Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lulzim Basha: Pazari i Presidentit kushtoi 35 milion euro, Republika e Vjetër shembet

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
Lulzim Basha: Pazari i Presidentit kushtoi 35 milion euro, Republika e Vjetër shembet

Lulzim Basha ka folur sot në “Çadrën e Lirisë”, ku akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta, se kanë bërë pazare për postin e Presidentit.

Sipas tij, ky Pazar i kushtoi Ramës 35 milion euro, ndërsa theksoi se opozita nuk bëhet pjesë e pazareve, por qëndron për të shembur Republikën e Vjetër.

Fjala e Bashës:

“Kushdo që cenon gazetarët do të përballet me sanksionet më të rënda penale. Vëllezër dhe motra, zërin tuaj e censurojnë ekranet, ditë për ditë ju censurojnë, por nuk e ndalin dot të vërtetën. Sot Elbasani ka zbarkuar hijeshinë, fisnikërinë dhe mençurinë e tij. Kam një pikë të dobët për Elbasanin mjaftoi një kohë e shkurtër e shërbimit tim politik ta kuptoja sa e madhe dhe bujare është zemra e elbasanllinjve.

Ka qenë dhe është jo vetëm zemra gjeografike, por edhe zemra qytetare e Shqipërisë. Kam pasur nderin ta përfaqësoj në parlament, të punoj për tunelin e Kërrabës. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm. Ndërprerja e mandatit të PD-së, solli edhe ndërprerjen e këtij projekti madhor. 4 vite dhe nuk e mbaruan rrugën që e gjetën pothuajse gati.

Zotnia tha kemi 4 muaj pa ujë. Pse s’pini verë? S’keni verë? Kanë këta verë. 1 shishe verë bën sa 5 fatura uji në muaj. Po këta ku e gjejnë verën, po paret ku i gjejnë për verën?

35 milion dollarë për rrëshqitjen e rrugës së Elbasanit është çmimi që pagoi Edi Rama për t’i mbyllur gojën Metës e për ta ulur në karrigen e Presidentit, ky është pazari, ky është komploti, duke bërë pazare në kurriz të demokracisë.

Po normal, kjo është Republika e Vjetër. Ulen 2 veta, pinë verë të shtrenjtë dhe nga kjo na del presidenti i Republikës. Po kjo nuk është Republika e të djathtëve, e të majtëve, e shqiptarëve. Kjo është Republika e derrave oligarkë.

Shikoni sa miliona luhen, kjo është loja. Tjetra është vetëm teatër kukullash për të gënjyer partnerët ndërkombëtare se këtu ka demokraci. Kjo lëvizje popullore ka një qëllim madhor; të zëvendësojë kupolën politike që ekziston vetëm për interesat dhe pasurinë e vet me një qeveri të kontrolluar nga qytetarët shqiptarë. Në Republikën e Vjetër partitë nuk janë parti, por banda të vogla. Gjithçka bëhet për pasurinë dhe pushtetin e një grushti njerëzish. Republika e Vjetër dhe kasta që qëndron pas saj kanë miliarda euro në lojë.

Nëse kjo Republikë e Vjetër shembet dhe një e re lind, kupola kriminale e Republikës së Vjetër humbet gjithçka. Ata e dinë këtë, ndaj po përpiqen me çdo kusht ta mbrojnë Republikën e Vjetër, duke kompromentuar kauzën qytetare, duke ofruar pazare të pista POLITIKE. Në mënyrë që edhet opozita të bëhet pjese pazarit dhe të harrojë kauzën qytetare.

Rruga tjetër është rrugë e kërcënimit se këta do na shkojnë në zgjedhje me koalicionin e krimit, 17 parti të të njëjtit koalicion, mungojnë disa që se kapën dot trenin. Të tjerët janë 1 subjekt zgjedhor që janë ndarë gjasme në 17 copa, për të treguar që ka pluralizëm. Pluralizëm nuk ka, ka vetëm monizëm.

E vërteta sot është shpërndarë e po shpërndahet anembanë Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu për të luftuar për karriget tona, jemi këtu në një mision të madh kombëtar. Kërkojmë të drejtën e çdo qytetari për të vendosur me votë të lirë, të lidhim fatin e politikës dhe politikanëve me fatin e qytetarëve shqiptarë.

PD ka përgjegjësinë  e saj për ndryshimet kushtetuese në 2008. Në Republikën e Re do mjaftonin 100 deputetë, çdo deputet do ketë zonën e tij elektorale për t’u përgjigjur vetëm para tyre. Harroje zonën, harroji qytetarët dhe shikoji çdo të punojnë kur të vijnë zgjedhjet.

Deputeti do ta ketë të lidhur fatin më qytetarët dhe vetëm me qytetarët. Kështu, do të shmangim këtë skenar të zymtë me një parlament fasadë.

Ne e dimë se varfëria do thellohet se papunësia do rritet, se shqiptarët do ikin nga vendi i tyre, prandaj nuk e dorëzojmë dot këtë betejë, por do e fitojmë me çdo kusht  e më çdo çmim.

Kush mendon se ky është thjesht një presion politik, e ka gabim. Hapni sytë, pas 27 vitesh, shqiptarët kanë vendosur se pluralizmi fasadë nuk mjafton, ky është momenti që shqiptarët do të marrin demokracinë e vërtetë, ku çdo qytetar do të ketë të drejtën të kërkojë e të marrë llogari nga qeveria e tij.”

Tags: 35 milionlulzim bashapazari i presidentit

TË LIDHURA

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar
Aktualitet

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

17:17 | 31/07/2025
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë
Aktualitet

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

16:49 | 31/07/2025
Grupi me bazë në Shqipëri, qytetarëve gjermanë u zhvatën 365 mijë euro/ SPAK zbulon skemën e mashtrimit me call center
Aktualitet

Grupi me bazë në Shqipëri, qytetarëve gjermanë u zhvatën 365 mijë euro/ SPAK zbulon skemën e mashtrimit me call center

15:42 | 31/07/2025
Next Post
Elections in Albania: DP deputies urge its leader to participate the elections

Elections in Albania: DP deputies urge its leader to participate the elections

Mediu pas takimit me ambasadorin Lu: Ka vend për dialog

Mediu pas takimit me ambasadorin Lu: Ka vend për dialog

KAVAJË/ Gjenden 152 kg drogë në det të hapur

KAVAJË/ Gjenden 152 kg drogë në det të hapur

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë
Kultura

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

by mirseda
23:07 | 31/07/2025
0

Qytetit i Konispolit është shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave si Ansambël Arkitektonik Urban. Ministri Blendi...

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com