Kërkimet për avionin me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas, Emiliano Sala vazhdojnë që nga dita e hënë, por akoma asnjë shenjë. E gjithë bota është duke ndjekur me vëmendje këtë rast të mistershëm dhe janë duke u lutur për jetën e futbollistit dhe pilotit që ndodhej në të.
Pas cdo ore që kalon shanse që ata të jenë gjallë veniten, por të gjithë janë duke u lutur për një mrekulli dhe ata të jenë gjallë. Sigurisht, nëse flasim vetëm për një rastësi një gjë e tillë ka ende gjasa të ndodhë, por një hipotezë tjetër, është ajo që i vë vulën një historie të trishtë.
Por si u zhduk avioni i cili ishte nisur nga Franca drejt Cardiff City në Uells. Flasim për mafian e futbollit. Fillimisht do të ishte ish-e dashura e Salas, Shckair, ajo që do të akuzonte pikërisht mafian e futbollit, që kishte gisht në gjithë këtë ngjarje të ndodhur, duke mos i besuar aspak rastësisë.
Thuajse në të njëjtën linjë mbërrin edhe komandanti Jorge Polanco, që njëkohësisht është edhe konsulent i aeronautikës. Në një intervistë për “Tyc Sports”, Polanco thekson faktin se ky udhëtim i Sala ishte tërësisht i pakuptim, pasi u dërgua në dijeni të plotë drejt vdekjes.
“Është fare pa kuptim. Dikush e la këtë fëmijë në një udhëtim të çmendur, që i kushtoi jetën, me siguri. Aeroplani që u zgjodh është i shkëlqyer, me një motor, i vlefshëm për shtatë persona. Por jam shumë i befasuar që ata e bën atë operacion duke fluturuar natën, me ato kushte të motit, duke e njohur dimrin europian në këtë kohë.
Dikush nuk e këshilloi lojtarin mirë dhe është një absurditet. Një aeroplan i tillë nuk është i përgatitur të fluturojë në kushte të këqija. Më bën përshtypje se e kanë bërë një gjë të tillë. Ende nuk e kuptoj se kush e ka lejuar”.
Hipotezat se mafia e futbollit mund të qëndrojë pas së gjithës kësaj, janë të shumta. Por përtej teorive konspirative që bazohen mbi një zhdukje që nuk lë asnjë gjurmë të vetme, ajo që nuk mund të mohoet, është fakti se dikush ishte i interesuar që një gjë e tillë të ndodhte, nisur edhe nga shpjegimi i komandantit Polanco.