Para pak ditësh, një ngjarje e rëndë ndodhi në Korçë, ku një 67-vjeçar vrau veten në rrethana ende të pazbuluar.
I ndjeri është Hysni Murtollari, pronar i një pularie, ndërsa policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë.
Mësohet se 67-vjeçari ka lënë një letër lamtumire për familjarët e tij, të cilëve u shrkuan se është “i lodhur dhe i ngopur nga kjo jetë”.
“Për bashkëshorten, djalin dhe vajzën time, dua ta dini se po iki i ngopur nga kjo jetë. Jam shumë i lodhur ndaj bëhuni të fortë dhe ma bëni hallall”, ka qenë kjo letra e lënë nga 67-vjeçari, i cili u gjet para dy ditësh i pajetë në fshatin Porodinë.
Sipas policisë Myrtollari nuk ka pasur konflikte dhe arsyet mund të kenë qenë personale.