Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Luftërat psikologjike, nga Xhenghis Khani tek ISIS-i

8 vjet ago
in Të Gjitha
Luftërat psikologjike, nga Xhenghis Khani tek ISIS-i

Luftërat psikologjike, përkufizohen si përdorimi taktik i planifikuar i propagandës, kërcënimeve dhe teknikave të tjera jo luftarake gjatë luftërave, kërcënimeve për luftë, apo periudhave të trazuara gjeopolitike për të mashtruar, frikësuar, demoralizuar apo ndikuar në mendimet apo sjelljen e një armiku.

Ndërsa ajo është përdorur dhe përdoret nga të gjitha kombet, Agjencia Qëndrore e Inteligjencës në SHBA (CIA), përcakton se qëllimet taktike të luftës psikologjike (PSYWAR) apo operacioneve psikologjike (PSYOP), ndihmojnë në shtypjen e vullnetit të armikut për të luftuar, dhe forcojnë moralin e ushtrisë së atij që e zhvillin këtë lloj lufte.

Një luftë e mendjes

Si një përpjekje jo vdekjeprurëse për të pushtuar “zemrat dhe mendjet” e njerëzve, lufta psikologjike përdor zakonisht propagandën për të ndikuar tek vlerat, besimet, emocionet, arsyetimi, motivet apo edhe sjelljen e objektivave të saj. Objektiva të fushatave të tilla propagandistike mund të jenë qeveritë, organizatat politike, personeli ushtarak dhe individët civilë.

Në librin e tij të vitit 1949, “Lufta Psikologjike kundër Gjermanisë Naziste”, ish operativi i OSS (paraardhësja e CIA-s), Daniel Lerner, detajon fushatën e ushtrisë amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Lerner e ndante propagandën e luftës psikologjike në tri kategori:

Propaganda e bardhë: Informacioni është i sinqertë, dhe vetëm mesatarisht i njëanshëm. Burimi i informacionit citohet.

Propaganda gri: Informacioni është kryesisht i sinqertë, dhe nuk përmban asnjë informacion që mund të mospërfillet. Megjithatë, nuk përmendet asnjë burim.

Propaganda e zezë: Fjalë për fjalë “fake news”, informacioni është i rremë ose mashtrues, dhe i atribuohet burimeve që nuk janë përgjegjëse për trillimet e tyre.

Ndërsa fushatat e propagandës gri dhe të zezë, kanë shpesh ndikimin më të menjëhershëm, ato mbartin gjithashtu rrezikun më të madh. Herët ose vonë, popullata e synuar e identifikon informacionin si të rremë, duke e diskredituar kësisoj burimin. Sikurse shkruante Lerner: “besueshmëria është një parakusht për bindjen, para se ta bësh një njeri të veprojë ashtu siç i thoni, duhet ta bëni atë të besojë atë që thoni”.

 Luftërat e hershme psikologjike

Edhe pse mund të tingëllojë si një shpikje moderne, lufta psikologjike është aq po e vjetër sa vetë edhe lufta klasike. Kur ushtarët e legjioneve të fuqishme romake përplasnin shpatat tek mburojat e tyre, ata vinin zbatim një taktikë që synonte të nxiste frikë dhe terror tek kundërshtarët e tyre. Në Betejën e Pelusejit në vitin 525 P.E.S, ushtarët persë mbanin në duar mace si pengje për të fituar një avantazh psikologjik ndaj ushtarëve egjiptianë, të cilët për shkak të besimit të tyre fetar refuzonin të lëndonin macet.

Për ta bërë të dukej ushtrinë më të madhe nga sa ishte në realitet, udhëheqësi i ushtrisë Mongole në shekullin XIII, Xhengis Khan, urdhëronte çdo ushtar të mbante nga 3 pishtarë të ndezur në duar gjatë gjithë natës. Khani i Fuqishëm, projektoi ndërkaq shigjeta që fishkëllenin ndërsa fluturonin në ajër, duke i tmerruar armiqtë e tij.

Dhe ndoshta në taktikën më ekstreme të tronditjes dhe frikësimit, ushtritë mongole do të katapulonin kokat e prera të njerëzve mbi muret e fshatrave armike për të trembur banorët.

Gjatë Revolucionit Amerikan, trupat britanike mbanin uniforma me ngjyra të ndezura, në përpjekje për të frustruar trupat amerikane të veshura me uniforma me shumë pak shkëlqim të Ushtrisë Kontinentale të Xhorxh Uashingtonit. Megjithatë, kjo u provua të ishte një gabim fatal, pasi uniformat me ngjyra të ndezura u bënë objektiva më të lehtë për snajperët amerikanë.

Luftërat psikologjike moderne

Taktikat moderne të luftës psikologjike, u përdorën për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore. Përparimet teknologjike në mediat elektronike dhe të shkruara, e bënë më të lehtë për qeveritë që të përhapnin propagandën përmes gazetave të tirazheve të mëdha.

Në fushën e betejës, përparimet në fushën e aviacionit, bënë të mundur shpërndarjen e fletëpalosje në prapavijën e armikut, dhe u organizuan fushata të veçanta të artilerisë jo-vdekjeprurëse për të bërë propagandë.

Pilotët britanikë hodhën mijëra kartolina mbi transhetë e forcave egjermane, të cilat përmbanin shënime gjoja të shkruara nga vetë të burgosurit gjermanë, që ladëronin trajtimin e tyre human nga ana e armiqve të tyre britanikë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si fuqite e Boshtit ashtu edhe ato Aleate, përdorën rregullisht operacionet psikologjike.

Ngjitja e Adolf Hitlerit në pushtet në Gjermani, u nxit kryesisht nga propaganda e dizenjuar për të diskredituar kundërshtarët e tij politikë. Fjalimet e tij zemërake prekën krenarinë kombëtare, duke bindur gjermanët e thjeshtë të fajësonin të tjerët për problemet ekonomike të vendit të tyre.

Përdorimi i radio-transmetimeve propagandistike shënoi kulmin në Luftën e Dytë Botërore. Radioja e famshme japoneze “Tokyo Rose”, transmetonte muzikë të shoqëruar me informacione të rreme mbi fitoret ushtarake japoneze, për të dekurajuar forcat aleate. Gjermania ka përdorur taktika të ngjashme nëpërmjet transmetimeve radiofonike në “Axis Sally”.

Megjithatë, në operacionin psikologjik më me ndikim të Luftës së Dytë Botërore, komandantët amerikanë orkestruan “rrjedhjen” e urdhrave të rreme, që e bënë komandën e lartë gjermane të besonte se pushtimi aleat D-Day, do të fillonte në plazhet e Kalesë, në vend të Normandisë në Francë. Lufta e Ftohtë ishte e gjitha një luftë psikologjike, por përfundoi vetëm kur presidenti amerikan Ronald Reagan shpalli publikisht plane të detajuara për ndërtimin e një sistemi shumë të sofistikuar, Nisma Strategjike e Mbrojtjes (SDI), sistemin anti-raketor të aftë për të shkatërruar raketat bërthamore sovjetike, para se të ri-hynin në atmosferë.

Pavarësisht nëse ndonjë nga sistemet e “Star Wars” të Reaganit mund të ishte ndërtuar ose jo, presidenti sovjetik Mikhail Gorbaçov besonte se po. Të ballafaquar me faktin se shpenzimet për t’iu kundërvënë përparimeve të SHBA-së në sistemet e armëve bërthamore mund ta falimentonin qeverinë e tij, Gorbaçovi pranoi të rihapë negociatat në fundin e viteve 1980, që rezultoi në miratimin e traktateve të qëndrueshme të kontrollit të armëve bërthamore.

Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, duke nisur luftën kundër Irakut me një fushatë masive të “shokut dhe frikësimit”, për të thyer vullnetin e ushtrisë irakene për të luftuar dhe mbrojtur udhëheqësin diktatorial të vendit, Saddam Hussein.

Në luftën aktuale kundër terrorizmit, organizata terroriste xhihadiste ISIS – Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë – përdor faqet e internetit të medias sociale dhe burime të tjera online, për të zhvilluar fushata psikologjike të dizenjuara për të rekrutuar pasues dhe luftëtarë nga e gjithë bota. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ISIS-iluftëratPropaganda e bardhëPropaganda e zezëPropaganda gripsikologjikeXhenghis Khani

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Nëntor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Nëntor?

Shtypi i ditës, 15 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 15 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 15 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 15 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com