Ish-ministri i Shëndetësisë merr drejtimin politik të PD në Gjirokastër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka caktuar ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehun si drejtuesin politik të kësaj force politike në qarkun e Gjirokastrës.

Me përzgjedhjen e Shehut, PD tashmë i ka zgjedhur të gjithë drejtuesit e qarqeve në të gjithë vendin.

Ndërkohë, ditën e djeshme u përcaktuan drejtuesit politikë në qarqet Tiranë dhe Kukës.

Në Tiranë, drejtues qarku do të jenë Alfred Rushaj, Grida Duma, Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka, ndërsa në Kukës u zgjodh Flamur Hoxha.