Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Luhaten raportet Serbi-Izrael, shkak Kosova

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Luhaten raportet Serbi-Izrael, shkak Kosova

“Nuk jemi të lumtur” – kjo është përmbledhja e reagimeve të zyrtarëve serbë, pasi Izraeli dhe Kosova zyrtarishtvendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt.

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Sellakoviq tha më 2 shkurt se ky hap do të “ndikojë në marrëdhëniet Serbi-Izrael”.

“Izraeli vetë zgjodhi se interesin më të rëndësishëm e ka lidhjen me Amerikën dhe ajo që është e rëndësishme për Amerikën sesa Serbia. Është e drejta e tyre legjitime. Ajo që është e rëndësishme është që ne nuk morëm pjesë në atë proces sepse presidenti i (Serbisë, Aleksandar) Vuçiq nuk pranoi (në Uashington) të nënshkruajë ftesën për Izraelin për të njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas”, i tha Selakoviq Radio Televizionit të Serbisë (RTS), duke theksuar se nuk ishte as i lumtur e as i kënaqur me marrëdhëniet e sapokrijuara midis dy vendet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, reagoi në mënyrë të ngjashme më 1 shkurt, duke thënë se ky vendim nuk do të ketë efekt pozitiv në marrëdhëniet mes shtetit të tij dhe Izraelit.

Në prag të ftohjes së marrëdhënieve

Ivo Viskoviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, beson se kjo lëvizje nga Tel Aviv zyrtar, do të ketë pasoja.

“Do të ketë ftohje në vizita – nuk do të ketë vizita në nivelin më të lartë, ndoshta nuk do të ketë vizita në një nivel të lartë diplomatik, por vetëm vizita pune”, i tha ai Radios Evropa e Lirë.

Viskoviq vlerësoi se bashkëpunimi ekonomik do të vazhdojë, por jo në mënyrë intensive.

“Në çdo rast, do të ketë ndryshime në emocionet dhe opinionin e njerëzve sepse kemi kuptuar se nuk ka vende që na mbështesin pa kushte. Gjithkush, gjithmonë dhe mbi të gjitha po shikon interesin e vet,” tha Viskoviq.

Pa ndryshime konkrete?

Nga ana tjetër, Dragosllav Rasheta, një studiues në organizatën joqeveritare “Rruga e tretë e re”, i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk pret ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit.

Ai beson se retorikë më e ashpër ndërmjet Beogradit dhe Tel Avivit mund të pritet në ditët në vijim, por thekson që nuk do të ketë ndryshime konkrete.

Rasheta thotë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës ishte përfshirë nga administrata e kaluar amerikane e Donald Trumpit brenda kornizës së Marrëveshjes së Uashingtonit, në mënyrë që të vazhdohej fushata e SHBA-së në ndërmjetësimin e normalizimit të raporteve mes Izraelit me shtetet arabe dhe shtetet tjera.

“Trump kishte nevojë për atë agjendë që të mos ndalej dhe pastaj Kosova u paraqit si një vend me shumicë myslimane, që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin”, thotë Rasheta.

Ai nënvizon se kryeministri aktual izraelit, Benjamin Netanyahu është përqendruar në zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për gjysmën e dytë të marsit, dhe ai nuk pret reagime më serioze nga ai shtet.

Marrëveshja e Uashingtonit

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

Në dokumentin e nënshkruar të dyja shtetet zotohen që të bashkëpunojnë në shumë sfera për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe në sfera të tjera të interesit të përbashkët.

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova po ashtu është zotuar se do të hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, kurse Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

A do të zhvendoset ambasada serbe?

Zyrtarët serbë nuk mund të thonë zyrtarisht se vendimi i Izraelit ishte i papritur, pasi njohja e ndërsjellë e Izraelit dhe Kosovës ishte në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit, ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, thotë Ivo Viskoviq.

Dragosllav Rasheta beson se Beogradi zyrtar do ta përdorë këtë situatë për të shmangur zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Aviv në Jerusalem, gjë për të cilën afati është deri më 1 korrik, 2021. Deri më tani, publikisht Serbia nuk ka bërë asgjë për transferimin e ambasadës dhe më 1 tetor 2020, ajo hapi një zyrë të përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe Dhomës së Tregtisë të Serbisë në Jerusalem.

“Mundësia e zhvendosjes së ambasadës është relativisht e vogël. Ne do të ishim pothuajse i vetmi vend në botë që do e bënim këtë. Ekziston një presion i madh nga Bashkimi Evropian për të mos e bërë këtë. Ekziston mundësia që Vuqiç të thotë: ‘Ata e njohën Kosovën, ne nuk do ta transferojmë ambasadën’ dhe se kjo sagë do të përfundojë këtu”, thotë Rasheta.

Në dhjetor 2020, ambasadori izraelit në Serbi, Jahel Vilan deklaroi se priste dhe “me të vërtetë beson” që Marrëveshja e Uashingtonit midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë do të “materializohej” plotësisht dhe se Serbia do të zhvendosë ambasadën në Jerusalem.

I pyetur nëse deklarata e tij se Izraeli njohu zyrtarisht Kosovën më 4 shtator ndikoi në marrëdhëniet serbo-izraelite, Vilan tha se ai i konsideronte marrëdhëniet dypalëshe “mjaft të forta në planin afatgjatë dhe të vendosura në baza shumë më të thella sesa interesat e thjeshta”.

Në ceremoninë virtuale të mbajtur më 1 shkurt midis Kosovës dhe Izraelit, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi tha se Izraeli dëshiron një Ballkan stabil dhe se shteti i tij e konsideron Serbinë një partnere po aq të afërt dhe të rëndësishme në Ballkan./REL/

TË LIDHURA

Panik në Romë! Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Raportohet për të plagosur
Rajoni

Panik në Romë! Shembet një pjesë e Torre dei Conti, afër Coloseut. Raportohet për të plagosur

14:09 | 03/11/2025
Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë
Rajoni

Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë

20:56 | 01/11/2025
Masakër në Kretë, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur nga një hakmarrje mes 2 familjeve
Rajoni

Masakër në Kretë, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur nga një hakmarrje mes 2 familjeve

15:38 | 01/11/2025
Next Post
Shpiku vaksinën anti-covid, shkencëtari tregon kur do nisë vaksinimi në Europë

Covax publikon planin e shpërndarjes së vaksinës, ja sa doza përfiton Shqipëria

Shehu jep alarmin: Koronavirusi i ri edhe te ne, qeveria të veprojë me urgjencë

Ish-ministri i Shëndetësisë merr drejtimin politik të PD në Gjirokastër

Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

14 herë i vjedhur, asnjëherë hajduti i kapur







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli
Politikë

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

by mirseda
20:37 | 05/11/2025
0

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli. Të pranishëm ishin deputetë të Qarkut të...

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Zbulohen pika tregtimi pa licencë në skemë evazioni dhe kontrabandë karburanti

Zbulohen pika tregtimi pa licencë në skemë evazioni dhe kontrabandë karburanti

19:59 | 05/11/2025
BIRN: Si paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

BIRN: Si paracaktoi Balluku fituesin e tenderit të tunelit të Llogarasë

19:56 | 05/11/2025
FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK

FOTO/ Rama takon deputetët e Tiranës në selinë e PS, pjesëmarrëse edhe Balluku, e pandehur nga SPAK

19:22 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com