me hapin e shpejtë të babëzisë.

I morën shumëçka artistit, piktorit, arkitektit Maks Velo këto dy kohë zgjatime të njëra- tjetrës, duke i lënë në këmbim një individualitet e identitet intelektual të pakonfondueshëm, të pakrahasueshëm. Nuk vlen të themi më i mirë apo më i keq, ishte thjesht ndryshe, aq ndryshe sa nuk gjen një për krahasim. Nuk mund të thuash që filani i ngjet Maks Velos. Me gjasë, ai kishte ëndërruar një Shqipëri e shoqëri, shenjat e të cilave na i la në punët e tij të ndryshme, e cila ekzistoi vetëm në to si dashuria e tij franceze, ai vetëmashtrim i fisëm ndjenjash që nuk mund të bëhej kurrë realiteti tij.

Mastari i tij kur maste të kaluarën, të sotmen a të tashmen qe ciklopik, nuk përputhej me të zakonshmin, normalin, me njërin prej nesh. Pakënaqësia e rezultatit e shndërronte në vetmitar e shumë më tepër kur zbulonte në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit se kush e kishte përgjuar dje dhe i kalonte pranë sot si ironi e rastit dhe çastit.

Velo u shfaq si antimodel shoqëror, qoftë ndaj njeriut të ri të komunizmit me etikën dhe estetikën e veprave apo akteve e po kaq më pas kur shoqëria gjeti modele të tjera. Maks Velo shfaqej i ditur, sharmant e provokues në idealizëm, në ide dhe sfida. Po kaq i vërtetë në gjykimet dhe paragjykimet e veta, pa kinse që të skuqnin sytë. Maks Velo ishte një dendi që do t’i mungojë jo shumëkujt në një qytet përtej retorikës solemne të kornizës, i cili njeh e respekton si VIP-a mjaft tatalosha, por që gjithnjë e më pak di kush ishte Eqerem Çabej e Lasgush Poradeci, Vedat Kokona e Pashko Gjeçi, Musine Kokalari e Sabiha Kasimati, Luk Kaçaj e At Zef Pllumi, Kristo Frashëri e Dritëro Agolli, i cili pat paralajmëruar se “Nëpër udhët ku kam ecur/S’do ndihet kolla ime e thatë/ Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur / Një qiparis si murg i ngratë / si dhe shumë të tjerë të vdekur a të gjallë. Përtej vetëdijes apo mungesës së saj, qyteti sot është më i varfër pa siluetën e Maks Velos, këtij artisti e dëshmitari që iku pa e kërkuar lamtumirën si rebelimin e tij të fundit. Kur ai (vendi, qyteti) të dalë nga amnezia, në një të ardhme do të ndihet dhe kuptohet mungesa e tij.

 

Tags: Agron GjekmarkajMaks Veloshoqeria shqiptare

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Reshje shiu lokale, si parashikohet moti për fundjavën

Reshje shiu lokale, si parashikohet moti për fundjavën

Matura/ Drejtoresha e QSHA sqaron si do bëhet korrigjimi dhe kur do merren diplomat

Matura/ Drejtoresha e QSHA sqaron si do bëhet korrigjimi dhe kur do merren diplomat

Nuk ka qetësi për Mbretërinë e Bashkuar, bilanci për 24 orët e fundit

Nuk ka qetësi për Mbretërinë e Bashkuar, bilanci për 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.
Aktualitet

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

by mirseda
19:49 | 18/12/2025
0

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”, është vënë në pranga, pasi...

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshime se u përkasin viktimave të luftës

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshime se u përkasin viktimave të luftës

18:53 | 18/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
3 ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

3 ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18:40 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com