Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Luiza Gega mori pjesë në Superligën turke, rrezikon përjashtimin nga ushtria

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Luiza Gega mori pjesë në Superligën turke, rrezikon përjashtimin nga ushtria

Luiza Gega respekton parashikimet edhe në garimin e dytë të Superligës turke si sportiste e Fenerbahçes. Pas titullit kampion që i dhuroi një ditë më parë në 3000 m/p, Gega rikonfirmohet si e pathyeshme në pistë në finalen e 1500 m.

Pas një garimi të dominuar plotësisht prej shqiptares, Gega zuri sërish vendin e parë me kohën e përgjithshme 4.09.88. Ndërsa aventura turke uli siparin shkëlqyeshëm, Gega rikthehet sot në aktivitetet kombëtare, ku do të marrë pjesë në kampionatin për të rritur, garat e së cilës do të zhvillohen sërish në “Elbasan Arena”.

Por, përpara nisjes për në Superligën turke, Luiza Gega është ballafaquar me një refuzim nga ana e autoriteteve të Ushtrisë, ku edhe ajo është pjesë e saj, për të marrë pjesë në këtë garë nën siglën e Fenerbahçes. 

“Ne kemi qenë në grumbullim në Dardhë dhe shefi i Shtabit i kërkoi Luizës të bënte një takim urgjent me komandantin. Luiza zbriti nga grumbullimi dhe e bëri takimin me komandantin me temë bisede ikjen nga Shqipëria me Fenerbahçen e Turqisë. Ky ishte një informacion që kishin marrë nga media e shkruar dhe vizive.

Në bisedën e zhvilluar ju shpjegua që nuk ka lidhje ajo që është shkruar e konceptuar dhe se Luiza do të jetë anëtare e ekipit kombëtar dhe e klubit Tirana.

Më pas iu kërkua t’i bëhej një shkresë Shtabit të Përgjithshëm për situatën. Dhe kështu ndodhi, situata iu shpjegua edhe një herë tjetër. Shkresa u bë në prezencë me shefin e personelit të Policisë Ushtarake.

Ndërkohë 7-8 ditë më vonë njoftohemi se duhet të bëjë kërkesën në formatin e miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm. U ribë kërkesa përcjellëse bashkë me informacionin e mëparshëm dhe iu ridërgua Shtabit të Përgjithshëm, shkruan Panorama Sport.

Por, më datën 30 maj Luiza njoftohet me SMS nga shefi i personelit se kërkesa nuk është miratuar për të marrë pjesë me Fenerbahçen, pra për të garuar në Turqi.

Nuk pati kohë që Luiza të shkonte për të tërhequr shkresën, gjë të cilën do ta bëjë sapo të mbërrijë në Tiranë”, zbuloi trajneri Stërmasi. Sakaq, i pyetur se kush është motivacioni i refuzimit të kërkesës, Stërmasi sqaroi: “Realisht nuk e dimë, ndaj dhe donim të lexonim kërkesën.

E përsëris që sapo të zbresim në Tiranë së bashku me Luizën ne do të zhvillojmë një takim te Policia Ushtarake. Nuk e dimë që është përjashtuar. Shkelja e urdhrit për ushtrinë është përjashtim apo jo?”.

Trajneri Stërmasi bëri edhe një koment për konkurrimin e radhës në Superligën turke. “Edhe sot (dje) doli e para në 1500 metra. Ka bërë një finish të jashtëzakonshëm, një supergarë. 400 m e fundit ishin super duke shënuar kohën 4.09.88. Kundërshtare e Gegës ishte atletja keniane, e cila hyri për normë. 

Tags: Luiza GegaSuperligën turkeushtria

TË LIDHURA

“S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” shqiptar në Serbi: “Shkruajtëm historinë bashkë”
Sport

“S’provokova askënd me shqiponjën”, “heroi” shqiptar në Serbi: “Shkruajtëm historinë bashkë”

20:43 | 15/10/2025
Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli
Sport

Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Angli

18:28 | 15/10/2025
Rekord me kombëtaren, Hysaj: Mos u dorëzo kurrë, ëndrrat bëhen realitet
Sport

Rekord me kombëtaren, Hysaj: Mos u dorëzo kurrë, ëndrrat bëhen realitet

18:25 | 15/10/2025
Next Post
Comey publikon bisedat, Trump ka tejkaluar kompetencat

Comey publikon bisedat, Trump ka tejkaluar kompetencat

Basha: Do anulojmë ligjin e arsimit të lartë, tarifat për studentë do të ulen

Basha: Do anulojmë ligjin e arsimit të lartë, tarifat për studentë do të ulen

Rama: Unioni i Gjyqtarëve do të bllokojë sërish Vettingun

Rama: Unioni i Gjyqtarëve do të bllokojë sërish Vettingun







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com