Samuel Eto’o edhe pse është 37 vjeç vazhdon të dhurojë spektakël në fushat e blerta. Sulmuesi kamerunas aktivizohet momentalisht në Katar ku ka shënuar edhe një gol “magjik” me takë. Edhe pse ekipi ku bën pjesë Eto’o, Qatar SC në fund u mposht 3-2 nga Al Shahaniya, 37-vjeçari vërtetoi se mbetet një futbollist i klasit të lartë.