Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Magjistari” Adriatik Llalla; si blinte një apartament për ta shitur direkt me çmim vile

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“Magjistari” Adriatik Llalla; si blinte një apartament për ta shitur direkt me çmim vile


Që Adriatik Llalla nuk kishte asnjë aftësi, të gjithë e paskemi kuptuar gabim. Sepse shfletimi i fletëve të dosjes së bëmave të tij, na bën që mësojmë se ku qëndron sekreti i lulëzimit të tij dhe familjarëve që notojnë prej vitesh në një luks të pazakontë.

Adriatik Llalla qenka një “magjistar” i vërtetë, i cili paska aftësinë e rrallë për të shndërruar në ar, gjithçka që ai prek me dorë. E sigurisht që ta zotërosh si duhet një mjeshtëri të tillë, të duhet të sigurosh më parë një shkop magjik.

Adriatik Llallës i shkëlqeu ylli shumë herët, si rrallëkujt në këtë vend kur ai kuptoi se shkopi magjik, fshihej nën kolltukun e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe më pas Prokurorit të Përgjithshëm të një vendi si Shqipëria.

Për ta bërë më të prekshme edhe për ju këtë aftësi, Alpenews.al ju ofron sot një shembull fare të thjeshtë nga dosja e z. Llalla.

Këto shkresa që shihni këtu janë fletët e një kontrate për shitblerjen e një apartamenti nga z. Llalla ne Lagjen 13, ose e thënë me gjuhë popullore, në Plazh të Durrësit. Me letra figuron e blerë në datë 19 mars të vitit 2012. Ka një sipërfaqe banimi prej 67.2 metrash katrorë dhe i blerë me një çmim prej 22 milionë lekësh. Në atë kohë z. Llalla ishte Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së.

Merrte një rrogë prej rreth 160 mijë lekësh në muaj. Ndërsa bashkëshortja e tij merrte një pagë prej rreth 44 mijë lekësh në muaj. Nëse çifti Llalla do të jetonte disa vjet me radhë vetëm duke bërë një jetë krejt normale, me këto të ardhura 22 milionë lekët do t’i duheshin të paktën disa vite për t’i kursyer. Mos harrojmë se ndërkohë kishin bërë edhe investime të tjera me para në dorë, përfshi blerjen e një ullishte prej 3 000 metrash katrorë në Tiranë.

E si të mos i mjaftonin këto, edhe këtë aprtament në plazh e blenë duke derdhur 22 milionë leke cash në dorë, pronarit.

Bukur deri këtu. Po çfarë ndodh më pas?

Pasi e kanë blerë këtë apartament në plazh, që është një investim që presupozohet se për një çift është shumë i rëndësishëm dhe i mirëmenduar, Llalla pasi e bleu më 19 mars 2012, e shet atë vetëm dy javë më pas, më 5 prill 2012. Ky është çasti kur fillon dhe shpaloset aftësia e rrallë prej magjistari pronash i Adriatik Llallës.

Brenda dy javëve, ai jo vetëm arrin që të gjejë blerës në treg, jo vetëm që të bëjë letrat dhe formalitetet e tjera shku a ardh nga Tirana në Durrës për t’u takuar me blerësin, për t’i treguar shtëpinë, për t’i mbushur mendjen sesa bukur është ta kesh këtë pronë në plazh, etj, etj por ai ka patur fuqinë e mbinatyrshme që t’i mbushi mendjen për t’ia shitur plot 2.2 herë më shtrenjtë seç e kishte blerë. Duke ia rritur vlerën në vetëm dy javë, me 220% pronës së tij, duke e shitur apartamentin me çmimin e një vile të asaj kohe, plot 50 mijë dollarë.

Pas kësaj, a ka më njeri që nuk beson në aftësitë e jashtëzakonshme prej magjistari pronash të Adriatik Llallës?! Se mos mendoni se ka diçka tjetër që fshihet prapa trukut të tij, që ja kalon edhe prestigjatorit më të  madh në botë David Copperfield?!

Jo. Adriatik Llalla është thjeshtë shumë i zoti. Si një njeri i zhytur në raste të mëdha korrupsioni, siç e përcaktoi Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Shumë shpejt, gjithë shqiptarët do ta mësojnë trukun e magjistarit tonë të rremë./Alpenews.al

Tags: Adriatik Llalladirektmagjistarime çmim vilenjë apartamentpër ta shitursi blinte

TË LIDHURA

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

15:10 | 18/09/2025
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël
Aktualitet

Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

15:04 | 18/09/2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli
Aktualitet

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

15:01 | 18/09/2025
Next Post
Kryemadhi harron 21 janarin: S’kemi frikë nga Rama, e rrëzojmë në 27

Thirrja e fortë e Kryemadhit për gratë: Mos u trishtoni, burrat do bien në dorën tuaj!

Keni fituar vizë për në SHBA? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

Keni fituar vizë për në SHBA? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

Beteja Gashi-Marku, fiton kryeprokurorja. Avokati Gjata: E turpshme!

Beteja Gashi-Marku, fiton kryeprokurorja. Avokati Gjata: E turpshme!

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

by mirseda
15:10 | 18/09/2025
0

Skemat piramidale janë kthyer në një problem. Qindra shtetas shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve duke u...

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

15:07 | 18/09/2025
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

15:04 | 18/09/2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

15:01 | 18/09/2025
Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

14:23 | 18/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com