Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Maçerata, dëshmia se ku të çon gjuha e urrejtjes

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Maçerata, dëshmia se ku të çon gjuha e urrejtjes

Nga Lucia Annunziata, “Huffingtonpost.it”/Ishte vetëm një çështje kohe, dhe koha erdhi. Një krimi alla amerikan, i Amerikës së sotme, një sulm racist i kryer përmes të shtënave më armë nëpër rrugët e qytetit, një masakër e tentuar, e ushqyer nga urrejtja racore dhe tërbimi, një hakmarrje e drejtpërdrejtë jo kundër një fajtori të caktuar por një race, një ngjyre, ndaj gjithçka që nuk është si ne.

Megjithatë, këtë herë, nuk ishte Amerika, por një provincë italiane, dikur një vend i qetë dhe i sigurt në krahasim me neurozat dhe dhunën që ofron qyteti.

E tashmë dhe kjo provincë u mbërrit dhe u shtyp nga dallga e madhe e ankthit italian. Një zgjim papritur ekstremist në të gjithë vendin, para këtyre identiteteve të shumëfishta: përshëndetje fashiste, flamuri trengjyrësh mbi supet e tij, dhe parulla “Rroftë Italia!”.

Po, Italia është thirrur në apel. A kemi mbërritur vërtetë në këtë pikë, a jemi bërë të tillë? Në Maçerata është tejkaluar një kufi, është çarë një barrierë. Nga sloganet e dhunshme, u prodhua një dhunë e vërtetë.

Një deklaratë e parëndësishme, por gjithmonë e mohuar, nga mendjelehtësia dhe papërgjegjshmëria e një debati politik, që urren dhe përçmon si një mirësi pa dobi ftesat për respekt, që hedh poshtë si një lloj tredhje çdo përpjekje për të arsyetuar në vend të të folurit përçart, një kulturë e rikthyer në modë, pasi përdor fjalë si zëvendësuese të plumbave – për të lënduar shpirtin, zvetënuar dinjitetin e tjetrit, dhe për të kënaqur egon e zvogëluar, duke e fryrë atë me një superioritet të rremë.

Dhe nëse po hamendësoni se jam duke menduar për Mateo Salvinin dhe të djathtën ekstreme, po, keni të drejtë:po mendoj pikërisht për ta. Mendoj për të gjitha shkrimet në shtyp që vjellin vrer, vulgaritet, shaka dhe shumë, shumë nxitje për të reaguar, goditur tjetrin, të huajin.

Derisa këto shndërrohen në himne – e kemi parë edhe këtë – tek reagimi individual ndaj botës, armët në duar dhe rezistencë ndaj “armikut” aty ku i dhëmb më shumë. Quhet e drejtë e vetëmbrojtjes, edhe pse më shpesh duhet të quhet një vepër penale.

Maçerata është sot në qendër të një historie të tmerrshme: Një vajzë 18-vjeçare, e arratisur nga një qendër rehabilitimi për përdoruesit e drogës, vritet, copëzohet, dhe paketohet në 2 valixhe nga një trafikant nigerian droge.

Policia duket e sigurt për fajtorin. Historia e dhimbshme, vdekja brutale që iu shkaktua Pamela Mastropietros meriton çdo hetim, çdo ashpërsi, çdo dënim.

Një histori kaq makabre, sjell në qendër të vëmendjes çdo lloj çështje mbi sigurinë, dhe duhet të tregojë gjithashtu edhe përgjegjësinë e shtetit që nuk diti se si të menaxhojë, apo edhe të kuptojë, pasojat e një politike të munguar mbi emigracionin, që nuk është menduar apo organizuar.

E gjithë politika, ka detyrimin të mendojë për sigurinë e vendit. Dhe ajo është me siguri është fajtore, për papërshtatshmërinë e  vet me raport me gjendjen aktuale.

Por përgjigjja ndaj gjithë kësaj, ndaj shumë gabimeve të tjera, nuk mund të çojë sigurisht tek urrejtja, përplasja, drejtësia individuale, masakrat e planifikuara.

Dhe kur mbërrihet në këtë pikë, jemi shumë pranë, sikurse e thamë më lart, hyrjes në një terren krejtësisht të panjohur, nga i cili do të jetë shumë e vështirë të kthehemi pas. Është për të ardhur keq që Salvini, kaq ambicioz, kaq shumë dinamik, dhe i etur për të bërë diçka për vendin  e tij, nuk arriti ta kuptojë që edhe për të, sidomos për të, sot ishte momenti që të mos e kalonte kufirin, t’i vinte fre çmendurisë së tij, nëpërmjet një distancimi.

Të thoshte fjalë të kujdesshme, të niste një dialog dhe një reflektim me popullin e tij. Ai nuk e bëri këtë. Dhe i tiji nuk qe një gabim. Është dukshëm një bindje:pasi natyrisht kjo është Italia që dëshiron Salvini.

Për politikën italiane, ishte një ditë kur e vërteta rreth rreziqeve me të cilat përballet vendi, ka mbizotëruar tek ritet gjithmonë të rreme të fushatës zgjedhore.

Pasojat e kësaj goditjeje mund të ndihen që tani:episodi ka forcuar njërën nga kauzat e koalicionit të djathtë, çka e detyron të majtën të rishohë paksa ndarjeve e saj të brendshme, në një kohë që e vendos nën presion Lëvizjen Pesë Yjet, e cila si gjithmonë preferon të mbetet në një pozitë paqartë , sikurse ka ndodhur tashmë në të kaluarën, kur kanë ndodhur histori të tjera të pakëndshme. Gjithmonë, nëse e vërteta dëshirohet të dëgjohet.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: condeshmiaGjuhaMaçerataurrejtjes

TË LIDHURA

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika
Bota

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez
Bota

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina
Bota

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025
Next Post
Gara për KLP/Përjashtohet Kozma Jano, i akuzuar si ish-sigurims

Gara për KLP/Përjashtohet Kozma Jano, i akuzuar si ish-sigurims

Habit media greke: Ekzekutori grek i Kasmit ka punuar në ambasadën shqiptare

Habit media greke: Ekzekutori grek i Kasmit ka punuar në ambasadën shqiptare

Zgjidhet Drejtori i Policisë së Shtetit, Veliu merr postin e Çakos

Zgjidhet Drejtori i Policisë së Shtetit, Veliu merr postin e Çakos

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve
Kosovo

Albin Kurti reagon për transferimin e Zhegrovës tek Juvja: Edoni bëri realitet ëndrrën e shumë të rinjve

by mirseda
22:50 | 02/09/2025
0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të...

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

22:19 | 02/09/2025
Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com